Shkencëtarët po paralajmërojnë se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit, pasi ai mbijeton në temperaturat e ngrirjes. Koronavirusi mund të mbijetojë te mishi dhe peshku i ngrirë për 3 javë, sugjeron një studim i ri. Pjesë salmoni, pule dhe derri në supermarketet në Singapor u prenë në feta dhe aty u vendosën kampione virusi. Mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në ngrirje për të parë nëse Covid-19 mund të mbijetonte. Ato u mbajtën në kushte që simulojnë temperaturat e përdorura për transportimin e ushqimit mes vendeve të ndryshme – nga minus 4 që është…
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë protestën masive që po mbahet në Minsk të Bjellorusisë kundër Aleksandër Lukashenkos. Meta shkruan se fundi i autokratëve do të jetë njësoj. Statusi i plotë Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj! https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1431483720370836/
Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Në letrën e firmosur nga Rama dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të OSBE-së, theksohet edhe njëherë oferta për ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi, ku vendi është përfshirë nga protestat e shumta. “Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër. Ndërkohë që për të përforcuar dëshirën e vizitës në Bjellorusi, dy ditë më përpara me…
Autoritetet lokale të Florida Keys më në fund, pas një dekade, kanë aprovuar një plan për lirimin e 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht, pavarësisht kundërshtimeve nga shumë vendas dhe një koalicion i grupeve të mbrojtjes së mjedisit, raporton CNN. Ky projekt-pilot është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht mund të jetë një alternativë e suksesshme për spërkatjen e insekticideve. Llojet e mushkonjave aedes aegypti që banojnë në Florida transmetojnë disa sëmundje infektive vdekjeprurëse si zika, ethet e dengos, chikungunya dhe ethet e verdha. Në fillim të vitit 2021, mushkonjat gjithashtu do të lëshohen në Teksas,…
Mjeku shkodran Eno Kanani ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe po trajtohet me oksigjen. Ndërkohë që ende nuk është futur në intubim, familja e tij po përgatitet për ta transferuar drejt Turqisë doktorin 42-vjeçar. Ai është babai i tre fëmijëve dhe dyshohet se është infektuar në vendin e punës.
Pesë viktima dhe 152 raste të reja me Covid 19 u regjistruan sot në vendin tonë, duke e çuar numrin total të viktimave nga ky virus në 250 persona. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se viktimat ishin pacientë të shtruar në dy spitalet Covid në vend, përkatësisht një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. NJOFTIMI I PLOTË Në vijim të vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2,…
Aktorja Ema Andrea është parë së fundmi me një tjetër stil veshjje, shumë larg zonjës së kuruar e me buzë të ndezura. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Panorama, Andrea është kapur e veshur me një bluzë ngjyrë bezhë dhe me një palë poture, të cilat të sjelln ndërmend kryeministrin Edi Rama. Veçse ndryshe nga Rama, Andrea nuk i ka zgjedhur të zeza, por ngjyrë bezhë, duke i kombinuar edhe me bluzën e saj. Kryeministri Rama njihet për këtë stil rebel në veshje, ndërsa Ema këtë herë e ka sfiduar, duke veshur poture shumë më të gjera se…
Sërish panik në Moto GP. Pas aksidenteve të frikshme në garën e një jave më parë, edhe Çmimi i Madh i Stiria ka dhuruar një episod të denjë për filmat me aksion. Piloti i skuderisë Yamaha, Maverick Vinales u detyrua të hidhej nga motori i tij, pasi iu këputën frenat. E thënë kështu duket e lehtë, por në momentin që mori këtë vendim, piloti ishte duke ecur me më shumë se 200 km/h. https://www.youtube.com/watch?v=83khNpUnfSA
Sapo kalojmë portën e vjetër të familjes Zela para na shfaqet një çadër e madhe me mbishkrimin UNHCR brenda së cilës dy të moshuar. Halili dhe Sadetja 77 dhe 70 vjec kanë duruar të ftohtin e acartë të dimrit si dhe verën mbytëse. Mjafton vetëm pak minuta brenda saj për të kuptuar se çadra i ngjet më shumë një sere si ato që përdoren për kultivimin e perimeve porse me një ndryshim brenda jetojnë njerëz, e për më tepër dy pleq, raporton News 24. Halili thotë se derën e tij prej shumë muajsh nuk e ka parë asnjë pushtetar vendor…
Një video me detaje të dyshimta është shpërndarë nga agjencia e lajmeve gjermane Reuters. Në të dallohet një krijesë e çuditshme në kaskadat e Dettifoss në Islandë. “Unë po shëtisja në vendin tim të origjinës në Islandë”, tregoi autorja e kësaj video. “Ndërkohë që vendosëm të ndalonim për të vizituar një nga kaskadat më të mëdha të vendit. Jam shumë aktive në Instagram për këtë arsye bëra disa foto dhe video pranë ujëvarës. Por kur i ripashë më vonë imazhet dallova krijesën e çuditshme. Duke qenë se isha rreth 4 orë larg nga vendi ku bëra xhirimet nuk mund të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallati ku banon, duke tentuar t’i japë fund jetës. E reja është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave…
Sara Hoxha është treguar mjaft aktive në Instagram kohët e fundit duke mos i kursyer pozat me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë një varëse me shkronjën ‘H’, të cilën Sara e ka vendosur së fundmi në qafën e saj. Në rrjet menjëherë është përfolur se shkronja ‘H’ mund të jetë shkronja e pare e emrit të vogëlushes së dyshes që pritet të vijë në jetë shumë shpejt. Megjithatë deri më tani Ledri dhe Sara nuk kanë zbuluar asnjë detaj dhe i kanë lënë ndjekësit të vazhdojnë të aludojnë.