Author: tirana

Ndërsa rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten, studiuesit kanë filluar të kërkojnë zgjidhjen në diçka jo të zakonshme – bimën e kanabisit, shkruan Forbes, raporton Tirananews.al. Përbërjet aktive të kanabisit kanë një numër elementësh që e bëjnë atë tërheqës si një trajtim i mundshëm shtesë për infeksione nga koronavirusi i ri dhe kohët e fundit shkencëtarët kanë filluar të shikojnë potencialin e tij për uljen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjes, madje diskutuan nëse mund të përdoret edhe si një ilaç antiviral. Këtë muaj, studiuesit nga Universiteti i Nebraskës dhe Instituti i Kërkimeve Biomjekësore të Teksasit po rekomandojnë më shumë hulumtime se…

Read More

Dëshironi të dini se cilat shenja të horoskopit mund të jenë bashkëshortet më të mira, bazuar nga karakteristikat e tyre? Lexo më poshtë: Gaforrja Gaforrja kryeson listën si bashkëshortja më e mirë në krahasim me të gjitha shenjat e tjera të horoskopit. Është shumë e vështirë të bindësh një gaforre për martesë por nëse diçka e tillë ndodh, mashkulli duhet të jetë ndër më fatlumët. Femrat gaforre kujdesen dhe i falin shumë dashuri bashkëshortit të tyre. Nga ana tjetër ato kujdesen në mënyrë të përkryer për fëmijët dhe për familjen si dhe janë shumë të zonjat edhe në punë, pasi…

Read More

OSHEE me anë të një lajmërimi për mediat shprehet se është duke kryer punime në disa kabina në Tiranë. Në njoftim, OSHEE shprehet se në disa zona do të ketë stakim energjie, ndërsa jep edhe vendet ku nuk do ketë energji për disa orë. Njoftimi i OSHEE-së: Stakim, 13-14 korrik Për shkak të remontit të planifikuar në një nga fiderat e NST Mëzez dhe punimeve në disa kabina në Tiranë, në datat 13-14 korrik do të stakohet energjia në këto zona 13 korrik 09:00-15:00 Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, pranë Medreseë, fshati Allgjatë 14 korrik 09:00-12:00 Pjesërisht rrugët: “Mine Peza” dhe…

Read More

Vende të ndryshme të Europës janë duke rikthyer disa prej masave të karantinës pas shtimit të rasteve të infektimeve si pasojë e hapjes së kufijve për turistët. Në Greqi, infektimet ditore janë më të larta se para lehtësimit të masave të karantinës. Të premten u shënua rekord prej mbi 60 të infektuarish brenda 24 orëve. 11 prej tyre ishin turistë. Për këtë arsye qeveria pritet të ashpërsojë kontrollet kufitare për turistët që hyjnë, duke nisur nga e hëna, sidomos nga vendet ku ka pasur shtim të rasteve të infektimeve të reja. Prej 14 Korrikut, kushdo që hyn në Greqi nga…

Read More

Nga Mero Baze Në kulmin e debatit politik për zgjerimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore, duke përfshirë brenda dhe hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, presidenti i vendit ka preferuar të heshtë. Ndërsa Edi Rama po përpiqet sa mundet të ekspozojë Lulzim Bashën si kundërshtar të listave të hapura dhe njeri që do të sundojë PD-në përmes pushtetit mbi listën, Ilir Meta, por dhe LSI, e kanë shmangur këtë debat. Natyrisht që ata janë për listat e mbyllura. Po ashtu nuk kanë ndërmend të braktisin Bashën në këtë betejë, sido që të përfundojë ky debat. Por përpjekja për të…

Read More

Një aksident tjetër është shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se tre makina janë përfshirë në një aksident, ndërsa si pasojë e aksidentit dyshohet se ka të plagosur rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit i cili ka krijuar rradhë kilometrike në autostradë.

Read More

Pas lajmit se Kisha e Shën Sofisë në Stamboll është kthyer në xhami, ka reaguar edhe Imzot George Frendo. Ai shprehet se ky vendim nuk u shërben aspak vlerave të bashkëjetesës. “Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funksionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë. UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.…

Read More

Në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali ka ndodhur një përleshje e ashpër mes disa shqiptarëve dhe të huajve. Në katin e dytë të burgut, filloi një përleshje e papritur dhe tepër e dhunshme midis disa të burgosurve shqiptarë dhe tunizianëve. Menjëherë ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka qenë dhe aq e lehtë. I plagosur më rendë mbeti një i paraburgosur tunizian, i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv. Ai kishte marrë goditje të shumta në trup. Ai iu nënshtrua një operacioni, por dhe të burgosurit e tjerë pësuan lëndime të vogla.

Read More

Pak e dinë, por në fakt kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka një patentë. Ai vetë ka deklaruar se nuk ka marrë lejen për të drejtuar një makinë pasi i pëlqen që gjatë një udhëtimi me makinë, të mendojë dhe jo të ngasë. Kryeministri tha se në familjen e tij ka qenë gjyshi që kishte pasion makinat, i cili ishte edhe shofer i mbretit Ahmet Zogu. Ndaj kryeministri shpjegoi se pasionin në familjen e tij për makinat e ka konsumuar gjyshi. “Sepse të gjithë pasionin për automjetet në familjen tonë në disa breza e ka konsumuar gjyshi. Nuk preferoj…

Read More

Ai kishte rënë në dashuri me një prostitutë dhe dëshironte ta shpëtonte atë nga tutorët shqiptarë. Por përfundoi duke i vrarë. Mediat italiane shkruajnë se lidhja e dashurisë e 52-vjeçarit Giovanni Cascarino nga Mondragone dhe bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar nuk përfundoi me mënyrën e Pretty Woman. Prostituta, nuk ishte Vivian ajo që “punoi” në Bulevardin Hollywood. Dhe Mondragone nuk ishte Los Angeles në atë kohë. Por, faktet datojnë që nga viti 1999. Dhe kështu, një histori e vjetër doli në sipërfaqe falë rrëfimeve të disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Bruno Sauchella prej 39 vjetësh, dhe Pietro Ligato, djali i shefit…

Read More