Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Listat dhe koalicionet, Rama fton sërish Bashën: Eja ulemi për të gjetur konsensusin

21:32 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PS-ja kërkon që listat të hapen 2/3 për të garantuar përfaqësimin gjinor, por PD këmbëngul për 100%. Kryeministri Edi Rama shprehet se propozimet janë të ndryshme prandaj fton kryedemokratin që të ulen dhe të diskutojnë pa humbur kohë, ndryshe shumica është e vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë. 

“Ne jemi për jo më pak se 2/3, që të mos e kufizojmë veten për t’i hapur 100%, por të mos e lejojmë një mbyllje më shumë se 30%. Dhe e gjitha kjo është për t’u diskutuar, ne nuk jemi partia që flet e para, por e fundit, i japim vetes kohë për të analizuar të gjitha qëndrimet dhe avantazhet apo disavantazhet e një ndryshimi të mundshëm.

Dhe kështu ndodhi edhe listat e hapura, që nuk i kemi parë me simpati fillimisht, por duke parë që publiku ishte i interesuar, ne mbajtëm anën e publikut. Unë personalisht i kam dëgjuar me orë të tëra (opozitën jashtë parlamentit) dhe janë zhvilluar debate të gjata të përsëritura, janë dëgjuar plotësisht, nuk kanë dashur të dëgjojnë më shumë se aq, por nuk mund ti prisnim pafundësisht. Ka një kohë për të dëgjuar, ka një kohë për të vendosur, ka një kohë për të votuar“.

Por a është i duhuri propozimi i Lulzim Bashës për hapjen 100% të listave? “Nuk ka një propozim të duhur ose të pa duhur, ka propozime të ndryshme, e duhura është që të ulemi dhe të diskutojmë pa humbur kohë në mënyrë që të gjejmë mundësisht një dakordësi sa më të gjerë” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.