FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në Elbasan, Peqin dhe Cërrik mbrëmjen e sotme, ku për pasojë janë shoqëruar për verifikim disa persona.
Janë shoqëruar disa persona të cilët nuk kishin mjet identifikimi me vete.
Kontrollet vijnë pas dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në Elbasan pak ditë më parë, ku u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe disa ditë më pas edhe shoku i tij, Regis Runaj.