Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bisedoi këtë të martë me përfaqësues të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. Këto janë konsultimet e para të Vuçiçit për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e presidentit të Serbisë thuhet se Vuçiç “i dëgjoi propozimet, kërkesat dhe nevojat” e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, të cilët, për herë të parë në tri dekadat e fundit, kanë marrë pjesë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. “Përfaqësuesit e partive shqiptare kanë folur për qëllimin që shqiptarët të integrohen sa…
Author: tirana
FSHF i kërkoi UEFA-s të dhëna për ndeshjen Bylis-Tirana, ndeshje ku në pjesën e parë fituan bardheblutë 1-0 dhe në pjesën e dytë përmbysën rezultatin ballshiotët në 2-1. Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana ka përfunduar në hetim nga ana e Komisionit të Etikës, teksa dyshohet si e trukuar. Kjo për shkak se në pjesën e parë bardheblutë fituan me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën u përmbysën me dy gola. Sipas Top Channel në ndihmë të hetimit ka mbërritur edhe një dosje nga ana e UEFA-s, e cila tregon mënyrën se si janë vendosur bastet. Nga…
Tuna feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar as urimet speciale. Në fakt urimin më të ëmbël këngëtarja duket ta ketë marrë nga i biri, Tiani, i cili i ka kënduar mamit këngën e ditëlindjes dhe më pas të dy kanë fikur qirinjtë e tortës. Po ashtu, nuk ka munguar as një urim romantik nga bashkëshorti i saj Patrisi, i cili ka ndarë një foto në Instastory ku shihen të dy duke u puthur dhe krah saj ka shkruar: Urim shpirt. I bofsh 100, qishtu veq tu u puthe me mu
Në kulmin e debatit politik për zgjerimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore, duke përfshirë brenda dhe hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, avokati Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë të tmerruar. Ngjela shprehet se marrëveshja për listat e hapura nuk është prishur akoma, ndërsa pretendon se politikanët tanë nuk kanë hequr dorë nga manipulimi. “Marrëveshja nuk është prishur se listat e hapura apo të mbyllura nuk kanë lidhje me reformën. Të hapura janë për popullin, të mbyllura për manipulim. Këta nuk hoqën dorë nga manipulimi”, nënvizoi Ngjela. “As Rama dhe as Basha nuk është…
Drejtori i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djali e tij mbetën sot të plagosur me armë zgjarri pas një debati. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin. NJOFTIMI I POLICISE Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi me inicialet M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut…
Dashi Ndikimi i Venusit do jetë mjaft i rëndësishëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju nxitë të tregoheni më të hapur me partnerin dhe të bëni më tepër tolerime se më parë. Beqarët do fillojnë shume shpejt një histori dashurie të bukur dhe afatgjatë. Financat do jenë shumë të turbullta dhe nuk do arrini dot të ruani as ekuilibrin. Demi Dëgjojeni me kujdes atë që keni në krah gjatë kësaj ditënë mënyrë që të mos ribëni gabimet e se shkuarës. Ne mbrëmje ambienti do jetë edhe më i ngrohte. Beqarët do jenë gjithë kohës të trishtuar…
“Albania” u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten “Arbanez”. Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf. Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore,…
Shqipëria nuk parashikohet të shkojë drejt një mbyllje tjetër. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se situata po ndiqet në vazhdimësi nga ekspertët. Ndërsa nga kjo javë, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo qytetar në ambientet e brendshme. “Maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Tashmë, vendosja e maskës nuk është më një rekomandim, por edhe një përgjegjësi”, u shpreh ministrja. E pyetur si parashikohet të jenë kushtet si do të zhvillohet viti i ri shkollor, ajo u shpreh: “Jemi duke punuar me Ministrinë e Arsimit dhe do të jenë 8 javë intensive për hartimin e skenarëve.…
Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Shkodër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ditën e sotme, ku ka marrë vendime të rëndësishme sa i përket banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy janë vendimet që janë marrë ditën e sotme. Së pari, për shembjen e 6 pallateve dhe të 1 banese individuale, të ndodhura përkatësisht në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe në njësinë administrative nr.5. Vendimi tjetër është miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz. Mbledhja është zhvilluar online, në kuadër të masave anti-COVID. “Këshilli bashkiak i Durrësit ka…
Policia e Tiranës në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 12 persona pesë prej të cilëve të shpallur në kërkim. Më konkretisht nga komisariati numër 2 është ndaluar . B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për 28-vjeçarin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. LEXO EDHE: Fusnin mallra kontrabandë me dokumenta të falsifikuara, arrestohet dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër Nga komisariati numër dy janë ndaluar dy persona B. S. dhe B. A.,…
Pak ditë më parë, aktorja e njohur amerikane Naya Rivera u zhduk gjatë një shëtitjeje me varkë me të birin 4-vjeçar, në liqenin Peru të Kalifornisë. Varka u gjet në anën veriore të liqenit, me djalin në bord por pa Riverën. Autoritetet nisën menjëherë operacionet e shpëtimit dhe mëngjesin e sotëm u nxorr i pajetë një trup nga liqeni. Fatkeqësisht policia ka konfirmuar se trupi i përkiste aktores 33-vjeçare. Ajo mendohet të ketë vdekur si pasojë e ndonjë aksidenti teksa notonte në ujë.