Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vetëvendosje do të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri

18:18 / August 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VV Albin Kurtii Zgjedhjet 2019 010
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka qëllimet e qarta në Shqipëri për t’u bërë pjesë vendimmarrëse në politikën vendase. Aktivisti Arbër Zaimi tha se listat e hapura nuk kanë asnjë funksion demokratizuar dhe kjo, sipas tij, është provuar edhe në Kosovë.

Zaimi u shpreh në OraNews se me pragun e dyfishtë dhe rajonalizimin proporcional, lëvizjeve të reja u hiqet mundësia për t’u futur te politikat elektorale.

“Shoh që ka një naivitet të madh kur shoh si paraqiten listat e hapura si një zgjidhje për demokracinë që është e kapur tashmë. Ne mendojmë se me një artificë ligjore, do t’ua marrin pushtetin kryetarëve të partive. Kjo është e gabuar, pasi është studiuar se listat e hapura nuk e kanë këtë funksion. Kosova ka listat e hapura, por partitë janë tërësisht të kontrolluara nga liderat e partive. Partitë në Kosovës janë me emra. Unë mendoj se kërkesa është fiktive nga Rama për të hequr mendjen nga dështimet shëndetësore dhe për të krijuar një shtypje të frymës opozitare.

Me pragun e dyfishtë dhe rajonalizimin proporcional lëvizjeve të reja u hiqet mundësia për tu futur të politikat elektorale. Është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri dhe mendoj se do të hidhet një hap i tillë i cili do të njoftohet. Unë mendoj se një veprim i tillë do të konsultohet brenda strukturave tona demokratike. Pavarësisht VV, ne jemi të detyruar që të themi të vërtetën”, tha ai.

Për Zaimin, këto janë hile të Ramës për të kapur shtetin dhe nëse kërkohet demokratizimin duhet që të ketë sistem proporcional kombëtar.

“Këto ndryshime kushtetuese dhe kjo reformë elektorale nuk është në të mirën e përgjithshme, por një hile për të forcuar kapjen e shtetit nga Edi Rama. Nëse duan forcimin e demokracisë duhet të ishte shndërruar vendi në një zonë elektorale me proporcional kombëtar. Kështu nuk humbasin votat e asnjë subjekti. Do të duhet që të vendosej demokratizimi i partive. Nuk mund të shkelet statusi i partive dhe të mos mbajnë përgjegjësi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.