Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të akuzuar për abuzim seksual. Sipas uniformave blu në qytetin bregdetar është arrestuar shtetasi me iniciale A.Q. 48 vjeç nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona me aftësi të kufizuara. “A. Q., 48 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e ish-bashkëjetueses (e pazotë për t’u mbrojtur)”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe 33 vjeçari, A.Ç. i cili akuzohet se…
Author: tirana
Të gjithë jemi në dyshim nëse jemi prekur nga koronavirusi. Megjithëse është e vështirë të thuhet një përgjigje e saktë, vetëm nëpërmjet simptomave, këtu janë disa shenja që tregojnë se në të shkuarën ju mund të keni qenë të infektuar. Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt! Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin. Nëse keni pasur ethe dhe kollë! Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa…
Mësohet se biznesmeni Ladi Pasmaciu, i cili ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë e tij, të cilët i kanë bërë dedikime prekëse në rrjete sociale. Biznesmeni që ka ndërruar jetë sot është pronar i një fabrike në të cilën prodhohen tre varietete të vajit të ullirit. Fabrika e tij është vizituar dhe nga aktorë politikë, një prej tyre është ministri Blendi Çuçi.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ka bërë ironi me kryeministrin Rama, i cili dje njoftoi për rivendosjen e ‘Kërpudhës’ në oborrin e kryeministrisë. Më herët ajo ishte dëmtuar nga protestat e opozitës, ose nga ata ‘që protestonin me molotof’ sipas Ramës. Ndërkohë Grida thotë se në një kohë kur vendi përballet me shumë peripeci si pandeminë, tërmetin apo rrënimin ekonomik, qeveria merret me hobet personale. “Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale!”-shkruan Duma.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan sot kantierin e rindërtimit në Bubq ku puna vijon për të jetëzuar planin e ri të zhvillimit për qendrën administrative e komunitare. Kryeministri Rama tha se procesi ka kaluar nëpër shumë etapa për të ardhur në pikën finale ku ndodhet sot. “Është një proces që ka kaq shumë shtresa, që nga fillimi i punës me konstatimet, pastaj me verifikimet, ankimimet, pastaj me financimin, projektimin, projektzbatimin, tenderimet dhe tani që të gjitha kanë filluar, faktikisht, nga pikëpamja e infrastrukturës. Patjetër që padurimi bëhet më i madh çdo ditë, por…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në një intervistë televizive se socialistët paktin 5 Qershorit dje e votuan me një peng. “E votuam dje me 99 vota pro, por kemi pengun e madh që depolitizimi i procesit zgjedhor u bë i pamundur nga frika e Lulzim Bashës dhe PD-së, vetë atë peng kemi, për të tjera e kemi votuar. Për të kënaqur Bashën dhe për t’i hequr frikën”. Tashmë debati është zhvendosur te ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet. Ilir Meta paralajmëroi se nuk do ta njohë kryeministrin e dalë nga zgjedhjet e 2021 nëse…
Një vajzë 3-vjeçare vdiq sot nga koronavirusi në Belgjikë, duke u bërë viktma më e re e Covid e regjistruar në vend. Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve në Belgjikë është në rritje: mesatarisht tre në ditë në javën e kaluar. Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në vend totali i infeksioneve është rritur në 64.847 raste kurse numri i përgjithshëm I vdekjeve ka shkuar në 9812. Provinca e Antwerp ka numrin më të madh të rasteve të infeksionit. Belgjika do të zbatojë kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference…
Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë, ku u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri. Njoftimi i policisë: Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të vrisni me armë zjarri dy shtetas të tjerë. Shpallet në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën…
Ambasada gjermane ka njoftuar sot se është hapur përsëri zyra e vizave dhe pasaportave. Në njoftim thuhet: +++ Rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave +++ Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri. +++ Wiedereröffnung der Pass- und Visastelle +++ Die Pass- und Visastelle der Deutschen Botschaft Tirana nimmt ab Montag, den 27.07.2020, den normalen Dienstbetrieb wieder auf; bestehende Termine können wahrgenommen werden. Die…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë është për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Gjatë raportimit para deputetëve, Hoti tha në takimin e 16 korrikut në Bruksel, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike. “Tema e parë, personat e pagjetur për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror, moral ndaj familjeve të tyre. Andaj është trajtuar me parime dhe kërkesa të qarta që janë: në përputhje të plotë me Ligjin humanitar…
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Në pranga ka rënë shtetasi E. B., punonjës i një fondacioni financiar jobankar, i cili duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet. Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i…
Pas 86 vjetësh, besimtarët myslimanë në Turqi do t’i mbajnë lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të cilin Turqia e ktheu në një xhami, përmes një dekreti presidencial, i cili u dënua ndërkombëtarisht. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij konservatorë do të marrin pjesë në lutjet në monumentin që u ndërtua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justiniani I, si kisha më e madhe në botën e krishterë. Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës do të mbulohen me perde në kohën e lutjes. Shën Sofia, apo siç njihet në Turqi Aja…