Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia e Tiranës arreston 12 persona në 24 orë, 5 prej tyre në kërkim (detajet)

15:53 / July 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 12 persona pesë prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Më konkretisht nga komisariati numër 2 është ndaluar . B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për 28-vjeçarin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

LEXO EDHE:
Fusnin mallra kontrabandë me dokumenta të falsifikuara, arrestohet dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër
Nga komisariati numër dy janë ndaluar dy persona B. S. dhe B. A., pasi gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë është ndaluar D.R 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”. Gjithashtu një 47 vjeçare me inicialet E.B është arrestuar pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Nga komisariati numër 3 u bë arrestimi i E. Ç, 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po nga komisariati numër 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.

Nga policia e Kavajës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu nga policia Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Ndërkohë për shkak të shkeljeve rrugore është bërë arrestimi i dy personave: A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.