Mjeku i njohur Alban Hatibi është shtruar në Reanimacionin e Spitalit Covid-2, në “Sanatorium”.
Ai ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer disa ditë më parë, dhe mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar gjatë orëve të fundit.
Përmendim këtu se Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.