I njohur për shijet e tij popullore, Fahri Balliu fotografohet shpesh në zona ku përgjithësisht konsumohen produkte vendase. Ai është parë mbrëmjen e sotme duke shëtitur në Pazarin e Korçës. Nuk dihet me siguri nëse pas paçes, kërnackat e Korçës, janë një tjetër pasion i tij, por shëtitja me familjen në një prej investimeve të fundit të qeverisë, tregon se do të jetë një fundjavë e gjatë në bukuritë e Parisit të vogël.
Author: tirana
Policia e Shtetit u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor që të mos krijohen probleme në trafik. Në një postim në mediat sociale, Policia njofton se ka nisur prej orës 18:00, kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare, por shtojnë se situata në rrugët kryesore është e qetë. Njoftohet se Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun. “Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për…
Sot në mbrëmje Juventus do të ngrejë trofeun e siguruar matematikisht në javën e 36 të kampionatit. Kampionët e Italisë do të luajnë me Romën në orën 20:45 dhe për këtë takim pa objektiva kanë grumbulluar disa lojtarë të skuadrës U23 mes tyre dhe shqiptarin Xhakomo Vrioni. Kristiano Ronaldo është lënë pushim. Një mundësi për sulmuesin shqiptar të debutojë në Serie A. Për Juven është kampionati i nëntë radhazi dhe i 36 në total.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes se po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre. Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të covid-19. Statusi: Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit…
Blogeria e seksit Zhaklina Lekatari së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur gjatë për bullizmin që merr nga mediat sociale për temat që trajton, për komentet negative dhe si arrin t’i përballojë vazhdimisht kritikat që merr. Ndër të tjera ajo ka treguar për Ora news se çfarë nuk pëlqen nga mentaliteti shqiptar. Injoranca dhe vulgariteti janë gjërat e vetme që e shqetësojnë blogeren në Shqipëri, dhe sipas saj kjo mund të luftohet vetëm me edukim. Çfarë të shqetëson më shumë ty nga mentaliteti shqiptar? Injoranca dhe vulgariteti. Injoranca është më e madhja sepse ajo është më e keqja e…
Revista e mirënjohur franceze “Le Courrier Des Balkans” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin dhe analistin, Fatos Lubonja. Në këtë intervistë Lubonja flet për situatën në Shqipëri, Ballkan, por dhe për situatën e demokracisë në Evropën Perëndimore. Duke folur për ribashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me shtetet e BE, Lubonja deklaron se kjo ide ka qenë e bazuar në koncepte të thjeshta të kohës. “Ribashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në ishte një skenar frymëzues, por i bazuar në dy konceptime të thjeshta të kohës. Njëra u frymëzua nga teoria e “mbarimit të historisë” në Perëndim, sipas veprës…
Qeveria ka gati një program punësimi për ata që janë larguar si pasojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19. Ai/ajo që ka dalë i/e papunë për shkak të krizës së shkaktuar nga kriza shëndetësore botërore, për periudhën 10 mars deri më 23 qershor, ka mundësi të bëhet pjesë e programit të qeverisë për t’u punësuar në sektorin privat. Paga minimale me ligj prej 26 mijë lekë do të subvencionohet për të gjithë që do të jenë pjesë e programit nga shteti për 2 muaj nëse kompania punëson me kontratë 4-mujore punëkërkuesin dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punësuarit…
Sot rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Siç shihet dhe nga video, 82-vjeçarja është përcjellë nga një numër i paktë njerëzish për shkak të masave të COVID-19. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë dy djemtë e saj Edi dhe Olsi Rama, bashkë me familjet e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka qëllimet e qarta në Shqipëri për t’u bërë pjesë vendimmarrëse në politikën vendase. Aktivisti Arbër Zaimi tha se listat e hapura nuk kanë asnjë funksion demokratizuar dhe kjo, sipas tij, është provuar edhe në Kosovë. Zaimi u shpreh në OraNews se me pragun e dyfishtë dhe rajonalizimin proporcional, lëvizjeve të reja u hiqet mundësia për t’u futur te politikat elektorale. “Shoh që ka një naivitet të madh kur shoh si paraqiten listat e hapura si një zgjidhje për demokracinë që është e kapur tashmë. Ne mendojmë se me një artificë ligjore, do t’ua marrin…
Mjeku i njohur Alban Hatibi është shtruar në Reanimacionin e Spitalit Covid-2, në “Sanatorium”. Ai ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer disa ditë më parë, dhe mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Përmendim këtu se Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infektuar te shtruar në spital dhe 4 viktima. Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel qytetarëve të shmangin festat, ditëlindjet, dasmat e ceremonitë mortore si vatra kryesore e shpërndarjes së COVID-19, por ajo që vihet re është se shumë qytetarë ende nuk janë ndërgjegjësuar. Kjo ndoshta dhe për faktin se virusi shumë i rrezikshëm është i padukshëm dhe shumë njerez mund të jenë të prekur nga COVID-19, por mund të mos kenë simptoma.…
Balerina Alba Hoxha këtë fundjavë po pushon në det, për të sfiduar temperaturat e nxehta. Nga deti, Alba ka ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi mjaft provokuese, ku shihet me mini bikini veshur. Prej vogëlsisë së tyre nxirren në pah hiret trupore. “Kënaqu rini”, shkruan Alba, bashkëngjitur fotos vajza e motit, duke marrë pëlqime të shumta.