Author: tirana

Gazeta serbe Danas ka shkruar në lidhje me idenë e shkëmbimit të territorëve mes Serbisë dhe Kosovës, duke zbuluar edhe emrat e ideatorëve sipas tyre. Sonja Biserko ka listuar 9 emra, mes tyre një institucion, East-West Institute në Nju Jork dhe 8 individë, ndërmjet tyre edhe kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Në listë është edhe Aleksi, i biri i multimilardierit George Soros, i shumëdisktutuar në Shqipëri dhe Ballkan. Shkrimi i plotë i gazetës Danas: Për ta bërë të qartë tërë prapaskenën, aktorët e kësaj tendence, shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën merreshin vesh Presidentët e…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë”. Gjithashtu është dekretuar ligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”. Miratimi i këtij ligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet në marrëveshje ndërkombëtare ku Shqipëria aderon në fushën e komunikimeve elektronike. Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje: 1. Ligjin nr. 82/2020 “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit…

Read More

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismali ka ndarë së fundmi një moment pranë bashkëshortit të saj duke shprehur dhe mirënjohjen për çdo gjë që ka deri më tani në jetë. “Faleminderit zot për të gjitha. Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin. Të dua @val.krasniqi”, ka shkruar Adelina ku duket se po shijon drekën me njeriun më të dashur të saj. Fansat e Ismailit kanë lënë komente nga më të ndryshmet duke e komplimentuar këngëtaren për familjen e saj e duke i theksuar se duhet të ndajë më shpesh momente si këto…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë. Arrestimi…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se numri i shtuar i rasteve në vendin tonë lidhet në radhë të parë me mënyrën se si u perceptua relaksimi i masave pas karantinës nga COVID-19, të cilën ish-ministri e cilësoi ‘dalldi’. “Ka shumë numra sepse pas 18 majit ne filluam relaksimin dhe për fat të keq bëmë një dalldi, shthurje. Kalimi në një situatë të liruar javë pas jave do të sillte padyshim një shtim të rasteve. Nuk bëmë ‘lock down’ që të ikte virusi, por që sistemi shëndetësor të ishte gati, me pajisjet e nevojshme, siç edhe ndodhi. Duhet të rritet…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e ditëve të fundit nga koronavirusi. Pipero shprehet se të rinjtë janë infektuar më shumë sepse janë në marrëdhië pune. Mjeku shton se duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura. “Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë. Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe…

Read More

Një person në dispozicion të shërbimit të inteligjencës egjiptiane është zbuluar në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel. Fjala është për Steffen Seibert, bashkëpunëtor i zëdhënësit të qeverisë gjermane, i ekspozuar si një agjent egjiptian. Pjesë e stafit të Shërbimit të Shtypit dhe Informacionit të qeverisë gjermane, ai dyshohet se ka punuar për shërbimin e inteligjencës egjiptiane për disa vjet. Shërbimi penal federal mori “masa ekzekutive” ndaj këtij personi në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të zyrës së prokurorit federal, thuhet në raportin e sigurisë, i cili u paraqit në Berlin. Shërbimi federal i shtypit nuk pranoi të…

Read More

Shenjat e horoskopit kanë karakteristika që i dallojnë ato nga njëra-tjetra dhe i bëjnë unike në mënyrën e tyre, por ekziston një prej tyre që konsiderohet si më e fortë dhe rezistente. Bëhet fjalë për shenjën e Dashit. Njrëzit e lindur në këtë shenjë janë kaq të fuqishëm dhe kanë një personalitet të fortë. Energjia e tij është unike saqë bëhet frymëzim edhe për njerëzit përreth, duke i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre. Këta njerëz janë sigurisht ndër më intensivët dhe më të motivuarit që keni takuar ndonjëherë, shkruan abcneës.al. Qëndrueshmëria dhe besnikëria që ata kanë krijon zili…

Read More

Moderatorja Nevina Shtylla, ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim në InstaStory me ndjekësit e saj. Nevina i ka dhënë të gjithëve mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Dikush e ka pyetur moderatoren për një anë të keqe të sajën dhe Nevina s’ka vonuar me përgjigjen. Në fakt, në tiparin e saj “të errët” duhet të gjejnë veten shumica prej nesh, pasi moderatorja është pak gjumashe dhe i urren takimet e mëngjesit! “Një gjë të keqe që njerëzit s’dinë për ty”- ishte pyetja të cilës Nevina iu përgjigj: “Nëse lini takim shumë herët në mëngjes me mua dhe ju them që…

Read More

Për vite me radhë, komunizmi iu mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit dhe për këtë qindra kisha dhe xhamia u shkatërruan. Por pas rënies së komunizmit, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte. Fotografi Michel Setboun solli disa vite më parë edhe disa foto të rralla nga një sekt mysliman në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre. Fotot e publikuara tregojnë se përveç faljes, ata kryejnë edhe disa veprime të tjera të frikshme, si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi. Duke e parë në aktualitetin ku po jetojmë dhe pas ngjarjes së rëndë të…

Read More

Gianni De Biasi bëri historinë me Shqipërinë, duke shkuar në EURO 2016 dhe nga atëherë ka pasur vetëm një eksperiencë me Deportivo Alaves në Spanjë. Rreth tre muaj në La Liga dhe italiani u rikthye në vendlindje duke bërë analistin sportiv. Tani është momenti për të veshur sërish tutat e stërvitjes dhe do ta bëjë nga Azerbajxhani i largët, sigurisht nëse pranon kushtet e kontratës. Ai ka pasur një bisedë me drejtuesit e federatës azere, që duan t’i besojnë drejtimin e kombëtares së vendit të tyre. Pasi është zhvilluar video-konferenca, Komiteti Ekzekutiv i federatës azere ka dalë edhe me një…

Read More

Moderatorja Alketa Vejsiu mundohet ta mbajë familjen sa më larg syrit të mediave dhe i shmanget thuajse çdo pyetjeje lidhur me ta, mirëpo zemra e nënës mund të bëjë edhe përjashtime. Teksa ka shijuar perëndimin pranë të birit në bregdet, ajo s’mund të mos i ndante këto momente kaq të ëmbla me ndjekësit. Alketa ka filmuar bregun e qetë të detit duke e shoqëruar me një këngë të lehtë, ndërsa pranë saj është ulur i biri. “O Jeta Ime, O Muzika ime, o Zemra ime! Ka mama çun”- shkruan Alketa krahas videos që na e bëri zili të gjithëve.

Read More