Një makinë është shkrumbuar nga flakët në rrugën e “Durrësit” pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 16:25, ndërsa makina është në pronësi të K.SH. Sipas policisë zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit. Njoftimi i policisë: Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kujdesen të kryejnë vaksinën antigrip që në fillim të Shtatorit. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se për shkak të virozave të stinës, qytetarët duhet të kujdesen të mos preken edhe nga virozat e tjera, ndërkohe që në vjeshtë-dimër, në Shqipëri pritet të jetë vala e dytë e koronavirusit. Për shkak të pandemisë, këtë vit janë porositur 5-fish më shumë doza vaksine. Kjo vaksinë rekomandohet për të gjithë popullatën, por më shumë për grupet e riskut, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Sipas bluzave të bardha vaksina kundër gripit nuk shkakton efekte…
Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar, se hyrja e shqiptarëve me rrugë tokësore në shtetin helen, do të shtyhet deri më 15 gusht. Po ashtu në njoftim thuhet, se fluturimet ajrore do të ndalohen deri më 17 gusht. ‘Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β? 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020. Është njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020’, shkruhet në njoftimin më të fundit të ambasadës greke.
Dr. Joseph Varon, kreu i ekipit mjekësor në Qendrën Mjekësore të Përkujtimit të Houston-it, kthehet në shtëpi pas një dite të gjatë në punë. Doktor Joseph Varon nuk ka pasur një ditë pushimi për muaj me radhë. E premtja ishte dita e 13-të e tij radhazi që drejtonte njësinë e koronavirusit në Qendrën Mjekësore të Përkujtimit të Houston-it. “Nëse më pyet se si dreqin kam qenë në gjendje të mbijetoj për 134 ditë pa ndalesë, mendoj se është adrenalina” -tha ai. “Por unë jam duke vrapuar në tym. Ështe e vështire.” Dhe java e kaluar ishte më e vështira e…
Edhe pse ditën e djeshme kryeministri britanik vendosi përsëri kthimin e masave kufizuese për parandalimin e Covid-19 të rinjtë nuk i kanë marrë seriozisht urdhërat e qeverisë pasi me ardhjen e fundjavës janë rikthyer edhe festat e të rinjve. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihet se si të rinjtë festojnë duke mos respektuar rregullat e distancimit social dhe ata kanë shijuar fundjavën sipas mënyrës së tyre.
Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha. Më poshtë mund të mësoni, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës. Shëndeti i Zemrës Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër Mbrojtje për…
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci është shprehur optimist se vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në 2021 dhe sipas tij do të ketë qasje të gjerë në Shtetet e Bashkuara. Në raportimin e tij para Komisionit të Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton përgjigjen ndaj pandemisë, Fauci u tregua i matur kundrejt pyetjeve të republikanëve që i kërkuan me ngulm të përgjigjet nëse duhet apo jo të kufizohen ose ndalohen tubimet për të kontrolluar pandeminë, referuar këtu protestave kundër dhunës racore që kanë përfshirë vendin. “Unë nuk po favorizoj askënd. Po…
Ajo është një nga vajzat më të bukura të botës së modelingut dhe pse në fakt është në një moshë shumë të re. Ada Deda, vajza e Albina Dedës, deputetes së PD-së, nuk ngurron t’i ekspozojë format trupore duke tërhequr mjaf ndjekës në rrjetet sociale. Por së fundmi bukuroshja ka tërhequr vëmëndjen me deklaratën e saj për veten ku krah fotos shkruan “Ajo duket e turpshme, por është shejtan”, duke e shoqëruar edhe me një emoji që kupton se e ka në sensin e shakasë.
E shtuna dhe e diela do të kenë temperaturë 1-2 gradë më të ulëta se ditët që lamë pas kur termometri shënoi mbi 40 gradë celcius. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb në një lidhje me skype për Ora News na informon se temperaturat e ajrit për sot dhe nesër parashikojnë të jenë në vlerat nga 19°C deri në 39°C. Ndërkohë që dhjetëditëshi i parë i gushtit do të shoqërohet me temperature të larta, megjithëse do të ketë dhe reshje lokale në formë rebeshi. “Dhjetëditëshi i parë i muajit gusht pritet të jetë me temperature më të larta se vlerat normale.…
Një grua 40-vjeçare, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e 30 Korrikut. Bashkë me të u vu në pranga edhe një 25-vjeçar, me inicialet I.B. Pasi u ndoq për disa orë nga policia, ajo u prangos në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës, ku ushtronte profesionin e prostitutës. Por duket se krimi si saj më i madh nuk ishte prostitucioni. Gruaja kishte me vete në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur. Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit,…
Një çift u filmua nga turistët, ndërsa bënte seks gjatë ditës në një varkë me motor. Ngjarja e turpshme u filmua në mes të Liqenit të Komos. Personat e pranishëm i filmuan ata të zhveshur dhe publikuan videon në mediat sociale. Të dy, nëse identifikohen, rrezikojnë një gjobë shumë të lartë, siç ndodhi disa ditë më parë në plazhin e Ravenna.Seksi në publik, në plazhet e Ravenna gjobitet deri më 20 mijë euro. Episod i ngjashëm ndodhi të Shtunën e kaluar në Lido di Dante, në provincën e Ravenna, në një zonë të mbrojtur. Një çift u gjobit me 2,000…
Një atentat i mirëfilltë ka ndodhur pak pas mesnatë në Fier. 50-vjeçari Nihat Xhaferraj nga Vlora është plagosur në krah me armë brenda banesës së tezes së tij në lagjen “Mbrostar Ferko” duke i shpëtuar për herë të dytë atentati. Fillimisht u dërgua në spitalin e Fierit dhe më pas në atë të traumës në kryeqytet. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë të afërmve të të plagosurit tregojnë për ABC News se ai ishte fshehur prej kohësh në shtëpinë e tezes dhe për vendndodhjen kishte njoftuar dhe policinë e Vlorës. Këtyre të fundit siç thonë të afërmit e…