Ambientalisti Sazan Guri ka denoncuar rritjen fiktive të viktimave nga COVID-19. Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, historinë e një shoqeje të tij, të cilës i ka vdekur babai. Guri shkruan, se një kompani funerale, i kishte premtuar se do t’i zeronte të gjitha shpenzimet prej 1.2 milion lekësh, nëse e regjistronte babanë si të vdekur.
Më tej ambinetalisti shkruan, se pronari i kompanisë së funeralit i kishte thënë shoqes së tij, se nga kjo pikë kishte 95 të vdekur fals. Në fund Guri ka ngritur edhe një pyetje, se kush fshihet pas agjencisë sëfuneraleve dhe pse ka kaq shumë interes për të rritur numrin e të vdekurve nga COVID-19
