Author: tirana

Zyrtarët rusë të Shëndetësisë lejuan sot evakuimin për trajtim në Gjermani të aktivistit të opozitës, Alexei Navalny, i cili ndodhet në gjendje kome në një spital siberian. “Navalny mund të transportohet tani, sepse gjendja e tij është stabilizuar”, tha Anatoly Kalinichenko, një zyrtar i lartë në spitalin e Omskut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. “Transporti nga spitali rus planifikohet të bëhet brenda ditës”, shtoi ai. Zyrtari rus theksoi se refuzimi i mëparshëm për evakuimin e Navalny-t u bë për shkak të gjendjes së tij të paqëndrueshme.

Read More

Tony Awards 2020 do të mbahet online, për shkak të pandemisë së Covid-19. Eshte ky njoftimi i bërë sot nga përfaqësuesit e ceremonisë, që thanë se ceremonia e këtij viti do të paraqitet dixhitalisht këtë vjeshtë, në mes të krizës globale të shëndetit. “Përcaktimet përfundimtare të pranueshmërisë do të bëhen nga Komiteti i Administrimit të çmimeve Tony në ditët në vijim. Informacioni shtesë, përfshirë datën dhe një platformë për ceremoninë e çmimeve, do të njoftohen së shpejti, “thanë organizatorët në një deklaratë. “Megjithëse ngjarje të pashembullta shkurtuan sezonin e Broadway, ishte një vit plot punë të jashtëzakonshme që meriton të…

Read More

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin me Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik. Lagështia relative duket se “ndikon fuqishëm” në përhapjen e viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky është përfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman. “Lagështia duket se luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajrit të COVID-19 në mjediset e brendshme”, thuhet në raport, i cili bazohet gjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI për…

Read More

Rudina Dembacaj ka vendosur që të bëjë një dedikim prekës për të atin, ku ka publikuar një foto, e veshur me të zeza së bashku me mamin dhe me motrën. “Asnjë ditë, asnjë moment nuk do jetë më njësoj… Ikja jote Bab ishte dhimbje shumë e madhe për ne, por e kemi shpirtin plot nga dashuria me të cilën na rritët. Mami bashkë me ne, do tu mësojmë Hanës dhe Viktorias të njëjtat thesare jete që ti na le trashëgimi. Por mbi të gjitha do vazhdojmë ti buzeqeshim jetës njësoj si na doje ti. Të duam shumë!”, shkruan Dembacaj.

Read More

Finalja e Europa League, në fushë Inter dhe Sevilla. Spanjollët janë “mjeshtër” në këtë kompeticion, që e kanë fituar më shumë se kushdo: 5 herë. Madje tre vite radhazi. Sigurisht me Interin gjërat ndryshojnë dhe pritet një betejë në fushën e blertë. Trajneri Lopetegui dhe Antonio Conte kanë përzgjedhur edhe titullarët, ndërkohë që të dyja ekipet nga ora 21:00 japin gjithçka që në fund të ngrenë trofeun. /abcnews.al SEVILLA (4-3-3): Bounou – Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon – Jordan, Fernando, Banega – Suso, L. De Jong, Ocampos. Trajner: Lopetegui. INTER (3-5-2): Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Barella, Brozovic,…

Read More

Një person i shumëkërkuar nga Policia e Shtetit është vënë në pranga ditën e sotme. Policia e Elbasanit e kishte pikasur Dhimitër Bibën në zonën e Bradasheshit dhe kanë shkuar që ta arrestojnë. Bëhet me dije se gjatë tentativës për ta arrestuar, Biba ka sulmuar një nga efektivët dhe ka arritur të shpëtojë. Blutë janë vënë menjëherë në ndjekje dhe pas 10 orësh kërkime, ata kanë arritur që ta vënë në pranga të shumë kërkuarin.

Read More

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton në Gjermani i është nënshtruar testimit për koronavirus së bashku me vajzën. Këngëtarja këtë moment e ka shfaqur në rrjete sociale. Në “Instastoryn” e saj Ledina shihet duke biseduar me vajzën, e cila mesa duket ka frikë nga testi. “Ke frikë që do të na bëjnë testin? Ja ku është ajo”, dëgjohet t’i thotë Ledina vajzës së saj teksa janë duke iu drejtuar me makinë qendrës ku kryhen testimet. Nuk dihen ende nëse këngëtarja dhe vajza kanë shfaqur simptoma të virusit, apo kanë pasur kontakte me persona që kanë rezultuar të…

Read More

U bënë plot 6 muaj dhe socialistët nuk kanë rinovuar asnjë nga organet e reja drejtuese. Pandemia është bërë shkak për mosmbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Por, sezoni i ri politik duket se do të jetë edhe koha e duhur, sipas Selisë Rozë, për të rifreskuar organet drejtuese. Prej kohësh në media përflitet për ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar si dhe në postet ekzekutive të PS, por asnjë informacion nuk ka marrë konfirmimin e drejtuesve të PS. Vetëm zhvillimi i Asamblesë pritet t’i shuajë ose konfirmojë zërat për këto ndryshime.

Read More

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire sot do të qëndrojë në qeli sot pasi nga Mykonos ku u arrestua transferohet në ishullin Siros që nesër të dalë para Policisë. Ai u arrestua pasi goditi efektivin grek të Policisë, por mediat greke kanë zbardhur ngjarjen e sotme. Maguire bashkë me vëllain e tij dhe dy bashkëlojtarët tek Manchester United, Rashford dhe Brandon Willimas po festonin në një lokal teksa konfrontimi ka ardhur më një tjetër grup anglezësh. Turistët e grupit tjetër po ngacmonin vajzat e shoqërisë së Maguire. Pasi dolën nga lokali anglezët u konfrontuan me njëri- tjetrin. Maguire ndërkohë është…

Read More

Zv/ Presidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrell ka telefonuar ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Borrell ka mbështetur propozimin e Ramës për dialog teksa ka theksuar se duhet zgjidhje paqësore. Në fakt Rusia është dakord që OSBE të ndërmjetësojë dialogun në Bjellorusi, teksa është Presidenti Lukashenko i cili ngurron. Për këtë ka dhënë garanci Borrell, i cili qartësoi Lavrovin se nuk do të cënohet soveraniteti dhe pavarësia e Bjellorusisë, por zgjidhja do u lihet vetë bjellorusëve. BE kërkon vetëm zgjidhje paqësore. Kohët e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi opozita doli në protestë pasi…

Read More

Duka dhe Dukesha e Susex ishin dje vullnetarë në eventin e bamirësisë për ndihmën e rikthimit në shkollë të fëmijëve të familjeve në nevojë në Los Angeles. 35 vjeçari Harry dhe 39 vjeçarja Meghan Markle, duke mbajtur maska, shpërndanin furnizime bazë si veshje, ushqime e panolina, me organizatën e bamirësisë Baby2Baby. Çifti ishin veshur thjesht teksa Meghan mbante pantallona khaki me bluzë të bardhë e atlete, ndërsa edhe Harry ishte veshur sportin plus një kapele. Zhvillimi vjen pak pasi çifti blenë një shtëpi në zonën e famshme të Santa Barbara në Los Angeles për 13 milionë dollarë. Ata u zhvendosën…

Read More

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të drejtohet edhe për 4 vitet e ardhshme nga një shqiptar. Talat Xhaferi i BDi është rizgjedhur kryetar i Kuvendit me 62 vota pro. Përsëri kjo është një ngjarje historike pasi për herë të dytë radhazi, apo praktikisht tashmë për 8 vite Maqedonia e Veriut në krye të Parlamentit do të ketë një shqiptar. BDI fitoi sërish kryeparlamentarin prej marrëveshjes për qeverinë me LSDM, por jo vetëm kaq edhe 6 ministri si dhe kryeministrin për 100 ditët e fundit të mandatit. BDI dhe LSDM do të drejtojnë sërish bashkë qeverinë e Maqedonisë së Veriut…

Read More