Author: tirana

shumica prej nesh jemi duke bërë disa gabime sa herë që vendosim maskën, të cilat mund të rezultojnë në infektim me virusin që po shkakton sëmundjen Covid-19. Sidoqoftë, për të vendosur maskën si duhet, duhet t’i ndiqni këto shtatë këshilla: 1. Kur vendosni maskën sigurohuni të mbuloni gojën dhe hundën; 2. Lani duart ose përdorni sanitizuesin e duarve para se ta vendosni maskën dhe pasi ta hiqni atë, në mënyrë që ta parandalojë depërtimin e mikrobeve në maskë; 3. Mundohuni të mos prekni sytë, hundën ose gojën asnjëherë; 4. Vendoseni maskën në qese plastike, deri sa t’iu vjen mundësia ta…

Read More

Zbuloni cilat janë shenjat e zodiakut që priren të qëndrojnë miq me ish partnerët e tyre: Binjakët Për shkak të fleksibilitetit dhe kuriozitetit të tyre, ata mezi presin të shohin se deri ku mund të shkojë miqësia e tyre. Binjakët jetojnë në të tashmen dhe shijojnë çdo moment me humor dhe rrjedhshmëri. Ata përqafojnë ndryshimin në çdo mënyrë dhe ka të ngjarë të vazhdojnë takimin me ish-partnerët, pasi të jetë ndarë. Peshorja E drejtuar nga ekuilibri, shenja e Peshorjes zakonisht i sheh të gjitha gjërat e mira që ish-i solli në jetën e saj kur një marrëdhënie përfundoi. Ajo do…

Read More

Më 27 Prill 2020, tek rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Viktimat po udhëtonin me një automjet kur u qëlluan për vdekje me breshëri arme. Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga kjo ngjarje e rëndë, pak ditë më parë policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje Talo Çelën, i cili ka qenë gjithashtu i kërkuar për grabitjet e parave në aeroportin e Rinasit. Për kapjen e 49-vjeçarit, është vënë në dispozicion edhe një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që jep informacion. Përballë gazetarit Spartak…

Read More

Duke folur për deklaratën e mëhershme të kryetarit të PD se kryeministri Edi Rama i kishte çuar atij njerëz në zyrë që t’i propozonte postin e kryeministrit dhe Rama president, analisti Andi Bushati tha në Open, se ai ka informacione që Rama ka çuar njerëz dhe në vilën e tij.  “Unë në fakt di diçka që nuk do ta shkruaja vetë, por e di që njerëzit e Ramës i kanë shkuar në vilë Bashës. Rama është ai që po bën të gjithë gjënë për të vjedhur zgjedhjet”, tha ai.

Read More

Një qytetar, i cili ka qenë duke pushuar në plazhin e Currilave në Durrës ka mbetur i habitur nga një skenë që ka parë në breg të detit. Siç shihet edhe nga videoja që ka dërguar, një çift shihen teksa “shijojnë” njëri-tjetrin, hapur fare në një ambient që ka edhe fëmijë. Ata janë të shtrirë në breg të detit dhe në një moment burri godet nga të pasmet vajzën. Qytetari shprehet i shqetësuar për sjelljen e tyre, pasi zona është e mbushur me pushues. 

Read More

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në TCh u diskutua për listat e hapura apo të mbyllura në zgjedhje. Analistët e ftuar në studio u përplasën me njëri-tjetrin duke shkuar deri në ofendime.  Enton Abilekaj duke qenë kundër argumentave të Carlo Bollino-n i është kthyer: Po boll, mos gënje, mos shërbe më se u lodhe. Je shërbëtor i paguar, je lëtyrë e paguar.

Read More

Anëtari i Nisma Thurje, Endri Shabani ka treguar se kryedemokrati Lulzim Basha i kishte premtuar që do dilte pro hapjes së listave. Ai tha se tani kreu i PD nuk po mban këtë qëndrim. “Po them diçka që se kam thënë më herët. Basha ma ka premtuar se do dalë pro hapjes së listave. Ma ka thënë tekstualisht që do dalë pro hapjes së listave. Tashmë ai nuk po mban premtimin. Basha po mbron një sistem që e ka bërë Rama me Berishën në vitin 2008”, tha Shabani për Open.

Read More

Ditën e martë pesë drejtues dhe lojtarë të skuadrës së Tiranës do të dalin përpara Komisionit të Etikës për të dhënë versionin e tyre, për ndeshjen e dyshuar si të trukuar mes Bylisit dhe Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Drejtuesit e skuadrës ballshiote kanë qenë përpara Etikës, ditën e enjte, kur duhet të ishin dhe drejtuesit e Tiranës. Por një mos koordinim në komunikim solli mungesën e tyre. Top Channel raporton se Komisioni i Etikës si rrallë ndonjëherë ka në dorë një dosje voluminoze të UEFA-s ku shpjegohet me përpikmëri se si janë vendosur bastet për atë ndeshje.…

Read More

Një grup kërkuesish shkencorë nga SHBA, Meksika, Spanja dhe Italia, që punojnë për Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, janë bashkuar për të zhvilluar një metodë të re për të kuptuar nëse një person është apo jo i prekur nga koronavirusi vetëm nga tingulli i kollës së tij. Shkencëtarët po grumbullojnë audio nga kolla e mijëra personave të grupmoshave të ndryshme, me apo pa Covid-19. Tingujt do të analizohen me një algoritëm që do të dallojë kollën e dikujt me koronavirus nga kolla e dikujt që nuk është infektuar. Bárbara Vizmanos, udhëheqësja e projektit, shpjegon: “Të dhënat që kemi mbledhur do…

Read More

I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97 Zani Caushi ka kërkuar së fundmi lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës. Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë, është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca. Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rahabilituar pas kryerjes së 25 viteve burg dhe se kishte dy fëmijë të mitur. Një personazh i njohur për drejtësinë dhe publikun shpesh herë ka dhënë intervista për median, një prej të cilave…

Read More

Deputeti Lefter Maliqi ka treguar sot marrëveshjen e vitit 2017 që ka bërë me Edi Ramën dhe që e detyroi atë të largohej nga Lulzim Basha. Në një intervistë ne Report TV, Maliqi u shpreh se Rama në vitin 2017 i kishte premtuar investime në zonë dhe një post drejtuesi për të. “Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total. Marrëveshja me këtë njeri ishte: dy investime në zonën time në Lapardha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk…

Read More

Ish-deputeti socialist Piro Lutaj i cili u la jashtë listave për deputet nga Rama në 2017, shpreson se me ndryshimin e sistemit do të mund të rikthehet në parlament. Përmes një postimi në Facebook, Lutaj shkruan se qytetarët nëpër Shqipëri nuk kanë nevoje për të vetëquajturit “Profesor”, por as për ata që nuk janë askushi dhe ju përgjigjen qytetarëve se vijnë nga “qarqet akademike” dhe nuk janë shefa kuadri. “Të dashur miq deputetë, ish-deputetë dhe kushdo tjetër që kërkon të kandidojë dhe të jetë deputet, lërini gërr-vërret dhe shkoni tek qytetarët! Aty është forca e kujtdoqoftë që pretendon sa peshon…

Read More