Një vatër zjarri e përmasave të mëdha vazhdon të jetë aktive prej më shume së 30 minutash në Limion, Sarandë mbrëmjen e sotme (31 korrik). Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen fillimisht ka përfshirë një kodër dhe më pas ka devijuar drejt portit të mallrave. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje, duke punuar për izolimin e flakëve në mënyrë që të mos kërcënojnë Marinën. Sipas burimeve jo zyrtare zona e Limionit është dhënë me koncesion pak kohë më parë për t’u ndërtuar aty një qytezë turistike. Ndërkohë burime nga shërbimi zjarrfikës njoftojnë se një tjetër zjarr mes banesash në rrugën…
Author: tirana
Edi Rama shpjegoi mbrëmjen e sotme se përse Ilir Metën e cilësoi si pjesë të opozitës jashtë parlamentit. “Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di çfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës. Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bashkë bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting”. Por kë do të preferonte përballë mes Metës, Bashës dhe Berishës? “Unë nuk i…
Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro. Piero Di Lorenzo tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit. “Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine”, tha Di Lorenzo. Lorenzo theksoi se parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrezikuara dhe nëse gjithçka shkon mirë…
PS-ja kërkon që listat të hapen 2/3 për të garantuar përfaqësimin gjinor, por PD këmbëngul për 100%. Kryeministri Edi Rama shprehet se propozimet janë të ndryshme prandaj fton kryedemokratin që të ulen dhe të diskutojnë pa humbur kohë, ndryshe shumica është e vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë. “Ne jemi për jo më pak se 2/3, që të mos e kufizojmë veten për t’i hapur 100%, por të mos e lejojmë një mbyllje më shumë se 30%. Dhe e gjitha kjo është për t’u diskutuar, ne nuk jemi partia që flet e para, por e fundit, i japim…
Edi Rama është i sigurt se socialistët do të marrin marrin mandatin e tretë vitin e ardhshëm. “Ata (opozita jashtë parlamentit) në parlament do të kthehen pas zgjedhjeve nëse do të duan të kthehen, sepse nuk e di, cdo gjë mund të ndodhë me ta. Por unë besoj se do të kthehen pas zgjedhjeve kur të marrin votat sipas vendimit që do të japë populli, do të ulen ose në mazhorancë, gjë që e shoh të vështirë ose në opozitë gjë që e shoh vazhdim të natyrshëm të jetës së tyre politike në këtë fazë”.
FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në Elbasan, Peqin dhe Cërrik mbrëmjen e sotme, ku për pasojë janë shoqëruar për verifikim disa persona. Janë shoqëruar disa persona të cilët nuk kishin mjet identifikimi me vete. Kontrollet vijnë pas dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në Elbasan pak ditë më parë, ku u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe disa ditë më pas edhe shoku i tij, Regis Runaj.
Nëse ndiheni sikur ju dhe partneri jeni “grindur” me jetën tuaj seksuale, koha mund të jetë faktori i gabuar. Ndonjëherë koha më e e mirë për të bërë dashuri për njërin gjithashtu ndodh të jetë koha më e keqe për tjetrin. Ka të bëjë me kohën dhe epshin Një studim i vitit 2018 në “Frontiers in Psychology”, zbuloi se koha e epshit së burrave dhe grave është në kohë të kundërt: Gratë ndiejnë dëshirën më të madhe në mbrëmje, ndërsa burrat në mëngjes. Dhe përderisa ky është një lajm i mirë për çifte të të njëjtit seks, ai paraqet probleme…
Koronavirusi prej më shumë se një gjys viti është kthyer në kryefjalën e ndikimit që ka sjellë në aspektin shëndetsor dhe ekonomik në të gjithë botën. Së fundi një grup shkencëtarësh kanë zbuluar dy simptoma të reja që lidhen me koronavirusin, por që nuk ishin evidentuar më parë tek pacientët. Mediat e huaja bëjnë me dije se disa të sëmurë me COVID-19 kanë shfaqur simptoma të tilla si humbja e dëgjimit, dhe rënia e flokëve. Ndërkohë profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London dhe studiues kryesor i studimit të simptomave Covid-19, Tim Spector është shprehur se kanë parë disa…
Lodhja i dallohet në sy. Prej 140 ditësh Shefja e Infektivit Najada Çomo i shërben pacientëve të prekur nga koronavirusi. Por që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë pamja e saj ka ndryshuar dukshëm, por emri në bluzën e saj e identifikon. Fotoja e saj është ndarë ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Heronj!”, shkruan Manastirliu krah fotos duke shprehur mirënjohje për punën e tyre.
Një studim i nxjerrë së fundmi që turpëronte mjeket për publikimin e fotove me bikini, gjeti mbështetje edhe nga disa njerëz në internet. Studimi: “Prevalenca e përmbajtjes joprofesionale në mediat sociale në mesin e kirurgëve të rinj” në një revistë, përcaktoi si të papërshtatshme nxjerrjen e fotove me bikini nga mjekët. Kjo ngjalli pakënaqësi te stafi mjekësor, të cilët kanë krijuar edhe një hashtag në internet #MedBikini. Mjeket kanë postuar foto me rroba banje dhe uniformë, për të kundërshtuar këtë studim seksist.
Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”. Deri tani bëhet me dije se nuk ka viktima, por mësohet se është qëlluar disa herë me pistoletë në ajër.
Nëse nuk keni kondicioner apo nuk dëshironi që ta aktivizoni, me këto mënyra të thjeshta mund ta bëni të këndshme temperaturën në shtëpi dhe njëherësh të kurseni Qe se çfarë mund të bëni për të freskuar hapësirën në të cilën e kaloni kohën: 1. Errësoni hapësirat Dritaret gjatë pjesës së ngrohtë të ditës duhet t’i mbani të mbyllura dhe me grilat e lëshuara. Gjithashtu, këshillohet që në dritare të vendosni perde të bardha apo të shndritshme. 2. Perde të lagështa Njomni perdet dhe ngjitni në dritare. Kjo ka efekt vetëm nëse nata është me puhi të freskët, e cila lëviz…