Author: tirana

Opozita e Bashkuar ka dalë me një deklaratë për mediat, me anë të së cilës thotë se “dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore”. Deklarata Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ky veprim diabolik po…

Read More

Kur kanë kaluar 11 ditë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin. Hetuesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë patur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.…

Read More

Këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Tv Klan të ftuara ishin moderatorja Eva Murati dhe motra e saj, Doris, e cila shfaqej për herë të parë në ekran. Eva Murati tregoi se ajo dhe motra e saj janë si dy shoqe të ngushta dhe pesë vite diferencë thuajse nuk ndikojnë fare në marrëdhënien e tyre. Motra e Evës, Doris është studente në vitin e parë për mjekësi, por është duke ndjekur edhe rrugën e të atit. Një nga pasionet e saj është edhe modelingu, ku përmes profilit të saj të Instagram ajo reklamon produkte të ndryshme edhe falë ndihmës së…

Read More

Sekretari i Partisë Demokratikë për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ishte në Abc News, ku mes të tjerash foli për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Gjata i cilësoi lëvizjet e fundit të kryeministrit si tentativë për të mbuluar atë që po ndodh realisht në vend. Sipas Gjatës, Rama është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, prandaj kërkon të bëjë ndryshimet kushtetuese. “Pa dashur ti hyjmë, që ana tjetër e monedhës është frika e humbjes së zgjedhjeve. Ka parë sondazhet. E vetmja gjë është që të bëjë këto. Realiteti është kundër Ramës, ekonomia, rendi gjithçka, faktori ndërkombëtar është kundër…

Read More

Analisti Fatos Lubonja thotë se arsyeja që pse kryeministri Rama synon që të heqë koalicionet është që të fusë në Kushtetutë një nen që qeverinë e krijon partia e parë. Sipas tij, duke hequr koalicionet midis PD-së dhe LSI-së, Partia e parë fituese i bie të jetë PS-ja edhe për faktin se ka rritur numrin e punësimeve në administratë si dhe kapjen e medias. Pjesë nga deklarata për News 24: Në 5 qershor u mbyll një marrëveshje që përcaktonte rregulla loje. Ata që luajnë përcaktojnë rregullat. Ne nuk i kishim të pranuara dhe ata u ulën i pranuan. Ky është…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka marrë sot vendimin për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se ka vendosur unanimisht të lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Njoftimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për…

Read More

Benjamin Keough, djali i Lisa Marie Presley, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Raportohet se muzikanti, nipi i Evlis dhe Priscilla Presley dhe vëllai i aktores Riley Keough, ka kryer vetëvrasje mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e tij. Menaxherja e Lisa Marie e konfirmoi lajmin dhe me anë të një deklarate të shkurtër tha: “Ajo është zemërthyer, e shkatërruar, nuk mund të ngushëllohet, por po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjaket 11-vjeçarë dhe vajzën e madhe, Riley-n. Ajo e adhuronte të birin, ishte dashuria e jetës së saj.” Asnjë prej pjesëtarëve të famlijes nuk ka komentuar mbi ngjarjen…

Read More

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse prej saj përftohet një pije me 1 mijë virtyte. Ata që preferojnë që të pinë çajra bimorë, me siguri do ta kenë hasur shpesh mëllagën si një nga përbërësit më të suksesshëm kundër shenjave të bronkitit dhe të të ftohurit në pijen e nxehtë. Kjo lule në dukje e parëndësishme, kur krahasohet me shafranin e Indisë dhe xhënxhëfilin, ka të njëjtin super-rol kundër: bronkitit, cisteve, gastritit, ekzemës. Përfitimet kryesore nga…

Read More

Me shtimin e rasteve pozitive me COVID-19 në vend, pyetja që po mundon qytetarët është nëse do të mbyllen sërish në karantinë apo jo. Ministrja Manastirliu e ftuar në “Top Talk” ka folur pikërisht për dilemat e mbylljes, duke u shprehur se nuk parashikohet një mbyllje, por se gjithsesi duke parë numrin e lartë të rasteve, ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren. “Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.…

Read More

Një qytetar ka shpërthyer keq ‘live’ në një emision ndaj klasës politike dhe në veçanti ndaj Presidentit Meta. Gjatë telefonatës në Report tv me moderatorin ai tha se Meta është kapur me video, është hajdut dhe kriminel. “Pse nuk bie në gjunjë më për Kushtetutën, Ilir Meta, ai banditi, krimineli, hajduti. Është kapur me video, e vdiqën burrin e huaj, e futën në dhe. Superkrimineli, superhajduti, bashkë me Sali Berishën”, tha ai.

Read More

Një lloj i ri i koronavirusit, i cili ka pësuar mutacion dhe është më agresiv se ai që gjendet në Itali, mund të jetë baza e shpërthimit të Covid që u shfaq këto ditë në Rajonin italian të Veneto-s dhe që u zbulua te një sipërmarrës italian nga Viçenca, i cili ishte kthyer pak ditë më parë nga Serbia. Guvernatori venecian, Luca Zaia, tha gjatë një konference për shtyp, se u gjetën dallime thelbësore midis virusit ”të importuar” nga Ballkani dhe atij që ka qarkulluar dhe po vazhdon të qarkullojë në Itali. Duke hyrë në detaje, guvernatori Zaia tha se…

Read More

Teksa vendi po përballet me shifra të larta të të prekurve me koronavirus, Komuniteti Mysliman ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare. Nisur nga kjo situatë, KMSH iu ka kërkuar të gjithë myftinjve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozitet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19. REAGIMI I KMSH-SË Të nderuar besimtarë e besimtare! Prej disa muajsh jemi në një situatë të pazakontë, e cila ka sjellë mjaft vështirësi dhe kufizime në jetën dhe përditshmërinë tonë. Të vetëdijshëm që mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo njeriu…

Read More