Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OBSH paralajmëron: Edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia nuk do të përfundojë vetë

13:29 / August 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit mund të vihet nën kontroll për dy vjet, teksa Evropa po përjeton raste të reja me koronavirus e në Shtetet e Bashkuara, vendi i goditur më së keqi nga pandemia, duket se ka filluar të bie numri i rasteve të reja.

Drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus tha më 21 gusht se shpreson që teknologjia moderne i jep mjete njerëzimit që ta luftojë sëmundjen COVID-19, në mënyrë me efektive sesa ishte luftuar pandemia e Gripit Spanjoll.

“Prandaj, ne shpresojmë se kjo pandemi do të përfundojë në më pak se dy vjet”, tha ai.

Megjithatë, shefi i OBSH-së paralajmëroi se “edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia nuk do të përfundojë vetë”.

Shtetet nuk duhet t’i kenë shpresat vetëm te një vaksinë potenciale, por duhet të zbatojë në mënyrë efektive masat shëndetësore dhe njerëzit duhet t’i përmbahen masave që të ulet lakorja e infektimeve, tha ai.

Deri më tani, pothuajse 23 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus dhe afro 800,000 kanë vdekur, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Megjithatë, shifrat reale besohet se janë më të larta.

Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia janë në mesin e shteteve që po regjistrojnë rritje të rasteve. Franca ka raportuar për të dytën ditë me radhë mbi 4,000 raste të reja. Spanja ka regjistruar dyfishin e rasteve të Francës; Italia ka regjistruar pothuajse 1,000 raste në ditë, ndërkaq në Gjermani, numri i rasteve të reja me koronavirus, brenda një dite po arrin shifrën prej mbi 1,500.

Rritja e numrit të rasteve të reja, sipas ekspertëve, lidhet me udhëtimet gjatë verës të të rinjve, që ka rritur frikën se virusi mund të rikthehet më fuqishëm gjatë vjeshtës.

Por, disa liderë evropianë kanë dhënë sinjale se nuk do të rikthejnë masat e izolimit, të cilat në shumë vende të botës kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Në SHBA, mbi 175,000 persona kanë vdekur me koronavirus, ndërkaq, Brazili ka regjistruar mbi 113,000 viktima. Megjithatë, për pesë ditë me radhë, në SHBA është shënuar rënie e rasteve të reja, ku janë regjistruar 43,000 raste të reja brenda 24 orëve. REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.