Author: tirana

Emri i këngëtares Aurela Gaçe është ndër më të lakuarit në media dhe njihet gjerësisht nga publiku shqiptar. Karriera e saj në muzikë është e gjatë dhe hitet që i ka lënë muzikës nuk numërohen. Njësoj si në daljet e para, Aurela vazhdon të ruajë të njëjtën energji dhe përcjell pozitivitet të madh në skenë e në ekran. Sot, këngëtarja është bërë nostalgjike për klipin e saj të parë, i cili është publikuar fiks 20 vite më herët. “Cimica” titullohej kënga e saj e parë, ku Aurela është shfaqur shumë e re dhe me flokët bjond. Ajo ka ndarë me…

Read More

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot sot lidhur me ndryshimet kushtetuese që do të bëhen që nisin me listat e hapura, heqjen e koalicioneve parazgjedhore si dhe uljen e pragut elektoral. Një prej relatoreve të këtyre ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit është edhe deputetja Ediola Braha, e cila ka dalë nga listat e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, por CV-ja e saj lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht në njohuritë e saj juridike. Ka qenë gazetarja Esiona Konomi, ajo që ka bërë publike CV-në e deputetes, e cila ka mbaruar Universitetin në një shkollë private, që tashmë është mbyllur, dhe…

Read More

Aurela Hoxha cilësohet si një nga modelet më të komentuara në mediat rozë dhe jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për jetën personale. Prej disa kohësh modelja jeton në Spanjë. Aurela e cila numëron më shumë se një milionë ndjekës në Instagram, është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria. Së fundmi këngëtarja ka postuar ndisa foto nga një jaht në det, ku shihet me një bikini ngjyrë të bardhë dhe shumë sensuale.

Read More

Rezarta Shkurta me bashkëshortin Ermal Hoxha dhe vajzën e tyre, Hera, kanë nisur pushimet në bregdetin shqiptar. Rezarta ka ndarë foto e video të shumta, por nga të gjitha na ra në sy një video ku shihet në jaht me Ermalin, duke ndarë kështu disa momente intime. Rezarta ka publikua një video që përmbledh pushimet e tyre dhe momentet pranë Ermalit, teksa e puth dhe e përqafon. “Gjysma ime”, shkruan Rezarta krahas videos.

Read More

Greqia ka vendosur të shtojë masat parandaluese për përhapjen e pandemisë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri grek Qiriako Miçotaqis, i cili ka thënë testet për Covid-19 do të kryhen në disa pika kufitare. Disa nga pikat doganore ku do të shtohen masat janë përmes kufirit me Shqipërinë, përkatësisht në Kakavijë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Në doganën e Promachonas me Bullgarinë është edhe rreziku më i madh. Në total, nga 67.797 të kryera nga kjo pikë doganore, prej të cilave vetëm 218 apo 0.35 kanë rezultuar pozitivë. Të gjithë personat që do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dukaj, Tepelenë, ku me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural përmes IPARD, Bledar Hysa ka ndërtuar një baxho me pajisje dhe dhoma frigoriferike të standardeve bashkëkohore, ku mbledh qumësht nga zona e prodhon 15 kuintalë djathë në ditë. Sikurse shihni edhe nga këto pamje, ata kanë shijuar edhe prodhimet e zonës, ku tavolina ka ushqim të bollshëm me mish dhe me dhallë të freskët. /tirananews.al

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Gjatë kësaj dite mund të ketë pak mërzi në çift, sidomos për ata që kanë kohë që janë bashkë. Duhet të mundoheni që të bëni diçka për ta gjallëruar lidhjen. Ndoshta problemet financiare mund të ndikojnë në raportin në çift. Në punë do të jeni disi të stresuar, por rezultatet do të nisin të duken. Demi Kjo është një ditë optimale…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID2.  Nisur nga situata aktuale e rritjes së rasteve të infektuar me SARS COV2 dhe pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Manastriliu deklaroi gjatë takimit me mjekët e këtij spitali, se, “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID19, pasi ka strukturë të dedikuar, kapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive dhe ekip profesionist dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga COVID19. “Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e…

Read More

Së fundmi Olsi Bylyku ka publikuar klipin e shumëpritur të këngës “Diablo”, të cilin e kishte njoftuar prej disa javësh. Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur mijëra shikime në Youtube. Në klip Olsi shfaqet duke kërcyer me një vajzë bjonde kaçurrelse që ra shumë në sy. Vajza quhet Emanuela Pemaj dhe është pjesë e agjencisë “Tirana Fashion model”, e themeluar nga Klevis Cota. Emanuela është shumë bukuroshe dhe me një trup për t’u patur zili, kjo shihet edhe nga fotot që ajo publikon në Instagram ku ndiqet nga 16 mijë fansa.

Read More

Ka shkuar mbi 13 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Saktësisht, numri i njerëzve që janë me Covid-19 në të gjithë globin ka shkuar në 13 081 79.Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në të gjithë globin ka shkuar në 572 544 individë. Ndërsa, deri tashmë në të gjithë rruzullin janë shëruar nga koronavirusi, 7 624 536 njerëz. Shteti me më shumë të infektuar me Covid-19, është SHBA me mbi 3.4 milionë të infektuar, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Peruja, Kili, Spanja, Meksika etj.

Read More

“S’keni parë asgjë akoma” është një shprehje e cila identifikon kryeministrin Edi Rama, por kësaj here ajo është përdorur nga kryebashkiaku i Tepelenë, Tërmet Peçi. Teksa po inspektonin përfundimin e punimeve në by-passin e Tepelenës, Peçi i thotë Ramës “këtej s’kemi parë asgjë akoma”. Kryeministri Edi Rama i buzëqeshur e përsërit edhe një herë shprehjen e tij, por kësaj radhe e thënë nga dikush tjetër. Biseda e plotë Rama: Do të shkojmë pak te kalaja? Tërmet Peçi: Do shkojmë patjetër te kalaja. Te kalaja brenda apo këtej? Rama: Edhe brenda dhe këtej Rama: Këtej e pamë… Tërmet Peçi: Jo, këtej…

Read More