Gjendet vogëlushi 2-vjeçar i cili kishte humbur në pyll dhe kaloi një natë të tërë i vetëm. Tiani, vetëm 2 vjeç, nga Kosova është gjetur sot dhe lajmin e bën me dije biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli i cili na njeh edhe me heroin që i shpëtoi jetën vogëlushit. “Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit!”, shkruan Pacolli.
Author: tirana
Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi iu është bashkuar reagimeve në lidhje me tentativën e kryeministrit Edi Rama, si kryetar i OSBE-së për t’u përfshirë në gjetjen e një zgjidhje për krizën në Bjellorusi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bylykbashi teksa nuk i ka kursyer ironitë për kreun e qeverisë shqiptare, ka ndarë me ndjekësit përvojën e tij që pati vite më parë si vëzhgues afatshkurtër i Misionit Ndërkombëtar te Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Bjellorusi. Ai theksoi se nuk e kishte imagjinuar që “ustai i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, do të udhehiqte OSBE”. Postimi nga Oerd Bylykbashi Mire u ngordhi…
Procedohet penalisht Arben Bufi, 35-vjeç, nipi i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Mësohet se 35-vjeçari, i cili është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit, është proceduar pasi është kapur me drogë. Droga është gjetur në një nga makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk dihet ende lloji dhe sasia e drogës që është gjetur në makinën e Bufit. Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit mund të vihet nën kontroll për dy vjet, teksa Evropa po përjeton raste të reja me koronavirus e në Shtetet e Bashkuara, vendi i goditur më së keqi nga pandemia, duket se ka filluar të bie numri i rasteve të reja. Drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus tha më 21 gusht se shpreson që teknologjia moderne i jep mjete njerëzimit që ta luftojë sëmundjen COVID-19, në mënyrë me efektive sesa ishte luftuar pandemia e Gripit Spanjoll. “Prandaj, ne shpresojmë se kjo pandemi do të përfundojë në më pak se dy vjet”,…
E ëma e Enisa Dodës është shprehur në polici se e bija, nuk e kishte sqaruar për marrëdhënien që ka patur me Indrit Bajraktarin. Dosja.al shkruan se nëna është shprehur në polici se “Enisa më tha se do të dilte të pinte kafe me një shok për ta takuar dhe unë i kam thënë në rregull”. Ky ka qenë deklarimi i nënës së të miturës, e cila humbi jetën tragjikisht pas një xhiroje me motor uji në plazhin e Velipojës me 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja, Enisa Doda bashkë me 25-vjeçarin Indrit…
Sipas parashikimeve në një periudhë të caktuar, këto janë shenjat që do të bëhen milionerë. Telegrafi ka parashtruar të gjitha karakteristikat e katër shenjave të zodiakut që do të bëhen të pasur një ditë. Demi: Ata e ndjejnë nevojën për të grumbulluar para për një jetë luksi. Demat priren ndaj sigurisë dhe stabilitetit në jetë. Ata kanë një aftësi për administrimin e parave, të cilat shtojnë potencialin për të fituar para. Akrepi: Akrepi investon për një jetë të mirë. Kjo shenjë kërkon përvojën e duhur profesionale, për të pasur një jetë luksi dhe pushime të mrekullueshme. Akrepi ka aftësi në…
Një lëkundje tërmeti është ndjerë në vend këtë mesditë, me epiqendër në Detin Adriatik. Lëkundja raportohet nga faqja e regjistrimit të tërmeteve, me magnitudë 4.1. EMSC e ka regjistruar lëkundjen me magnitudë 3.8, në Detin Adriatik. Nuk ka raportime për dëme deri tani.
Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrasjen, vihet në pranga nga Policia e Tiranës 33-vjeçari Kleant Vladi. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi Kleant Vladi, e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit…
MSH iu bën thirje prindërve që të ndjekin programin e vaksinimit të fëmijëve. Ata shprehen se kur të hapen shkollat duhet që fëmijët, në bazë të moshës, të kenë bërë edhe vaksinat e nevojshme. Ekspertë të Shëndetit publik u kanë bërë thirrje prindërve për të ndjekur me rigorozitet programin e vaksinimit të fëmijëve. Sipas tyre, vaksinat e Kalendarit Kombëtar që sigurojnë mbrojtje për 12 sëmundje duhen plotësuar para regjistrimit në institucionet arsimore. Specialistja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik Erida Nelaj, u ka bërë apel prindërve të kryejnë në kohë vaksinimin e fëmijëve dhe të mos e neglizhojnë atë.…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar festimeve të besimtarëve bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Kryemadhi thekson se COVID-19 mundet me oksigjen, siç është dhe Mali i Tomorrit. “Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Kryemadhi teksa ka postuar dhe një foto ku shihet bashkë me Baba Mondin.
Policia e Tiranës ka arrestuar 73-vjeçarin Ndue Prenga, i cili plagosi rëndë bashkëshorten, pak ditë më parë. Sipas uniformave blu, i moshuari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Terezian Prenga, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Goditi me thikë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të meparshëm penale në krimet kundër personit. Sekuestrohet thika me të cilën autori kryeu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…
Një fëmijë vetëm 2 vjeç nga fshati Tërpezë i Komunës së Malishevës rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme dhe ende nuk është gjetur. Familjarët e tij, përmes statuseve në rrjetin social Facebook, kërkojnë ndihmë nga të gjithë qytetarët që ta kërkojnë dhe gjejnë Tianin e vogël. Vogëlushi rezulton i humbur prej pasdites së djeshme në lagjen, Lahaj të fshatit Tërpezë ndërsa kërkimet kanë vijuar gjithë natën dhe atyre I janë bashkuar shumë vullnetarë. Luten të gjithë ata që dinë gjë për të ose mund ta kenë parë, të lajmërohen dhe të na japin informacione të cilat mund të ndihmojnë…