Author: tirana

Vaksina e mundshme që po zhvillohet nga Oxfordi dhe kompania e ilaçeve AstraZeneca, mendohet se është një nga kandidatet më të avancuara në testet klinike dhe po testohet në 10 mijë njerëz në Britaninë e Madhe dhe 10 mijë të tjerë në Brazil dhe Afrikën e Jugut. Rreth 50 mijë njerëz në të gjithë botën do të marrin vaksinën e universitetit të Oxfordit për të testuar sigurinë dhe efikasitetin e saj, tha profesori Endriu Pollard, pjesë e grupit që e ka zhvilluar atë. Ekipi i shkencëtarëve shpreson që do ta testojë atë edhe tek rreth 30 mijë njerëz në Shtetet…

Read More

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pasi janë kapur me armë në makinë. Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë një 27 vjeçar banues në Saluzzo (CN) dhe një 33 vjeç banues në Savigliano. Ata u kapën pasditen e 21 gushtit nga një patrullë policie, e cila kontrolloi makinën ku udhëtonin dy shqiptarët nën shoqërinë e një gruaje, gjithashtu jo italiane. Duke vërejtur një sjellje veçanërisht nervoze nga ana e të dyve, policia vendosi të thellojë kontrollin. Punëtorët gjetën një çantë shpine të vendosur në pjesën e pasme të kabinës, brenda së cilës u gjet një armë gjysmë-automatike dhe…

Read More

A e dini që shenjat e Zodiakut ndahen në 4 elemente? Po, zjarri, toka, ajri dhe uji. Secila nga këto elementë është “shtëpi” e tre shenjave të zodiakut. Pra, çdo shenjë i përket një elementi. Më poshtë do zbuloni cilit element i përkisni dhe si përshtatet kjo me ju. Shenjat ndahen në katër kategori të mëdha: shenjat e zjarrit, të tokës, të ujit dhe të ajrit. Siç shihet, shenjat Zodiakut i përkasin katër elementëve. Në ciklin e Zodiakut, çdo element ka funksionin e tij. Toka mundëson stabilitetin, ajri komunikimin, uji lidhet me emocionet, por është zjarri ai që fillon gjithçka,…

Read More

Biznesmeni italian Flavio Briatore ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ndodhet i shtruar në një spital në Milano. Gjendja e tij paraqitet serioze, por për momentin nuk ndodhet në terapi intensive. Të prekur me Covid-19 kanë rezultuar dhe 52 persona të tjerë, pjesë e stafit të klubit që ai ka në Costa Smeralda. Ish-bosi i Renault, më parë i ka shpërfilluar masat anti-covid dhe së fundmi ka qenë pjesë e polemikave pasi iu mbyll klubi, si zbatim i urdhrit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës.

Read More

Të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje ose janë asfiksuar teksa kanë tentuar që të dalin nga një klub nate në Lima të Perusë, pasi policia kishte hyrë në këtë lokal për t’i shpërndarë të pranishmit. Ky klub i natës, në kryeqytetin e Perusë, sipas autoriteteve, ishte i hapur në kundërshtim me masat e vendosura nga autoritetet për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Edhe të paktën gjashtë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe tre policë. Në momentin kur policia hyri që të bastisë këtë klub nate, në të ishin rreth 120 persona, të cilët tentuan që të iknin…

Read More

Drejtori i RTSH Korça, Muharrem Meko është infektuar me Covid-19. Prej ditësh ai ndodhet në shtëpi i izoluar, nga ku ka ndjekur hap pas hapi të gjitha rekomandimet e mjekëve dhe tani ëshë gati drejt shërimit. Përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale ai ka falenderuar të gjithë miqtë që janë interesuar për shëndetin e tij, mjekët, por në veçanti edhe presidentin Ilir Meta, i cili e ka marrë në telefon dhe i ka uruar të gjithë mbështetjen e tij. “Mirënjohje Presidentit te Republikes për telefonatën aq inkurajuese; gjeste të kësaj natyre, për mua janë të shenjta, ngado…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Përrenjas, ku një makinë e cila po transportonte një të sëmurë ka përfunduar brenda një lokali afër karburantit. Si pasojë e plagosur ka mbetur një grua brenda në lokal, e cila dyshohet të jetë pronarja e lokalit Merita Dulo. Ajo është nisur me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Read More

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama para mjekëve te spitali Infektiv, të cilëve u premtoi rritje page. Për Spahinë, kryeministri është një “kopjac”, pasi ky premti është bërë më herët nga PD. Sipas tij, Rama nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër. Deklarata e plotë: EDI RAMA, KY KOPJAC I PANDREQSHEM! 7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 154 raste me COVID-19. Po ashtu 5 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me virusin. DEKLARATA E PLOTE Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik dhe izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes. Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend: Gjatë 24 orëve të fundit…

Read More

Dashi Pas disa javësh disi të trazuara, miqësia me dikë ka arritur një stad tjetër. Po shkoni drejt një faze tjetër, tepër interesante.Të pasurit një bashkëbisedim është e lehtë, por së fundmi po komunikoni kaq mirë me njëri-tjetrin sa duket sikur mund t’i lexoni mendimet. Demi Nëse një mik sugjeron një ide që duket jashtë karakterit të tij, bëni kujdes dhe dëgjojeni me vëmendje. Mund të jetë duke treguar për një problem më të madh që po ndodh në jetën e tyre. Bëni gjithçka mundeni për t’i qëndruar pranë e për të zgjidhur çdo situatë të vështirë që mund të…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, vazhdon pushimet e saj në jug të Shqipërisë, duke mos nguruar që të publikojë në rrjete sociale momente nga turi që ka ndërmarrë prej ditësh në vendin tonë. Së fundi Kim ka ndaluar në Dhërmi, për të provuar kafen dhe rakinë tonë, ndërkohë që shijonte pamjen mbresëlënëse. Ambasadorja ka postuar një foto me tri gra të zonës, të cilat duken serioze në foto, por Kim thotë se pas “kuintave” ato ishin shumë gallatë dhe mikpritëse. “Shëtitje muzgu në Dhërmi. Mësova se si qyteti po restaurohet. Ndalova për raki dhe kafe duke admiruar pamjen.…

Read More

Policia ka arrestuar 3 persona për vjedhje në Durrës pasi në automjet iu gjet armë dhe antiplumb si të uniformave blu që do i shisnin për 3 mijë euro. Njërit prej të arrestuarve iu gjetën dhe 10 doza drogë në banesë, kurse automjeti ishte tip ‘’BMW’’ dhe Policia kishte marrë informata më parë duke e rruajtur nën vëzhgim. Ndërkohë operacioni i koduar ”Silenciatori” vijon edhe për personat që do i blinin armën dhe antiplumbin. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Silenciatori”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me nga Forca e …

Read More