Author: tirana

Nje lajm i mrekullueshem vjen nga kosova. Foshnja, e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 ka dalë nga Klinika e Neonatologjisë. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci duke thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. “Po mund tju konfirmojë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gram”, ka deklaruar Gojnovci për Express. I posalinduri me moshë 1 muajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është…

Read More

‘Koronavirusi duket se është në gjendje të mposht antitrupat’. Kjo është hipoteza e parashtruar nga një hulumtim italian i botuar në revistën ‘BMJ Global Health’, sipas të cilit imuniteti i fituar jo vetëm që nuk mund të jetë mbrojtës, por madje mund të jetë kundërproduktiv, pasi në rast të riinfektimit, sëmundja shfaqet me simptoma më serioze për jetën Si lind hipoteza e ri-infeksionit Tema e jetëgjatësisë së antitrupave anti-Covid po studiohet në të gjithë botën, por deri më tani askush nuk ka kuptuar vërtetë nëse infeksioni i ri nga koronavirusi jep imunitet të përhershëm, ose nëse ekziston rreziku për t’u…

Read More

Pas miratimit të në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, të ndryshimeve të kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore, koalicioni opozitar ka dalë më nje deklaratë për mediat. Opozita e bashkuar e konsideron votimin një akt që minon procesin e integrimit, ndërsa thekson se Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Deklarata e plotë: Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin…

Read More

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor. Shenjat e ulcerës së stomakut: 1. Të vjella Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë…

Read More

“Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar”. Nga qendra shëndetësore nr. 8 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vendosja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura është një masë e domosdoshme, që do të hyjë në fuqi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID19. “Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet…

Read More

Kompania Google do të investojë 10 miliard dollarë në Indi në 5-7 vitet e ardhshme pasi gjiganti i internetit përpiqet të forcojë praninë e tij në një nga tregjet e tij më të mëdha në rritje. Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai ka filluar Fondin e Digjitalizimit të Google për Indinë përmes të cilit ai do të investojë në këtë vend. “Ne do ta bëjmë këtë përmes një përzierje të investimeve të kapitalit, partneriteteve dhe investimeve operative, infrastrukturore dhe ekosistemit. Ky është një reflektim i besimit tonë në të ardhmen e Indisë dhe ekonominë e tij digjitale’’, deklaroi ai.…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me strukturat e PS-së në Dajt është shprehur se “investimet janë pjesë e pandarë e një pune transformuese siç ishte ndërtimi i rrugës së Qesarakës, një nyje e domosdoshme që lidh zonën me pjesën tjetër të Tiranës, duke i shërbyer plot 10 mijë banorëve të njësisë administrative Dajt”. “Të distancuar fizikisht, por duke punuar intensivisht, bashkë me Xhemalin, Ervinin dhe strukturën organizative të PS ‘Lagjja 12’, finalizuam procesin e konstituimit të këshillit socialist”, tha Spiropali. Më tej ministrja theksoi se “vizioni ynë…

Read More

Vetëm një natë pasi ironizoi bashkë me Romeon lajmet e fundit të publikuara në portale, Jonida është “dorëzuar” për të treguar se jetën, secili prej nesh e jeton si do. Kaq i thjeshtë dhe i thellë njëkohësisht është edhe mesazhi që mbartin këto foto të ëmbla nën dritën e hënës. “Jeta ime nuk është perfekte, por dashuroj gjithçka që kam…” – shkruan Jonida dhe pas këtij mesazhi. Duke u kombinuar të dy me ngjyrë të bardhë, Jonida dhe Romeo kanë marrë pëlqimet e të gjithë ndjekësve. Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve dyshja ka ndarë momente të ndryshme duke shijuar pushimet…

Read More

Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë në dimër dhe shkencëtarët kanë parashikuar se ‘mund të jetë më e keqe se e para’. Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me rreth 120,000 vdekje të reja për shkak të Covid-19 në valën e dytë, shkruan BBC. Në rastin më të keq, shkencëtarët kanë parashikuar se mund virusi mund të vra së rreth 24.500 dhe 251,000 persona vetëm në spitale, dhe kulmi sipas tyre do të jetë në muajt janar dhe shkurt. Deri më tani, janë raportuar 44.830 viktima zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar. Parashikimi i shkencëtarëve nuk ka marrë parasysh…

Read More

Leroy Sane tha se ai është jashtëzakonisht shumë i lumtur që tani është pjesë e skuadrës së Bayern Munichut, pasi mori pjesë në seancën e parë stërvitore me bavarezët. Bayern Munichu shpëndau pamje në llogaritë zyrtare në rrjete sociale ku Sane shihej duke u stërvitur të hënës, përderisa punonte përkrah bashkëlojtarit të tij të ri, Niklas Sule. Përfaqësuesi gjerman iu bashkua kampionit të Gjermanisë nga Manchester City në një marrëveshje për 60 milionë euro. Pas kthimit në vendlindje, ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Bayernin. “Ishte shumë mirë”, tha Sane në videon e publikuar nga Bayerni, pas stërvitjes së mbajtur. “U…

Read More

Liderët kanë tipare të ndryshme si organizimi, përkrahja e ekipit, delegimi i detyrave, përkushtimi si dhe qëndrimi pozitiv. Të gjitha këto e forcojnë karakterin e një lideri të suksesshëm. Përveç këtyre ka edhe shenja tjera që tregojnë se mund të jeni të përshtatshëm për udhëheqje, ndër to janë: 1. Ju me të vërtetë dëshironi që biznesi të ketë sukses Për ju, mundësia për të udhëhequr nuk ka të bëj vetëm ta keni një pagë më të madhe. Ju vërtet interesoheni për vizionin e kompanisë dhe dëshironi të kontribuoni në suksesin e saj. Ju madje mund të keni ide se si…

Read More

Duke nisur nga muaji korrik, mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompesim për ushqimin. Lajmin pozitiv, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e dha gjatë takimit me efektivët e kontingjentit të Policisë Ushtarake, të cilët nisen për në Afganistan, ku do të shërbejë në misionin e NATO-s, Resolute Support. “Çdo investim në armë e sisteme do të kishte qenë i mangët nëse nuk do të ishte shoqëruar me një përpjekje po aq serioze e të qëndrueshme për të investuar tek burimet njerëzore të FA. Unë sot jam e…

Read More