Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka reaguar pas deklaratave të zëdhënësit të qeverisë Gjermane Steffen Seibert dhe këshilltarit ekonomik gjerman pranë partisë CDU Martin Henze. Seibert me anë të një deklarate ditën e sotme ka përshëndetur propozimin e Ramës si kreu i OSBE-së për dialog mes qeverisë dhe opozitës në Bjellorusi. “Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, është një mënyrë e gabuar të shkosh që niveli i shtypjes së udhëheqjes në Minsk tani po rritet përsëri në mënyrë të dukshme. Dialogu midis qeverisë dhe shoqërisë bjelloruse është urgjent. OSCE mund ta përçonte këtë dialog,” shkruan Seibert. Ndërsa, Këshilltari ekonomik…
Author: tirana
Rritja e rasteve të reja të infeksionit nuk përkon me shtrimet në spitale. Studimet shkencore dëshmojnë se Covid ka humbur një pjesë të ‘dhëmbëve”. Sipas profesorit Italian Profesori Matteo Bassetti, drejtor i klinikës së sëmundjes infektive në spitalin San Martino në Xhenova, situate sot është ajo e parashikuar tre muaj më parë;ngarkesa virale e Covid është ulur, gjë që demostron se koronavirusi ka pësuar mutacion, (i katërti që prej fillimit të pandemisë) edhe për faktin se pavarësisht se në Itali po rriten me shpejtësi rastet e reja, shtrimet në spitale janë ulur. Në mbështetje të tezës së Bassetti-t tani vjen…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur presidentit Ilir Meta në lidhje me shqetësimin për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri që, sipas raportit të OBSH-së, është prej më të pakteve në gjithë botën. Me një shënim në facebook, Manastirliu shkruan se të dhënat e OBSH-së të publikuara nuk janë aktuale, po të vitit 2016. “Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e…
Dashi Në dashuri duhet të tregoni më shumë për vëmendje, veçanërisht në historitë e lindura rishtas. Kushtojini kujdes mënyrës sesi shpreheni. Paratë mund të jenë në qendër të mendimeve tuaja, kjo pasi disa llogari kanë nevojë për sistemim. Demi Kjo ditë do të jetë më e mirë për ndjenjat, ku do të keni një dëshirë të madhe për të dashur dhe për tu dashur. Përqendrohuni në studimet dhe punën tuaj pa humbur kohë, pasi ka vendime që duhet të merren. Binjakët Prania e Venusit në shenjën tuaj do ju ndihmojë në dashuri. Kjo gjë do ju vijnë në ndihmë gjithë…
Fieri vijon të jetë në 4 qytetet me numrin e lartë të infektimeve nga koronavirusi. Sipas informacionit më të fundit të bërë të njohur për publikun nga ISHP në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja pozitiv me COVID 19.Me infektimet e sotme shkon në 204 numri i të prekurve me koronavirus duke lënë edhe 12 viktima.Rastet në fjalë janë vatra të reja infektimi, të shkaktuara nga lidhjet familjare apo shoqërore me personat e konfirmuar një ditë më parë pozitiv me COVID 19 në Fier. Megjithë ashpërsimin e masave dhe thirrjeve të vazhdueshme për të ruajtur distancimin…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Peqin. Bëhet me dije se një i moshuar ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa përgjigja e tamponit që ka rezultuar pozitiv ka dalë pas vdekjes, raporton ‘abcnews’. Sakaq mësohet së në Peqin janë shënuar 4 raste të reja, dy prej të cilëve janë punonjës të burgut, duke e çuar në mbi 30 numrin e të infektuarve. Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar edhe 178 raste të reja.
Një person ka mbetur i plagosur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, pasditen e sotme. Mësohet se disa persona, janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta, dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihet identiteti i tij, por mësohet se është dërguar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Ndërsa të gjithë e dimë se ruajtja e produkteve në mjedise të freskëta i bën ato të rrojnë më gjatë, jo gjithçka që blejmë në treg duhet të futet brenda dhomëzës së ftohtë frigoriferike. Ekzistojnë shpjegime shkencore se si frigoriferi mund të dëmtojë përshembull një domate të mirë. Këtë e konfirmon për AgroWeb.org edhe Profesor Tokli Thoma, ekspert i bujqësisë, i cili thotë se domatja si pjesë e familjes Solarore kërkon një temperaturë të ngrohtë. Temperatura ideale për domatet do të ishte rreth 12 gradë Celcius. Mbase nuk e dini, por mollët që vendosni zakonisht poshtë, në koshin e frigoriferit…
Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bërë me dije se shkollat do të organizojnë vetë mësimin sipas kushteve që kanë bazuar tek udhëzuesi i hartuar nga MSH. Gjini thotë se drejtorët e shkollave tashmë kanë në dorë se si do të organizohet mësimi, ndarja e klasëve dhe orëve. Ajo siguroi se në pjesën më të madhe të qyteteve orët do të jenë nga 30 minuta, kurse në pjesën tjetër do të jenë të plota dhe mësimi do të zhvillohet rregullisht. Më tej Gjini theksoi…
Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi një person rreth 60 vjeç i cili u gjet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës. Në njoftimin zyrtar, thuhet se personi në fjali dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe ka gjetur vdekur. Ai është i moshuar, i seksit mashkull dhe u nxorr nga uji rreth orës 15:00. Por ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për këtë rast. NJOFTIMI NGA POLICIA Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia teksa ka publikuar një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama në deklarata për sistemin shëndetësor, theksoi se ky i fundit ka dështuar në këtë sektor. Sipas bardhit, Shqipëria renditet e fundit dhe shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve. REAGIMI I SPAHIAS Shqipëria e fundit, sërish e fundit dhe vetëm e fundit me Edi Ramën. Shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptive. Shëndetësia e Edi Ramës është më keq…
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 947 testime nga të cilët 178 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona më sëmundje bashkëshoqëruese. 81 kanë fituar betejën me COVID-19. Njoftimi i Ministrisë: Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, shmangni grumbullimet dhe dezifektoni objeketet që prekni, vetëm në…