Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se ikja e të rinjve nga Shqipëria është një plagë e madhe për shoqërinë tonë. Meta thekson se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shpresë. Kreu i shtetit vlerëson se të rinjtë meritojnë më shumë edukim dhe punësim në vendin e tyre. Postimi i presidentit Ilir Meta: Shqipëria🇦🇱 ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen. Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave…
Author: tirana
Një zjarr masiv ka rënë në zonën e Salarisë në Tepelenë. Ndërhyrja e zjarrfikëseve është bërë e vështirë, për shkak të terrenit.Ka dyshime se zjarri ka përfshirë edhe kullota të tëra në këtë zonë.Kujtojmë se zjarret janë kthyer në një problem për vendin tonë, sidomos në këtë periudhë. Hektarë të tëra janë djegur nga flakët e mëdha, duke djegur pyje e kullota, nga veriu në jug.
Dy adoleshentë me pushime verore në Izrael kanë gërrmuar nga toka një thesar me qindra monedha të arta, që ishin të varrosura në një kavanoz balte prej rreth 1100 vjetësh. Koleksioni i paçmuar i monedhave u zbulua në zonën arkeologjike të Yavne, dhe daton prej shekullit të nëntë, gjatë kohës së Kalifatit Abbasid – perandoria islamike që komandonte një territor të shtrirë prej Algjerisë deri në Afganistanin e kohës së stome, duke përfshirë dhe territorin e Palestinës. Toka e Palestinës ishte nën udhëheqjen e Abbasid-it nga viti 750 deri në 1258, teksa historianët e quajnë atë shpesh “epoka e artë…
Astrit Kolli, biznesmen i njohur ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Astrit Kolli ka qenë edhe profesor i italishtes në fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Pronari i kompanisë Grand Idea, e cila merret me stampime e printime ishte prekur ditët e fundit nga COVID-i dhe nuk mundi që të fitonte betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Mosha, trashigimia gjenetike ashtu dhe stili i jetesës konsumimi për një kohë të gjatë i kafes apo cigares mund të bëhen shkak për njollosjen dhe zverdhjen e dhëmbëve tuaj. Kujdes me ushqimin Heqja nga dieta e përditëshme e ushqimeve që zverdhin dhëmbët mund të parandalojë njollosjen e mëtejshme të tyre. Ushqimet dhe pijet që përmbajnë tanin, si vera dhe çaji, mund të njollosin dhe zverdhin dhëmbët tuaj në shumë pak kohë. Kafeja dhe sodat e errëta dhe lëngjet gjithashtu kanë të njëjtin efekt. Ushqimet acidike mund t’i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë duke veshur smaltin. Në përgjithësi dentistët rekomandojnë…
Një vajzë e mitur, vetëm 17 vjeç, është shfrytëzuar për prostitucion në hotelet e Tiranës. Gerald Mali dhe Evisa Mema, dyshohet se kanë përdorur vajzën për prostitucion, në hotelet “Gjilani” dhe “Arland” në Tiranë. Mapo ka zbardhur denoncimin e vajzës, emrin e së cilës zgjedhim të mos e publikojmë, e cila tregon se si u shfrytëzua seksualisht në dy hotelet. Ajo tregon se madje as nuk është paguar, por Gerald Mali dhe Evisa Mema vetëm i jepnin një vakt ushqimi dhe 1 paketë cigare, duke i thënë se “tepër e ke dhe kaq”. Madje çifti i ka marrë vëllain në…
Forca ushtarake nga Shqipëria po marrin pjesë në stërvitjen “Saber Junction 20” në qendrat stërvitore të ushtrisë amerikane në Grafenwoehr dhe Hohenfels në Gjermani. Më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate partnere vazhdojnë të marrin pjesë në këtë stërvitje përfshirë Gjeorgjinë, Letoninë, Lituaninë, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Ukrainën. Stërvitja e nisur më 3 gusht, pritet të përfundojë më 27 gusht.
Teksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, portali i njohur BestLife ka publikuar 13 destinacione mahnitëse që mund të vizitohen nga turistët amerikanë gjatë këtij sezoni. Surpriza është Shqipëria në vendin e parë. Rekomandimi kryesor i këtij portali janë plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare. Një tjetër avantazh, për turistët amerikanë është se nuk u kërkohet një test negativ për COVID-19ën në aeroport, siç ndodh në shumicën dërrmuese të vendeve të botës. Ndërsa maska është e detyrueshme në…
Një mjeke në një spital indian është përshëndetur si heroinë teksa ndaloi një pacient të prekur nga Covid-19 të hidhej nga kati i katërt i spitalit. Në rrjetet sociale shfaqet mjekja e veshur me kostumin e plotë kundër Covid-19 që del nga dritarja e dhomës dhe përpiqet të bindë pacientin e shqetësuar me Covid-19 që të mos hidhet në tokë. Ngjarja ndodhi në Spitalin ‘Netaji Subhash Chandra Bose’ në qytetin qendror të Jabalpurit. Policia erdhi menjëerë në vendin e ngjarjes megjithatë pas një bisede me mjekët, pacienti ndryshoi mendje dhe vendosi të mos hidhej, tha spitali në një deklaratë. Edhe…
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër Covid-19 Zemaj u shpreh se po punohet që të sigurohen vaksinat, të cilat sipas tij, do të jepen falas për qytetarët e Kosovës. “Jemi në hapa konkret dhe që mendojmë të realizueshme nëse vaksina hidhet në përdorim që edhe ne do ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”. Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima dhe 99 raste të reja…
Bashkëshortja dhe njëri prej fëmijëve të ish-gjyqtarit Alaudin Malaj kanë kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë. Edlira Malaj dhe njëri prej djemve, Alteo, kanë depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dy ditët e fundit. Padia e zonjës Malaj është bërë më 22 gusht, ndërsa padia e djalit është bërë një ditë më vonë, më 23 gusht. Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, me eksperiencë prej gati tre dekadash në sistemin gjyqësor dha dorëheqjen në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë muajit korrik të këtij viti, duke hequr në këtë mënyrë dorë nga titulli i magjistratit dhe…
Spitali i Berlinit në Gjermani, që po trajton liderin opozitar rus Aleksei Navalny, ka konfirmuar se ky i fundit është helmuar. Spitali Charite, nëpërmjet një deklarate tha se “provat klinike sugjerojnë një problem në organizëm, përmes një substance, që i përket grupit të frenuesve të kolinterazës”, raporton Reuters. Deklarata e spitalit më tej thotë se gjendja e Navalnyt ishte serioze, por jo kritike për jetën. Navalny u sëmur në Rusi pak ditë më parë. Aleksei Navalny është një kritik i ashpër i mënyrës sesi Vladimir Putin drejton Kremlinin. Përkrahësit e liderit opozitar rus dyshojnë se helmi ishte vendosur në një…