Author: tirana

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit. Shumica e banorëve të qytetit janë dakord me këtë vendim. Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë. “Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim…

Read More

Ferrari ka zhgënjyer në garën e Austrisë. Të dy pilotët janë treguar të pakujdeshëm në kthesë duke u përplasur me njëri-tjetrin. Dy pilotët, Leclerc dhe Vettel nuk mund të vazhdonin më garën. Vetë skuderia e “Ferrarit” ka reaguar duke u shprehur se Vetel kishte dëme shumë të mëdha në makinë, ndërsa nga ana tjetër do të ishte aventurë e rrezikshme edhe për Leclerc që të vazhdonte.

Read More

Të gjithë ata që kanë marrë pushimet do të mund të shijojnë në maksimum ditët në bregdet, pasi e gjithë java do të dominohet nga ditët me diell. Përjashtim sipas shërbimit meteorologjik ushtarak bëjnë dita e hënë, e martë dhe e premte, ku prezentë do të jetë elementi i erës që do të fryjë intensive nga kuadrati i veriut dhe me shpejtësi që arrin deri në 15-20m-s. “Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet. Në këtë…

Read More

Një tjetër incizim është publikuar për ish-kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cilësuar kësaj radhe si “bomba nukleare”. Në YouTube është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i Zaev. Regjistrimi u shfaq në kanalin “Zoki Reketuesi”. Nga biseda mund të kuptohet qartë se Zoran Zaev hyn në skemën reketuese dhe në vend të Vasko Dimishkov, paratë nga rekordi përfundojnë tek ai . Në një moment, shfaqet Vasko vëllai i Dimishkova. “Ai më dha këshilla, çfarë duhet të bëj. Ai po kërkon para, kështu që ai do të thotë 6 milion euro. 6 milion euro, unë…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, ka publikuar sot pamjet nga brenda spitaleve. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se ekipet e mjekëve janë të shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës. Më tej ajo shprehet se të gjithë duhet të kenë kujdes, të ruajnë distancat fizike, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe të mbajnë maskën.

Read More

Një mjeke në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar të dhëna tronditëse nga autopsia që u është bërë personave që kanë vdekur nga koronavirusi. Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone, tha se në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku në damarë dhe jo vetëm. “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla”, deklaroi Dr Amy Rapkiewicz. Sipas saj, “kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkëri, por…

Read More

Miti që një maskë prej cope të thjeshtë nuk mund të mbrojë kundër koronavirusit shpesh mund të dëgjohet si një justifikim për ata që nuk e veshin atë. Televizioni publik amerikan PBS ka publikuar një video ku tregon pamjet e marra me një aparat fotografik special dhe që tregon se një maskë e thjeshtë, kur vendoset siç duhet, kontribuon shumë në mbrojtjen nga virusi. Një shkencëtar amerikan, ka instaluar një aparat fotografik që është në gjendje të regjistrojë ndryshime minimale në lëvizje dhe temperaturën e ajrit. Në këtë mënyrë, ndryshimet regjistrohen para fytyrës së personit kur personi flet, kollitet ose…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Ky është horoskopi për ditën e hënë 13 korrik 2020: Dashi Dyshimet tuaja sjellin ndryshime pozitive. Mos u dekurajoni, duhet të reflektoni në emocionet tuaja përpara se të nxirrni përfundime. Demi Është koha për të realizuar projektet tuaja në pritje, një ndryshim rrënjësor është i mundur. Sipas horoskopit të javës së ardhshme, është koha për të vepruar. Binjakët Nuk ka dyshim se…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur nga aeroporti i Rinasit për në Hagë ku ditën e nesërme pritet të përballet me akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale me dyshimet se ka kryer krime lufte. Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Thaçi nisi udhëtimin për në Hagë. Atje ai do të intervistohet të hënën si ish-drejtor politik i UÇK-së, dhe do të mbrohet nga avokati kroat, Luka Misetiq. Avokati Misetiq, që ka përvojë në mbrojtjen e pjesëtarëve të luftërave të Jugosllavisë, pritet të jetë avokat i presidentit Hashim Thaçi gjatë proceseve në Hagë. Aktakuza nuk është konfirmuar akoma, ndërsa, sipas…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhë disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Sipas informacioneve mësohet se nesër në orën 14:00 do të mblidhet Komisioni për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor sipas ligjit do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu mësohet se do të diskutohet dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias. Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij…

Read More

Të premten rastet e përditshme globale të koronavirusit tejkaluan kufirin e 220,000, duke shënuar një rekord të ri që nga fillimi i pandemisë. Në vetëm 24 orë, OBSH regjistroi 228,186 infeksione të konfirmuara më 10 korrik. (+23.219 në krahasim me një ditë më parë). Koronavirusi vrau 5,568 njerëz në të njëjtën ditë. Që nga e enjtja, për më tepër, rastet ditore kanë tejkaluar pragun e 200 mijëve, tre herë me radhë. Për më tepër e shtuna, ishte një ditë e infeksioneve rekord në Shtetet e Bashkuara, vendi më i prekur nga koronavirusi: u regjistruan 66.528 raste të reja, kurrë kaq…

Read More

Të dhënat tronditëse janë zbuluar pas kryerjes së autopsive te viktimat e Covid. Nga autopsitë ka rezultuar se ky virus i rrezikshëm prek trupin, duke shkaktuar mpiksje të gjakut. Kjo deklaratë është bërë nga Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë problematika te koagulimit të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike”. Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku në damarë dhe jo vetëm. “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë…

Read More