Vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Policia e Shtetit njofton se në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm. Deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes. Në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë. Në të gjitha akset rrugore nacionale Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me dronë parakalimet e gabuara dhe me radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Deri…
Author: tirana
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka ndarë me fansat momente nga pushimet e saj përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale. Me super forma dhe me një mesazh të veçantë, Duma, si një durraske e rritur që në fëmijëri me detin, e ka shprehur gjithnjë hapur ndjesinë që i fal ai, shkruan Tirananews.al. Madje siç shprehet dhe ajo vetë “kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe.” Postimit i Grida Dumës në ‘Instagram’ “Zgjimi” nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten! Deti,…
Ky është parashikimi, sipas horoskopit të Paolo Fox. Dashi Dita e parë e javës do të jetë mjaft e diskutueshme. Venusi është në kundërshtim, Jupiteri dhe Saturni ju hapin “luftë”, veçanërisht në punë. Për momentin asgjë nuk është e qartë, as e përcaktuar. Vazhdoni, sepse në fund të vitit shumë tensione do të zgjidhen! Demi Të hënën dhe të martën do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm: Hëna e kundërt mund të të bëjë më nervoz se zakonisht. Ju mund të mendoni se diçka nuk është në rregull dhe do të doni të flisni për të. Vetëm përpiquni të…
John Travolta ka ndarë një video prekëse në rrjetet sociale pas vdekjes së gruas së tij, Kelly Preston. Ylli i “Grease” publikoi të shtunën një video në Instagram duke kërcyer së bashku me vajzën e tij 20 vjeçe Ella në kujtim të aktores së ndjerë. Dyshja u duk se ishin në një ambient pothuajse bosh, teksa kërcenin ngadalë me muzikën në sfond. “Vajza ime Ella Travolta dhe unë kërcejmë në kujtim të nënës. Një nga gjërat e preferuara të Kelly-t, të kërcente me mua”, shkroi ai. Fansat reaguan menjëherë me komente, duke dërguar urimet më të mira për John-in dhe…
Një 17-vjeçare, u dhunua nga familja e saj muslimane, të cilët i rruajtën edhe kokën, vetëm për faktin se u dashurua me një djalë të krishterë, 20 vjeç nga Serbia. Bonshnjakja u dhunua të hënën, në Besancon, qytet në të cilin jeton prej vitesh me familjen e saj. Prindërit, halla dhe xhaxhai, pas dhunës, morën briskën dhe i qethën flokët, duke e lënë me shenja të prera në kokë dhe me një brnjë të thyer. Prokurorët janë shprehur se familja e vajzës do të përballet në gjyq me akuzën e dhunës ndaj një të mituri, për rruajtjen e kokës. Ministri…
Një 9-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur aksidentalisht, teksa lahej në lumin Shkumbin. Policia thotë se i mituri është nga fshati Kurtaj i Peqinit Peqin/Informacion paraprak Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin. Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Futbollisti Mërgim Mavraj ka vendosur që të largohet nga kombëtarja shqiptare, pas 8 viteve si qendërmbrojtës. Në lidhje me largimin e tij, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili shprehet i prekur për vendimin e Mavraj, pasi është një lojtar që ka dhënë shumë për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë, por çdo gjë e ka një fund. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka i ka uruar futbollistit Mavraj shumë suksese duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar. Ai është shprehur krenar për Mërgim Mavraj, pasi kombëtaren e ka konsideruar si gjënë më të shenjtë.…
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko është diagnostikuar me koronavirus. Sipas mediave të huaja gjëndja e saj shëndetësore është e rëndë, referuar deklaratës së një zëdhënësi të partisë. Timoshenko, 59 vjeç, e cila shërbeu dy herë si kryeministre përpara se të humbiste zgjedhjet presidenciale të vitit 2010, u bë politikania e parë ukrainase e njohur ndërkombëtarisht që u sëmur me Covid-19. Parlamenti ukrainas ka qenë me pushime verore që nga mesi i korrikut. “Gjendja e saj është e rëndë, temperatura i shkon deri në 39 gradë Celsius” , tha zëdhënësja e partisë së saj. Ajo nuk pranoi të komentonte nëse Timoshenko…
Dy automjete janë aksidentuar duke u përplasur me njëri-tjetri në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafëthanë, ku njëri prej automjeteve ka përfunduar përmbys në anë të rrugës. Sipas burimeve, janë përplasur një mjet tip “Ford” dhe një “Volsvagen”. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar njëri nga drejtuesit e mjetit dhe nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e tij.
Prej disa ditësh një sanitare në pediatrinë e Korçës është konfirmuar për Covid-19. Burimet thonë se është karantinuar një pjesë e stafit mjekësor në pediatrinë e Korçës.Sanitarja që rezultoi pozitiv me koronavirus dhe ndodhet e intubuar në spitalin infektiv në Tiranë.Po të njëjtat burime thonë se janë karantinuar edhe infermierë në urgjencën e spitalit të Korçës pasi kanë shfaqur shenja të covid-19. Sanitarja dyshohet të jetë infektuar nga bashkëshorti i cili punonte mekanik në një fasoneri.
Tre persona janë arrestuar në flagrancë për kanosje ndaj punonjësve të policisë të IEVP-së Fushë-Krujë, pasi këta të fundit nuk pranuar që t’i ndryshonin dhomën e qelisë një të afërmit të tyre. Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin Berti Shera, 39 vjeçarin Ardian Shera dhe 24 vjeçarin Elton Shera, të tre banues në Nikël të Krujës. Dy kushërinjtë Berti Shera dhe Ardian Shera, kanë kanosur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së. Ndërsa Elton Shera, pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në…
Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 21-vjecar, të quajtur Ernest Fsharri, i dyshuar për një sërë vjedhjesh në Koplik dhe rrethina. Ky shtetas dyshohet se vidhte në objekte kulti, por gjithashtu se ka kryer edhe të tjera vjedhje në këtë zonë. Për këtë arsye, Fsharri u prangos dhe do të përgjigjet për disa akuza që ngrihen kundër tij, që kanë të bëjnë me vjedhjen. Njoftimi i policisë: Malësi e Madhe, Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Kopliku”. Vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore, arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar, i cili u kap gjatë operacionit duke…