Aplikacioni më i famshëm i momentit, TikTok, ka vendosur të hedhë në gjyq qeverinë amerikane, e cila ka kërkuar bllokimin e tij në SHBA. Trump i ka shpallur ‘luftë’ të hapur aplikacionit. Ai pretendon se përmes tij Kina përgjon Amerikën dhe të dhënat e shtetasve të saj. Kjo padi është dorëzuar më 24 gusht në Kaliforni. TikTok për momentin po bën namin. Ai ka 1 miliardë përdorues dhe është cilësuar si aplikacioni i rinisë.
Author: tirana
Rozana Radi ka publikuar në faqen e saj në Instagram një video ku duket qartë një djalë (rom) i cili futet avash dhe pa bërë zhurmë në dyqanin e saj të veshjeve. Këngëtarja nuk gjendej aty, vetëm shitësja e cila ndodhej në anën tjetër të dyqanit, ndoshta me ndonjë klient. Djali hyn me hapa të ngadaltë dhe merr lekët te sirtari. I bën bashkë dhe i fut nën bluzë që të mos dallohet. Pastaj ai e kuptoj që shitësja po afrohet dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shitësja: Çfarë kërkon? Djali: Më jep ndonjë lekë për bukë. Shitësja: Nuk…
Arian Çani është një nga moderatorët më të suksesshëm dhe më të paguar televizivë. Ai nuk ndërron ‘kanal’ shpesh ama nuk është as kundër ndryshimeve, shkruan newsbomb.al. Siç përflitet, Çani do të largohet nga Tv Klan me pronar Aleksandër Frangajn dhe do të shkojë te Abc News i cili kohët e fundit ka bërë blerje të bujshme dhe pritet të kthehet nga një ekran dedikuar vetëm informacionit, në një televizion gjeneralist. Vetë Çani nuk ka reaguar ende ndaj zërave që thonë se ai tashmë i ka ‘mbyllur hesapet’ me Klan dhe Frangajn për t’u spostuar te ambientet e Abc-së.
Luana dhe Marina Vjollca kanë shëtitur anembanë Tiranës mbrëmjen e djeshme! Dy motrat kanë publikuar pamjet nga aventurat e tyre në mesnatë, në rrjetet sociale Instagram. Ashtu siç tregon Luana, Marina kishte shkuar për ta marrë urgjent për të dalë, ndërkohë që nuk priti as të ndërrohej. Luana shfaqet e veshur me pizhama në videot e fundit ku shprehet: “Mirmbrëma! Kur nuk e ke motrën mirë, çohesh nga shtëpia dhe del me pizhame”! Motrat më pas bënë xhiro anembanë Tiranës, me muzikë e volum të lartë në sfond, si terapia më e mirë pas një dite të lodhshme pune. Aktualisht,…
Teksa kanë kaluar 5 vite që nga bashkëpunimi i tyre i parë “Ki me bo”, dyshja e njohur ka dhënë lajmin për një këngë të re. Ka qenë Morena ajo e cila ka publikuar disa foto ku shfaqet në Tiranë, në një studio muzikore duke punuar mbrëmjen vonë. Ende nuk dimë asgjë për projektin e ri, por Stresi tha në një intervistë të disa ditëve më parë se ka mjaft këngë për të publikuar dhe do të nisë nga shtatori. Reperi nuk tha gjë për bashkëpunimin e shumëpritur me mikeshën e tij të ngushtë, e cila e ka mbështetur gjithmonë…
Falë flavonoidëve, katekinës dhe ploifenolëve, çokollata e zezë konsiderohet si një produkt i shëndetshëm. Në fakt, konsumimi i saj lidhet më një numër të lartë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu përmirësimin e funksioneve të zemrës, reduktimin e inflamacionit si dhe nxitjen e trurit. Përmirëson Ndjeshmërinë Ndaj Insulinës Shumë studime, mbi të cilat bazohet AgroWeb.org, sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën. Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji. NJë proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak…
Nga Kievi, në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas ka vlerësuar letrën e fundit të kryeministrit Rama dhe ministres së Jashtme suedeze Anne Linde, që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE ) të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Bjellorusi. Sipas Maas, kjo iniciativë do të ketë rezultat nëse koordinohet me përpjekjet e saj me Rusinë: “Alexander Lukashenko duhet të pajtohet me realitetin dhe të tregojë një gatishmëri për kompromis, të paktën të tregojë një gatishmëri për të filluar një dialog të tillë”.-tha Maas. Sidoqoftë, presidenti aktual i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, po shijon pushimet në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim pa publikuar disa foto nga vendi jonë ku shihen ujërat e pastër, prodhimet e detit të siguruara nga peshkatarët dhe ushqimet e detit. “Mrekulli të pushosh dhe të eksplorosh plazhet shqiptare. Mirënjohëse për drekën që përmban ushqime deti të freskëta të kapura nga peshkatarët punëtorë. Mezi pres të eksplorojë më shumë”, shkruan Kim.
Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. Sipas EUROSTAT çmimet e ushqimeve vlerësohen sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian. Përsa i përket produkteve më të shtrenjta që blejnë shqiptarët rezultojnë qumështi, djathi dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian 97.9%. Po ashtu edhe mishi dhe peshku rezulton një ushqim i shtrenjtë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Edhe përsa i përket bukës një ndër produktet e pazëvendësueshme për një familje shqiptare ,Shqipëria renditet një ndër vendet me çmimet më të larta. Maqedonia është vendi me çmimet më të lira…
Alberto Mantovani, drejtor i Institutit Clinico Humanitas në Milano shprehet se dy ilaçet efektive për koronavirusin janë Remdesivir dhe dexamethasone, një kortizon i vjetër që mund të zvogëlojë numrin viktimave. “Ne kemi kuptuar që antiviralet, ato të përdorura kundër llojeve të tjera të viruseve dhe të përdorura në fillim të epidemisë së kovidit, nuk funksionojnë kundër koronavirusit të ri dhe ndonjëherë mund të jenë të dëmshme. Dy ilaçe janë efektive, Remdesivir dhe dexamethasone, një kortizon i vjetër që mund të zvogëlojë numrin viktimave”, u shpreh ai.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar ndaj përgjigjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me postimin e saj ku kundërshtonte deklaratën e Presidentit Meta që citonte raportin e OBSH-së, mbi numrin e ulët të mjekëve në raport me popullsinë. Spahia thotë se ikja e mjekëve për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria socialiste është arsyeja kryesore e numrit të ulët të mjekëve. Postimi i plotë: Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave,…
Një lajm i mirë ka mbërritur së fundmi nga Greqia. Mësohet se një 27-vjeçare shqiptare e raportuar e zhdukur disa ditë më parë është gjetur. Antonia Nikolla nënë e katër fëmijëve u raportua e humbur nga familjarët e saj në datën 12 gusht në zonën e Iraklios në Kretë. Bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë. Ende nuk dihen rrethanat se si ajo është kthyer sërish në banesë dhe arsyet e zhdukjes së saj. Pas kësaj, policia helene ka ndërprerë menjëherë kërkimet.