Mësohet se biznesmeni Ladi Pasmaciu, i cili ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë e tij, të cilët i kanë bërë dedikime prekëse në rrjete sociale. Biznesmeni që ka ndërruar jetë sot është pronar i një fabrike në të cilën prodhohen tre varietete të vajit të ullirit. Fabrika e tij është vizituar dhe nga aktorë politikë, një prej tyre është ministri Blendi Çuçi.
