Author: tirana

Në Durrës është arrestuar një 55-vjeçar me inicialet H.K. Policia thotë se 55-vjeçari është denoncuar nga një grua, sepse në periudha të ndryshme kohore e ka ngacmuar seksualisht duke kryer veprime të turpshme. Gjithashut dy vëllezër janë arrestuar në Krujë, pasi janë konfliktuar fizikisht mes tyre pas një sherri për tokën. Dy të arrestuarit janë .S., 58 vjeç dhe F.S., 60 vjeç. Dy vëllezërit kanë pësuar edhe dëmtime të lehta nga konflikti fizik.

Read More

Opozitari rus, Aleksej Navalny, kundërshtari më i njohur i Presidentit Vladimir Putinit, do të trajtohet në spitalin e njohur Charite në Berlin. “DW” ka publikura pamjet kur ai transportohet nga spitali siberian, Omsk. Navalny, ndërsa ndodhet në koma. Navalny u dyshua për helmim, por të premten mjekët në Rusi thanë se nuk kanë gjetur shenja helmimi. Qeveria gjermane u shpreh e gatshme për trajtimin e Navalnyt.

Read More

Prej 4 javësh betejë me COVID-19, ndërroi jetë në moshën 52- vjeçare këngëtarja fierake Rainita Pupi. Ajo ishte edhe nëndrejtoreshë në shkollën 9 vjecare “Pinellopi Piro” në Fier. Mesazh prekës ka postuar këtë mëngjes, shkolla ku ajo ishte prej kohesh e angazhuar, edhe si mesuese e muzikës. “Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj”- shkruhet në mesazh. Postimi i shkolles “Pinellopi Piro” I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë, lajmi i zi që…

Read More

Policia e Shtetit ishte ndalur edhe mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që të çon drejt Elbasanit, nga Sauku, duke ushtruar kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë. “Prej orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën për të fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore”, shkruan Policia në videon bashkangjitur. “Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin ga 160 km/h deri në 190 km/h, edhe pse rruga kishte fluks të…

Read More

Ndryshe nga shumë vende me nivel të njëjtë të zhvillimit ekonomik, Shqipëria ende nuk i ka zhvilluar shërbimet mjekësore për adoleshentët. Organizata Botërore e Shëndetësisë, vuri në dukje se Fondi për Popullsinë në Kombet e Bashkuara ndihmoi Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2015 për të vendosur standarde për shërbime shëndetësore ndaj të rinjve, të cilat u miratuan, por nuk u zbatuan. Shqipëria vendosi të integrojë shërbimet mjekësore ndaj të rinjve në paketën themelore të shërbimeve në kujdesin parësor, i cili përcakton se të gjithë mjekët e familjes do të asistonin edhe adoleshentët. Standardet ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve kërkojnë nga…

Read More

Gjendet i mbytur në Mullet 68-vjeçari, ja dyshimet e policisë Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në trupin e viktimës, shtetasit me inicialet Sh.P., nuk janë konstatuar shenja dhune Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka sqaruar situatën e vaksinës së COVID-19 duke qartësuar se ajo do të jetë falas në Greqi. Ai tha se nuk e di se kur Greqia do të ketë vaksinën, ose cilën prej atyre që po testohet pasi mund të jetë edhe më shumë se një. Por Mitsotakis siguroi se vaksina në Greqi do të vijë më shpejt se sa të vijë më vonë. Gjithsesi ai deklaroi se në Greqi ajo do të jetë falas për qytetarët por jo nëse ajo do të jetë me detyrim apo jo. Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias disa…

Read More

E besoni apo jo, është shenja juaj e horoskopit ajo e cila ju përcakton shumë karakteristika e ndër to edhe tiparin tuaj më tër heqës. Prandaj edhe nëse nuk e dini ka ardhur koha të mësoni pikën tuaj të fortë dhe mos hezitoni ta përdorni sa më mirë atë. Dashi/Sypatrembur Kur marrim në konsideratë se cili tipar është më tërheqës për ju mos e mendoni vetëm në aspektin seksual. Në vend të kësaj mendoni se çfarë ju bën juve tërheqës. Për personat e shenjës së Dashit, është karakteri i tyre i jashtëzakonshëm. Shenja e Dashit është e njohur gjithashtu edhe…

Read More

Rrjeti më i populluar deri tani i fotografive, Instagram, nuk ndalon së surprizuari. Në një kohë kur bota po përpiqet të vendosë një ekuilibër dhe të qëndrojë elastike gjatë këtyre kohëve të vështira ekonomike, është emocionuese të shohësh se si Instagrami po zhvillon me shpejtësi disa funksione të reja për t’i ndihmuar edhe më shumë përdoruesit e tij, shkruan Class. Dhe veçoritë e reja të Instagramit, pothuajse çdo javë, mund të jenë mjaft sfiduese. Duke nisur nga dita e sotme, Instagrami do t’i lejojë përdoruesit e tij të shohin edhe postime të personave të tjerë të cilët nuk i ndjekin.…

Read More

Nga Dr.Vinayak Kumar & Ram Prasad Modalavalasa Covid-19 ka ndryshuar plotësisht jetët tona. Dhe ndërsa shumë njerëz shpresojnë që këto ndryshime të jenë të përkohshme, pandemia ka zbuluar edhe dobësitë e statuskuosë aktuale. Pas çdo krize të madhe, njerëzimi detyrohet t’i identifikojë ato dobësi, dhe të evoluojë në përputhje me rrethanat. Pandemia e 2020-ës, ka shumë të ngjarë të ndryshojë jetët tona për një kohë shumë të gjatë. Ja cilat janë 5 ndryshimet më kryesore: Në fushën e punësimit, do kemi më shumë automatizim Pandemia ka ndihmuar në identifikimin e punëve që mund zëvendësohen me teknologjinë më të fundit, si…

Read More

Pas një beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi. Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare ne kryeqytet ku ishte edhe nen kujdesin e mjekeve. Kohët e fundit familjaret e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren.

Read More

Shumë figura politike në vend i kanë uruar Talat Xhaferit suksese në rizgjedhjen për herë të dytë në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhwniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një statusi në rrjetin social facebook e ka uruar Xhaferin për rizgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut “Një shqiptar i mirë, një politikan i sprovuar që i bën nder atij institucioni të lartë përfaqësimi.” -shkruan ndër të tjera Spiropali në postimin e saj. STATUSI I PLOTË Urime Z.Talat Xhaferi për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Një…

Read More