Sekretari i Partisë Demokratikë për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ishte në Abc News, ku mes të tjerash foli për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Gjata i cilësoi lëvizjet e fundit të kryeministrit si tentativë për të mbuluar atë që po ndodh realisht në vend.
Sipas Gjatës, Rama është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, prandaj kërkon të bëjë ndryshimet kushtetuese.
“Pa dashur ti hyjmë, që ana tjetër e monedhës është frika e humbjes së zgjedhjeve. Ka parë sondazhet. E vetmja gjë është që të bëjë këto. Realiteti është kundër Ramës, ekonomia, rendi gjithçka, faktori ndërkombëtar është kundër tij. Po ndryshove kushtetutën duhet të ndryshosh edhe kodin, pra ra marrëveshja. Po e bën se ka frikë nga humbja e zgjedhjeve. E drejta e koalicionit është standard demokracie”, deklaroi ai.
Gjata shprehet i bindur se Rama nuk del forcë e parë dhe e tremb fitorja e opozitës, që sipas demokratit do të jetë e llahtarshme.
Po ashtu, demokrati u pyet se përse PD nuk është dakord me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa u shpreh:
“Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi.
Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit. Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese”.
