Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Hëna do të sjellë ndikim negativ në shenjën tuaj duke ju sjellë ndonjë problem në dashuri ose në sferën personale, por energjia juaj pozitive do ju ndihmojë që ti zgjidhni. Në punë, mos i nënvlerësoni disa takime, pasi mund të jenë të dobishme për të ardhmen. Demi Mund të ndiheni disi të tensionuar, veç mundohuni që të mos përfshiheni në debate, pasi nuk ka asnjë arsye për ta bërë diçka të tillë. Duhet të pushoni…
Author: tirana
Mjeku Petrit Vargu shprehet se po i kërkohet personelit mjekësor që ka kaluar tashmë Covid-19 me detyrim që të dhurojë plazmën. “Më është thënë se po na detyrojmë me zor ne që jemi infektuar që të japin plazmën dhe kjo nuk është e drejtë. Siç e kujtojmë QSUT ka shumë personel të infektuar me shumicë dhe po i detyrojnë personelin mjekësor që të japin plazmën. Mendoj se të gjithë ne duhet të dhurojmë plazmë, por jo me detyrim, kjo duhet të bëhet me dëshirë. Duhet të ketë një fushatë në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ato që të dhurojnë…
Përpjekja për parashikuar luhatjet e tregut financiar në vitin 2020 është një sfidë e pakalueshme. Muaj më përpara, gjithçka po shkonte mirë; pastaj erdhi pandemia dhe kolapsi u bë standard. Pra asgjë nuk është e qartë. Prapëseprapë, në listën e ngjarjeve me potencialin për të lehtësuar parashikimet në tregun financiar, një katalizator i mundshëm në mendjen e pothuajse çdo predikuesi është zbulimi i një vaksine për anti Covid-19. Nëse apo kur ajo të vijë, do të jetë një nxitje masive për investitorët. Apo jo? Strategët e Wall Street përgjigjen me dyshim: “Ndoshta”. Këtu janë tre skenarë e mundshëm që strategët…
Shtim i fortë i rasteve me koronavirus në Itali, me 845 infektime të reja në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për numrin më të lartë nga 16 maji. Janë 77 442 tamponë të bërë dhe 6 viktima. Dy të shtruar më shumë në terapi intensive (68 gjithsej) dhe 17 më shumë në repartet e tjera, në total 883. Në izolim shtëpiak numërohen sot 15063 persona, 635 më hsumë se të mërkurën. Shtimi më i madh i rasteve është regjistruar në Veneto (+159), Lombardia (+154) dhe Lazio (+115). Janë ndërkohë 180 persona që kanë lënë spitalin dhe janë shëruar në…
Ish-këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar i akuzuar për mashtrim për një fushatë të mbledhjes së fondeve për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë. Bannon dhe 3 të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne ndërtojmë murin”. Prokurorët pretendojnë se grupi i konservatorëve mashtroi donatorët, duke mbledhur “më shumë se 25 milion dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”, por disa nga ato para u përdorën për përfitime personale, sipas njoftimit për shtyp.
Të qëndruarit ulur mes një numri jo të vogël personash të huaj në një aeroplan mund të duket si një pozicion i rrezikshëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Por sipas disa ekspertëve në të vërtetë ka shumë pak raste të dokumentuara të transmetimit brenda avionit dhe shanset për kapjen e Covid-19 gjatë fluturimit janë në të vërtetë relativisht të pakta. Frika nga fluturimi gjatë pandemisë ka ulur në mënyrë drastike trafikun ajror global, i cili gjithashtu është kufizuar për shkak të mbylljeve të kufijve. Por, sipas shkencëtarëve, rreziku i ngritur i perceptuar i hipjes në aeroplan mund të jetë i…
Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergi Lavrov. Sipas burimeve të Top News mësohet se biseda telefonike mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 30 minuta dhe në fokus ka qenë zgjidhja e krizës në Bjellorusi. Po të njëjtat burime kanë theksuar se nga telefonata mes tyre, Lavrov i ka bërë të ditur se presidenti Putin ka qenë dakord me propozimin e bërë që rolin e ndërmjetësuesit për krizën ta marrë OSBE-ja. Shefit të qeverisë shqiptare i është komunikuar se Putin i ka kërkuar Lushankos që…
Është lënë i lirë Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi, i cili u përfshi në sherrin e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në datën 16 korrik. Është lënë i lirë Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi, i cili u përfshi në sherrin e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në datën 16 korrik. Rois Babasi mbeti i plagosur me thikë nga Gazmir Bushaj, truproja i Fatmir Hysenbelliut, ndërsa Gjykata e Tiranës mori vendimin “Arrest me burg” për të riun, i cili nuk ka ndenjtur asnjë ditë në qeli, për shkak se ka qenë i shtruar…
Një video po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku shihet se në një dasëm, edhe pse kohë pandemie, marrin pjesë dhe efektivë policie. Episodi në fjalë është regjistruar në Shkodër. Siç shihet dhe në pamje, në këtë gëzim familjar, të ndaluar në këtë kohë të vështirë, jo vetëm që nuk respektohet distanca por punonjësit e policisë ia marrin edhe valles.
“Lukashenko nuk ka vetëm në Minsk”. Kështu deklaron Partia Demokratike duke risjellë në vëmendje dosjen 339 dhe përgjimet e publikuara dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin dhe dhe përfituesin e një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Sipas tij, dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar…
Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur fushatën ndëshkuese ndaj bizneseve dhe se tatimorët po i mbysin me gjoba, pavarësisht situatës së kaluar. Ish-deputeti i PD Gert Bogdani shkruan se në këto kohë të vështira për ekonominë dhe bizneset shqiptare, pas një karantine dy mujore dhe bllokimi total, qeveria në vend të mbështetjes nxjerr në terren tatimorët për të vendosur gjoba! Sipas tij, në një vend normal shteti jo vetëm që nuk do ndërsente tagrambledhesit ndaj bizneseve në përgjithësi, por do të bënte çmos që t’u krijonte të gjitha hapësirat dhe lehtësirat e mundshme për të rikuperuar humbjet e kohës…
OSHEE njofton se më datë 21 gusht do të kryhet stakim i energjisë elektrike, për shkak të disa punimeve që do të kryhen në disa kabina në Tiranë. Për pasojë, në këtë datë nuk do të ketë energji për disa pjesë të ditës në zona të tilla si Qerekë, Tapizë, Laknas, Bregu i Lumit, Domje. Njoftimi i OSHEE-së: Pershendetje. Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 21 gusht Në vijim të grafikut të punimeve të planifikuara në rrjetin e tensionit të mesëm, në datën 21 gusht do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez. Punimet do…