Author: tirana

Këtë javë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it bënë një takim online me udhëheqës nga “Besimi i Mbretëreshës së Commonëelth”, të cilët po punojnë për t’i dhënë fund negativitetit dhe urrejtjes që përhapet në internet, raporton “People”. Në fund të videos 30-minutëshe, Princi Harry bëri shaka duke thënë se tashmë ishte “shumë i vjetër”. “Më pëlqen fakti që jeni të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse u krijua kjo platformë, t’ju lidhë të gjithëve së bashku. Të përdorë atë mendim, atë vetëdije me të cilën duhet ta bëni këtë botë një vend më të mirë,”- tha Harry. “Dua…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Edhe pse fare e re në moshë, Dua ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe familja e saj është mjaft krenare për të. Babai i Duas ka zgjedhur t’i dedikojë asaj fjalët më të ëmbla në këtë 25-vjetor. “25 vite që ti ke lindur dhe aq vite që unë jam bekuar. Ti je e rritur tashmë, por je akoma vogëlushja ime. Jam shumë mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Do më kesh gjithmonë mua që kujdesem për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Dukagjin…

Read More

Presidenti Ilir Meta iu uron të gjithë besimtarëve bektashinj festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Teksa sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut, Kreu i Shtetit përcjell urimin e tij, duke thënë se “vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!” Mesazhi i Metës: Abaz Aliu zu’ Tomorr, Erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë” Se Zoti e desh”. Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja! Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!

Read More

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020. Ambasada sqaron se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 . NJOFTIMI I AMBASADËS Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020. Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës. Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Teodor Kekon, që nga të gjithë të njohurit thirrej Dori i vogël. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë e cilëson Kekon një figurë të papërsëritshme, ndërsa ka kujtuar takimin e tyre të parë. Ishte piërkisht takimi në dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve, kur pati tentuar të botonte pa sukses një shkrim në gazetën “Drita”, ndërsa nuk la pa përmendur dhe takimin e tij të fundit me të. MESAZHI I RAMES 💐HOMAZH TEODOR KEKO ishte i papërsëritshëm e i paharrueshëm në llojin e vet dhe sot, 18 vjet pas kthimit të trupit të…

Read More

Duket se viti 2020 do të jetë i ‘pushtuar’ nga viruset. Koronavirusi prej 6 muajsh ka pushtruar botën, ndërsa tani si duket virusi Nil është rishfaqur. Mediat greke bëjnë me dije se ka shkuar në 5 numri i të infektuarve në bashkinë e Xanthit. Ajo që e bën më shumë shqetësuese këtë është se të 5 personat e infektuar kanë shfaqur simptoma të rënda. Në të gjithë vendin, 39 persona janë infektuar me virusin Nil, ndërsa 6 kanë humbur jetën.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë mes bukurive të natyrës shqiptare. Ndryshe nga shumica e shqiptarëve, që kanë zgjedhur detin në këto ditë të nxehta gushti, Presidenti Meta ka zgjedhur natyrën mahnitëse dhe ajrin e pastër të Bredhit të Hotovës. I shoqëruar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, Meta iu uron shqiptarëve një fundjavë të qetë e të bukur. “Me këto pamje të mrekullueshme nga Bredhi i Hotovës🌲, muza e vargjeve të ndritura të poetit kombëtar të Rilindjes Naim Frashëri, ju uroj një fundjavë të bukur dhe të qetë!”, shkruan Meta.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në ‘Facebook’ se taksa progresive e Edi Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi. Sipas kryedemokratit, “Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh”. Më tej, Basha thekson se “Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor! Politika jonë fiskale është pjesë e Planit Ekonomik për ti kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve: më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa”. Mesazhi i Bashës: Në këto 7…

Read More

Shatërvani në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për disa është kthyer në një vend për tu larë gjatë këtyre ditëve të nxehta. Një video e publikuar nga Ora News tregohet sesi një djalë lan pantallonat e shkurtra në një nga shatërvanët e ngritur në sheshin “Skënderbej”. Videoja është regjistruar mëngjesin e sotëm, atëherë kur ka pak njerëz në sheshin “Skënderbej”. Dhe djali duket se nuk e shqetësojnë fare sytë e qytetarëve të paktë, as e pengojnë për të vijuar normalisht me larjen dhe higjienën personale. Qytetarë që ishin aty thanë se djali fillimisht i bëri një dush vetes, pastaj radhë e…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë informacion lidhur me Projektin “Drejtësi për të Gjithë” i financuar nga USAID në Shqipëri. Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky projekt përmirëson shërbimin ndaj qytetarëve në gjykata, lehtëson ngarkesën e punës të personelit të administratës, dhe përmirëson qasjen në informacion. Postimi i Ambasadës Amerikane Projekti “Drejtësi për të Gjithë” i USAID në Shqipëri vazhdon të gjejë mënyra krijuese për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve në gjykata, për lehtësimin e ngarkesës së punës të personelit të administratës, dhe për përmirësimin e qasjes në informacion. Në mbështetje të modernizimit të sektorit të drejtësisë, projekti po…

Read More

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu është drejtuar sot me dy shkresa respektive 61 bashkive, 12 prefekteve dhe Policisë së Shtetit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas shkresës së AKMC, të bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se sipas të dhënave paraprake, kjo periudhë është problematike për zjarrvënien e qëllimshme për marrjen e masave për përballimin e zjarreve. “Zjarret kanë krijuar situata emergjente, duhet bashkërendim dhe koordinim strukturash”, thuhet në shkresën e AKMC. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje bashkive që të marrin masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga…

Read More

Është shoqëruar me momente tensioni arrestimi i një 40-vjeçari në Elbasan, pas denoncimit që kishte bërë një biznesmene. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., ( fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi…

Read More