Ndërsa plakemi, flokët gjithashtu plaken dhe ne shpesh i mendojmë personat e moshuar me flokë gri. Por, disa gra kanë provuar diçka më të ‘çmendur’ me flokët, duke eksperimentuar me ngjyra më të ndezura që nuk i kishin provuar më parë. Patti Smeed është një grua që kishte ngjyrën e kuqe në flokë për më shumë se 30 vjet. Ajo tani është 74 vjeçe dhe kishte një punë konservatore që nuk e lejonte atë të eksperimentonte shumë me ngjyrën e flokëve. Sidoqoftë, ajo më në fund vendosi të provonte diçka më të gjallë. Smeed tani ka flokë shumëngjyrësh me gjashtë…
Author: tirana
Ka disa gjëra shumë të thjeshta që mund të bëni në shtëpi, pa shpenzuar shumë para, nëse doni t’i mbani dhe për ca kohë atletet e këpucët që keni, pa u shqetësuar për aromën që ato mbledhin, sidomos gjatë stinës së verës Lani/zëvendësoni shtrojat Si fillim, duhet të shihni nëse pjesa e brendshme e këpucëve, shtroja, është e dëmtuar apo jo. Nëse keni kohë që i përdorni atletet apo këpucët, gjasat janë që ato të jenë konsumuar. Prandaj, nëse keni shtroja të dëmtuara, nxirrini ato jashtë, shpëlajini dhe lërini të thahen. Nëse keni mundësi, mund t’i zëvendësoni ato me një…
Lajmet për Dafina Zeqiri të veshur nuse pushtuan mediat javën e kaluar! Këngëtarja i fshiu të gjitha fotot në Instagram, dhe publikoi vetëm disa të reja ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe. Shumë media nxituan në përfundimin e këngëtarja po martohet, të tjera thanë që ajo është shtatzënë dhe madje e kurorëzuan dashurinë e saj me Dj Geek, pas ndarjes. Madje komentet e Dj Geek që e quante Dafinën “nusja më e bukur” i alarmuan të gjithë fansat e tyre që po mendojnë për një dasmë së shpejti, por kjo është thjesht një super publicitet…
Ledri dhe Sara janë kthyer në çiftin më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar dhe prej muajsh kanë qenë kryefjalë e mediave. Disa javë më parë na konfirmuan lajmin se do bëhen prindër për herë të parë me anë të një super videoje. Ndonëse kishte goxha javë që mediat shkruanin për ta, çifti kishte vendosur të qëndronte në heshtje deri në fund të muajit korrik, kur na treguan se po presin një vajzë. Mbrëmjen e sotme, reperi ka postuar një foto me Sarën, teksa shihen mbi një jaht në mes të detit, mirëpo kjo foto nuk i ka pëlqyer Sarës. Por…
Kompania “Microsoft” njoftoi të mërkurën se telefoni i saj inteligjent me dy ekrane do të shitet për 1399 dollarë duke filluar nga 10 shtatori. Sipërfaqja e tij do të mbyllet si faqet e një libri. Ekranet janë të ndara nga njëra-tjetra, por të sinkronizuara për të punuar bashkë. Në një konferencë për shtyp teksa njoftoi lajmin lidhur me “Surface Duo”, telefonin me ekran të dyfishtë drejtuesit e “Microsoft-it” e reklamuan telefonin si një mjet për të garantuar më shumë produktivitet, të ngjashëm me rastet kur kompanitë përdorin dy ekrane kompiuterash. Ata morën si shembull aplikacionin “Teams”, njëri nga ekranet mund…
Një grup banorësh të një pallati në zonën e ‘Vasil Shantos’ në Tiranë kanë kërkuar ndihmën e policisë për të ndërhyrë në një apartament pasi përtej vinte erë e keqe. Shefi i komisariatit nr. 2 ka ndërhyrë duke vendosur në lëvizje strukturat që kanë detyruar personat që banonin në apartament, që ta pastronin. Grupi i banorëve të pallatit që drejtuan peticionin pas zgjidhjes së problemit i kanë drejtuar një letër falenderimi komisariatit nr. 2 për reagimin.
Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë. Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërrruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K. E pyetur nga agjentët e policisë në Komisariatin nr.2 dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë i fiksuari pas saj ajo përgjigjet:”Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë i ri, mbase i moshës 25 vjeç”. Por vajza nuk ka asnjë dyshim për identitetin…
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar në lidhje me bisedën telefonike mes ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov dhe kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së. Sipas një njoftimi në Facebook nga ambasada, Rusia ka kërkuar që Bjellorusisë të mos i imponohet asgjë nga jashtë, për të shmangur përvoja të trishta. ‘Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama. Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së…
Në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Tepelenës, ku vlerësoi tetë atdhetarë të spikatur të kësaj krahine, me kontribut të shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin dhe drejtimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920. Fillimisht, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tepelenës z.Tërmet Peçi, Prefekt i Qarkut, z. Astrit Aliaj, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj.Lindita Rova, autoritetet vendore dhe dhjetëra qytetarë, vendosi një kurore…
Mbi 170 vaksina janë aktualisht në fazën para-klinike, duke u testuar tek kafshët apo tek dhjetëra njerëz në kushte laboratorike 14 vaksina janë në fazën e parë, duke u testuar tek një numër i vogël të rinjsh të shëndetshëm, për të vlerësuar sigurinë dhe dozimin e saktë 3 vaksina janë aktualisht në fazën e dytë, duke u testuar tek një grupim më të madh njerëzish, përfshirë ata që janë më të rrezikuar nga Covid-19 7 vaksina janë në fazën e tretë, duke u testuar tek mijëra njerëz, për të kontrolluar efektivitetin e tyre Deri më tani nuk është miratuar zyrtarisht…
Periudha e gjashtë muajve të fundit cilësohet si një nga më stresueset për njerëzit në të gjithë globin. Duke filluar që me karantinën e deri tek kufizimet e përditshme me të cilat haseni çdo ditë, mund të ndjeni edhe ankthin e vazhdueshëm mbi situatën. Megjithëse është një ndjenjë e justifikueshme për këtë periudhë, ju mund të bëni diçka për ta mbajtur atë larg e për të ruajtur balancën tuaj mendore. Më poshtë ju sjellim pesë këshilla se si të përballeni shëndetshëm me ndjenjat tuaja të ankthit apo ataket e panikut që shkaktohen nga ai. Hapi 1: Nevoja për socializim Nëse…
Ndihmë konkrete për ata që vendosin të shqiptojnë fatin “po”. Rajoni i Puglia-s, ka vendosur të vërë në dispozicion një bonus prej 1.500 eurosh për çifte që vendosin të martohen në vitin 2020. Bonusi u aktivizua nga 1 Korriku dhe mund të kërkohet deri më 31 Dhjetor 2020. Michele Emiliano, guvernatori i Puglia-s me një mesazh video të publikuar në Facebook dha lajmin për mbërritjen e bonusit për dasmat. “Për të gjithë çiftet që janë martuar në këtë periudhë të vështirë dhe të cilët do të martohen deri në fund të vitit, ne kemi botuar njoftimin e Bonusit të Martesës.…