Dy persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Fermentimit, në Shkodër. Mësohet se se një prej të plagosurve është shtetasi E.Gjeka, por fatmirëshit të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime konfirmojnë se personat janë qëlluar nga një makinë “Audi” e zezë, por ende nuk janë identifikuar autorët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Author: tirana
Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt pritet të largohet nga vendi ynë në fillim të muajit shtator. Mandatit 4-vjeçar, mjaft të diskutuar të Borchardt, duket se i ka ardhur fundi. Për këtë fakt kreu i OSBE-së në vendin tonë ka shpërndarë një mesazh lamtumire për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij. Ambasadori i OSBE bëri jehonë në Shqipëri, pasi u nxori gishtin disa protestuesve të Unazës së Re. Mesazhi i plotë: Të dashur miq dhe kolegë, Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku tre makina janë përplasur. Nga aksidenti u plagos një person, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve.
Ka startuar në orën 20:00, në “Air Albania”, përballja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Për shkak të masave të Covid-19, ndeshja luhet pa tifoz dhe të vetmit të pranishëm në stadium janë gazetarët dhe stafet teknike. Por kjo nuk e penguar ish-deputetin e opozitës, Edi Paloka që të gjejë një zgjidhje tejet origjinale për të mos munguar në ndeshje. Në fotot e dërguara nga gazetari i Tirananews, vihet re se Paloka ka hyrë në ‘Air Albania’ me letërnjoftimin (badge) e “Syri Televizion”, duke siguruar një ‘biletë’ për të parë qetësisht…
Një e-mail ka mbërritur në postën elektronike të kandidatëve të cilët aspirojnë apo janë propozuar nga baza për tu bërë deputet të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Kandidatët e mundshëm njoftohen nga selia blu se kanë kaluar fazën e parë të procesit të përzgjedhjes dhe se duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit me të dhëna personale mbi pasurinë, vendimet e formës së prere brenda dhe jashtë vendit nëse kanë, identitetin e personave te rrethit shoqëror të cilët i njohin me mire, të japin informacion mbi shëndetin e tyre mendor dhe emocional apo probleme me alkoolin dhe drogën. Një e-mail…
Kjo javë e gushtit do shënoj gjëra shumë të veçanta. Kjo periudhë na ndihmon të lulëzojnë ëndrrat. Me këtë ëndërr do bëhemi gati të presim Vjeshtën, shprehet astrologe Meri. Dashi Duhet te organizoni punën dhe takimet e punës duke marrë parasysh çdo detaj pa u zgjatur me njerëz shterpe. Në Dashuri ju pret një moment shumë romantik dhe familjar Demi Një qëllim me një lidhje jashtë vendit apo me një udhetim larg do ju behet realitet. Ka ardhur momenti të lini pas një botë plote pengesa dhe pyetje kufizuese pafund Binjakët Nje ëndërr në lidhje me jetën personale do bëhet…
Në orën 20:00 nis ndeshja mes Tiranës dhe serbëve të Crvena Zvezdës. Policia ka marrë masa të forta për të parandaluar incidentet. Nuk lejohet askush të afrohet pranë stadiumit “Air Albania” pa akreditimin nga FSHF. Gjithashtu vihet re se aty ndodhet edhe një makinë që bllokon valët e celularëve. Sipas ekspertëve kjo bëhet për të parandaluar ndonjë dron mbi stadium.
Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve evropianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që bëjnë autoritetet në Minsk. “Bjellorusët kanë treguar gjatë dy javëve të kaluara se nuk do të dorëzohen, përkundër shtypjes, frikësimit me forcë dhe kërcënimeve me burgim”, i tha Tsikhanouskaya Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përmes një video-lidhjeje nga Lituania. Ajo u vendos atje pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, për shkak të, siç u raportua, kërcënimeve që ajo dhe familja e saj kanë marrë. Presidenti Alyaksandr Lukashenka, i cili ka udhëhequr…
Një aksident automobistik ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Prrenjasit. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit, me të cilin po lëvizte. Si pasojë, makina ka përfunduar në një lokal aty pranë. Nga aksidenti i ndodhur, është plagosur një grua. Ajo është dërguar në spital, ku po merr mjekimin e duhur. Bëhet me dije se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
Arrestimi dhe më pas shkaku që çoi pas hekurave të kapitenit të Manchester United, Harry Maguire në Mykonos të Greqisë, bëri bujë në mediat greke dhe britanike. Maguire u arrestua nga policia greke pasi gjatë një sherri kishte sulmuar efektivët e policisë që ndodhedhin në vendin e ngjarjes. Por, dy ditë më vonë, mediat britanike dolën me një version krejt tjetër të ngjarjes duke dashur të shfajësonin futbollistin britanik për sulmin ndaj policisë greke, shkruan abcnews.al. Sipas versionit të britanikëve, që gjeti mbulim të gjerë edhe në mediat greke, Maguire fillimisht ishte ndeshur me një “gangster shqiptar që i kishte…
Gjermania i bëri thirrje urgjente Greqisë dhe Turqisë të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre mbi pretendimet për të drejtën për të shfrytëzuar burimet natyrore në ujërat e Mesdheut lindor, duke paralajmëruar rrezikun e një konfrontimi ushtarak. “Mesazhi i parë është se Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian është në solidaritet të fortë me Greqinë. Mesazhi i dytë po ashtu i rëndësishëm është se na duhen urgjentisht shenja të uljes së tensioneve dhe gatishmëri për dialog. Situata aktuale në Mesdheun lindor është bërë shumë e rrezikshme dhe incidenti më i vogël mund të çojë në një katastrofë e cila nuk mund të…
Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi dhe që prej fillimit të pandemisë përtej Adriatikut janë regjistruar mijëra vdekje. Këtë bilanc negativ, ekspertët e kanë lidhur me të rinjtë, të cilët sipas tyre kanë rënë në kontakt me virusin, në diskot apo baret e qyteteve të mëdha të Italisë, për ta dërguar më pas tek familjarët e të afërmit. Një rast i ngjashëm është dhe ai i një të reje në Itali. Ajo është shprehur për mediat vendase se pas një nate dëfrimi me miqtë, ra në kontakt me virusin vdekjeprurës dhe më pas infektoi…