Author: tirana

Spanja ka regjistruar për sot shifrën më të lartë të rasteve të reja në 24 orë, që kur vendi hoqi bllokimin. Vendi shënoi 1229 raste të reja, dita e dytë radhazi me një numër të lartë infeksionesh. Spanja filloi lehtësimin e bllokimit në fillim të muajit maj, por numri i infeksioneve të reja ka filluar të rritet me shpejtësi në javët e fundit. Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar kryesisht në rajonet verilindore të Katalonjës dhe Aragonit, megjithatë të sëmurë ka pasur edhe në brigjet jugore të vendit.

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00. MEPJ dhe Ambasada e RSh në Athinë i bëjnë apel qytetarëve që të respektohen oraret e përcaktuara, në mënyrë që të evitohet mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara. “Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në Facebook.

Read More

Lëkura juaj ju mbron nga bakteret dhe rrezatimi ultraviolet Si shpërblim do duhet t’i ofronit kurën më të mirë të mundshme, në mënyrë që të mos ndodhin shfaqje të puçrrave dhe akneve të këqija dhe të mërzitshme. Në vend që të shpenzoni para në produkte të shtrenjta kozmetike, bëni vetë preparatin nga i cili lëkura juaj do të jetë në gjendje shumë të mire. Për përgatitje e tij ju është e nevojshme soda e bikarbonatit dhe vaji i kokosit. Në një enë të qelqtë apo plastike përzieni këta dy përbërës. Vendoseni në formë maske në fytyrë dhe pas një periudhe…

Read More

Në fillim të muajit qershor, moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bekuan me një djalë. Klea solli në jetë të voglin që e pagëzuan me emrin Krid, ndërsa sot djali i tyre ka festuar Bajramin e tij të parë. Megjithëse janë kursyer me portretin e të voglit, Klea ka ndarë herë pas here momente super të ëmbla me bebushin, i cili rritet dita ditës. Sot, me rastin e festës së Bajramit, moderatorja ka publikuar videon më të adhurueshme të të birit, i cili luan duart e tij të vogla. “Gëzuar Bajramin e parë Krid! Të dua!”- janë fjalët…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një adoleshent me origjinë shqiptare pas një konflikti banal. I riu vetëm 15-vjeç është akuzuar për vrasje në tentativë ndaj dy shtetasve italianë. Më 18 korrik adoleshenti shqiptar qëlloi me thikë ndaj dy vëllezërve 22 dhe 18-vjeç në një qendër në Xhenova. Fillimisht dy italianët kanë nisur të grindën me një tjetër shqiptar deri në momentin që në vendngjarje ka mbërritur edhe i mituri. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër qëlloi në bark me thikë një nga vëllezërit dhe tjetrin në pjesën e pasme të kurrizit. Autori i dyshuar u zbulua edhe falë faktit se…

Read More

Është vetëm 23 vjeçe, por një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të kërkuara në klubet e natës. Rrjedhimisht edhe një nga reperet më të paguara, me çmime që variojnë 7-10 mijë euro nata në koncert. Pothuajse çdo këngë e saj kthehet në hit pasi i ka rrëmbyer zemrën kryesisht të gjithë të rinjve. E si shumica e fëmijëve tradicionalë shqiptarë, edhe Dorontina di si ta vlerësojë familjen e saj, që me siguri ka një kontribut të jashtëzakonshëm në karrierën e saj si këngëtare. Së fundmi, Tayna ka vendosur t’i ndërtojë prindërve një shtëpi të re nga fillimi. Këtë…

Read More

Nga Rovena Rrozhani Nuk do të kishte ditë tjetër më të përshtatshme se kjo e premte e 31 korrikut 2020 për t’u fokusuar në një lindje. Në Ditën Ndërkombëtare të Rangers, thënë ndryshe, por ndoshta jo aq plotësisht në shqip, Dita e Rojtarëve të Mjedisit, zë e merr formë “Libri i Mjedisit”, një nismë drejtuar të rinjve shqiptarë.Prej datës 5 qershor që shënon Ditën Botërore të Mjedisit, ky libër u hap për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria të cilët mund të shprehnin mendimet e ndjenjat e tyre për gjithë sa i ndodh mjedisit.Të përditshme dhe befasuese vërshimet rinore në…

Read More

Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa shpërthimet e vazhdueshme rrisin mundësinë e kthimit të kufizimeve, në një kohë kur miliona njerëz po udhëtojnë nëpër kontinent për pushimet verore. Rajoni spanjoll i Katalonjës mund të duhet të rivendosë masat e bllokimit nëse shpërthimet atje nuk vihen nën kontroll brenda 10 ditësh, ndërsa Franca u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë më vigjilentë pas një rritje të fortë të rasteve Covid-19 tek të rinjtë. Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore spanjolle pranuan që vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një valë të dytë të infeksioneve…

Read More

Profesor Përparim Kabo  bëri një apel të gjatë kundër politikës aktuale në Shqipëri. Sipas tij, sferës aktuale politike në vendin tonë i ka ardhur fundi. “Do t’iu jap një shembull historik, ishte një betejë që e humbi një ushtri dhe përpara mbretit gjeneralët thanë që vërtetë betejën e humbëm, por kur kundërshtari na kërkoi që të shkelnim mbi flamurin kombëtar, atë nuk e bëmë. Pranuan të na vrisnin atë nuk e bëmë. Atëherë problemi është ky, lëreni politikën dhe fjalët, mos bëni sikur nxeheni, sikur keni probleme të mëdha parimore me njëri-tjetrin. Ju jeni njësoj, një prerje jeni. Madje këtë…

Read More

Plasma e marrë nga gjaku i personave që i kanë mbijetuar Covid-19 e që është përdorur më pas te pacientët e infektuar me koronavirus ka ulur vdekshmërinë me 57%. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan. “Rezultatet e studimit tregojnë efikasitetin e plasmës të të shëruarve si agjent terapeutik”, thuhet në studim. Metoda e përdorur nga shkencëtarët është thuajse 100-vjeçare. Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë…

Read More