Author: tirana

Rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Read More

Ambientalisti Sazan Guri ka denoncuar rritjen fiktive të viktimave nga COVID-19. Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, historinë e një shoqeje të tij, të cilës i ka vdekur babai. Guri shkruan, se një kompani funerale, i kishte premtuar se do t’i zeronte të gjitha shpenzimet prej 1.2 milion lekësh, nëse e regjistronte babanë si të vdekur. Më tej ambinetalisti shkruan, se pronari i kompanisë së funeralit i kishte thënë shoqes së tij, se nga kjo pikë kishte 95 të vdekur fals. Në fund Guri ka ngritur edhe një pyetje, se kush fshihet pas agjencisë sëfuneraleve dhe pse…

Read More

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, e sheh të domosdoshëm aplikimin e penaliteteve për mosmbajtjen e maskës në mjedise publike. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Rakacolli tha se kjo do të rregullohet së shpejti përmes një akti normativ, pas një propozimi të Komitetit të Ekspertëve. “Vendosja e maskave ka qenë dhe është e detyrueshme në çdo protokoll hapjeje. Në supermakete dhe institucione nuk të lejojnë të hysh pa maskë. Problemi është se duke menduar gjithmonë te ndërgjegjësimi i njerëzve nuk është shoqëruar me penalitete. Për këtë arsye, me këtë rritje numrash dhe…

Read More

Parlamenti italian pritet të marrë vendimin për zgjatjen e mbylljes së kufijve me Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të marte. Ndonëse BE ndërmori i pari vendimin për mos të lejuar turistët shqiptarë të udhëtojnë drejt vendeve europiane, u takonte vendeve të treta ta zbatonin ose jo këtë ‘urdhër’. Shtimi i rasteve me Covid-19 në vendin tonë duket se ka friksuar fqinjët e Italisë të cilët kërkojnë të ruhen nga një riinfektim i radhës. Sipas raportimeve të fundit mësohet se parlamenti italian do të miratojë dekretin e ri për të mos lejuar hyrjen e shqiptarëve të paktën deri në fund të muajt…

Read More

Katër të rinj janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Krujës se kanë nxitur një 17-vjeçare që të përdorë drogë dhe se me këtë formë më pas ata e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni. Një numër i madh meshkujsh të tjerë janë në kërkim pas përmendjes së emrave të tyre, të cilët kanë kryer orgji, e kanë abuzuar dhe më pas i ofronin kokainë. Gjithçka ka nisur nga kallëzimi i një gruaje që i është drejtuar stacionit të policisë Fushë-Krujë për të denoncuar largimin e të bijës nga shtëpia, më datë 19 nëntor 2019. Por siç rezulton më tej thonë…

Read More

Ish-kapitenia e Serbisë në Basketboll, Milica Daboviç, është dashur të lùftojë disa herë kundër kërkesave për seks që kishin shkruar në drejtim të saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi, 38-vjeçarja ka zbuluar se gjatë karrierës së saj i janë ofruar disa herë oferta për seks, por ajo i ka refuzuar, duke thënë se kështu e shikon veten me krenari në pasqyrë. “Një president klubi dëshironte seks me mua, por unë nuk pranova. 3 muaj pas kësaj ata më larguan nga skuadra, madje as nuk më paguan për këtë periudhë. Megjithatë kjo nuk ishte hera e vetme, pasi njëherë…

Read More

Është fare e kuptueshme që çdo vit në verë të duash një palë rroba banje të reja. Por të kërkosh për bikini nuk është e thënë të jetë një punë torturuese. Nëse gjen stilin që të pëlqen apo që të bën të ndihesh rehat, atëherë e ke të gjithë sezonin e nxehtë për vete. Po pse është tani koha ideale për të blerë një palë rroba banje të reja? Është përgjigje mjaft e thjeshtë. Nëse bëni një kërkim në rrjet, e gjeni: sepse tani të gjitha markat e njohur të bikinit janë “on sale” – pra gjithçka ofrohet me ulje…

Read More

Nga Kastriot Dervishi Kam qenë gjithnjë për mospublikime emrash të rrjetit sekret të Sigurimit të Shtetit, nisur nga dy rrethana kryesore: nga mungesa e provave dhe të rasteve të rrjedhura nga rekrutimet e dhunshme me material shtrëngues në kushte pengmarrjeje. Mund të publikohen menjëherë emrat e rezidentëve, strehuesve (të banesave vetjake), si dhe të çdo komunisti apo të besuari të regjimit. Sepse kjo kategori është rekrutuar me dëshirë dhe pa material shtrëngues. Te kategoria e strehuesve, bëjnë dallim ata që kanë pasur mjedise shtetërore të punës së përditshme si shkollën, uzinën, studion, etj, të cilët nuk mund të kundërshtonin urdhrin…

Read More

Një 56-vjeçare e infektuar me Covid është pacientja e parë që i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër. Ekipi i kardiokirurgëve i kryesuar nga doktor Altin Veshti ka bërë të mundur që gjithçka të shkojë mirë: “Është operacion rutin. Ajo që e bën të veçantë këtë operacion, është që është kryer për herë të parë në Shqipëri nga një paciente Covid pozitiv”. Gruaja është paraqitur në spital me shqetësime të zemrës. Ajo dhe stafi që realizoi ndërhyrjen nuk ishin në dijeni se pacientja ishte e prekur nga koronavirusi, por respektimi i protokolleve ka bërë të mundur që asnjë të mos…

Read More

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ishte i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku ndryshe nga herët e tjera foli për jetën e tij personale. “Nëna na la shumë herët. Ka vdekur 40 vjeç, vëllai i vogël ishte 5-6 vjeç, babai nuk u martua më. Atë bursën që merrja e ndaja me të gjithë. Isha në vit të tretë në fakultet. Natën punoja në fabrikën e tullave në Vorë, ndërsa ditën ndiqja shkollën… Pasi mbarova studimet e larta me mesatare shumë të mirë, afro 9.9, u propozua që të më mbanin aty, por nuk funksionoi. Edhe asokohe duhej një referim…”,…

Read More

Dy personat që u arrestuan pasi që prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, janë vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PD Andon Frroku. Frederik Frroku 57 vjeç nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi. Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i tij Henri Frroku cili po i shiste ilaçin një klienti. Frederik Frroku…

Read More

Sara dhe Ledri janë padyshim çifti më i komentuar i momentit, sidomos pas lajmeve për shtatzëninë e Sarës. Nga ana tjetër, nëna e Ledrit, Xheraldina, ka treguar disa të pathëna ditën e sotme, teksa ishte në një intervistë për “Pushime on Top”, ku nuk i ka kursyer superlativat për nusen e saj, të cilën nuk e konsideron si të tillë. Ajo tha se në të vërtetë i duket sikur Sara është rritur në familjen e tyre. “Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them…

Read More