Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E bujshme, KPA jep vendimin final/ Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës

18:47 / July 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hysni Demiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka marrë sot vendimin për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se ka vendosur unanimisht të lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj.
-Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

Vitin e kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja vendosi për shkarkimin nga detyra të tij.

Hysni Demiraj e ka filluar karrierën në fillim të viteve ’90 si hetues dhe më pas si prokuror në Tropojë. Në mesin e viteve ’90 ëshë emëruar gjyqtar në Gjirokastër, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2009, kur u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetar i kësaj gjykate.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.