Prej ditës së nesërme, për të hyrë në Greqi nga vendet e Ballkanit duhet të paraqisni dokumentin që keni kryer testin PCR në 72 orët e fundit, dhe të ketë rezultuar negativ. Njoftimin e dha një zëdhënës i qeverisë së Qirjako Miçotaqis. Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregulli i deklarimit dhe raportimit të vendndodhjes gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Greqi. Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi shtimin e testimeve në të gjitha pikat doganore.
Author: tirana
Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë. “Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, tha Bërnabiç. Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve. Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e…
Për lokalet e natës duket se pandemia Covid-19 nuk ekziston. Nga fotografitë që publikojnë vetë në rrjetet sociale për të joshur klientët, duket se këto bare nuk respektojnë asnjë nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Më poshtë po përcjellim disa fotografi nga ambjentet festive ku mjaft të rinj kanë vrarë frikën duke rrezikuar veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Është publikuar më në fund bashkëpunimi i shumëpritur i Xhensila Myrtezajt dhe Ardijan Bujupit, “Panorama”. Kënga e re që ishte paralajmëruar pak javë më parë, vjen me një muzikë tepër ritmike dhe i shtohet play listës së këngëve të verës 2020. Në një postim të fundit, Xhensila shpreh konsideratat për kolegun e sajm Ardianin, si një njeri i përkushtuar, ndërsa shprehet se do të dëshironte shumë që ky bashkëpunim të kishte të njëjtin sukses të këngës “Çika çika”. “Do dëshiroja shumë qe edhe ky projekt te ketë vulën e “cika cika”, shkruan këngëtarja. Xhensila shfaqet me një look të mahnitshëm…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës, ku sipas këtij të fundit “Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.” Lidhur me këto deklarata të Bashës, Rama shkruan në twitter se nuk e bën dot Bashën kryeministër pasi këtë e vendos populli. REAGIMI I RAMËS NË TWITTER Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja😂Në fakt jo, unë e…
Tragjedia në familjen Josifi në Kombinat vijon të krijojë panik në mbarë opinionin publik. Së fundi, pastori Akil Pano ka publikuar në ‘Facebook’ disa shënime rrëqethëse nga ditari i Anisa Josifit, e cila u gjet e vetëvrarë në banesën e saj, së bashku me të ëmën, Zhaneta, pasi besonin te ringjallja. Në mesazhin e tij, pastori Pano shkruan se nuk e kishte menduar kurrë që dikush do të ruante shënimet mbi predikimet e tij për një kohë kaq të gjatë, 14 vjet. “Vetëvrasja është atentat ndaj jetës, ndërsa dhunshëm shpërfill shenjtërinë e saj. Është keqkuptim i përmasave reale të njeriut…
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka bërë të qartë se opozita parlamentare kërkon fillimisht ndryshimet kushtetuese të propozuara prej saj pastaj Kodin e ri Elektoral. Murrizi thotë se nuk do të ketë një votim paraprak të marrëveshjes së 5 qershorit më 23 korrik, pasi nuk mund të bëhet ‘’fejesa pas dasme’’. Sipas tij më e rëndësishme është Kushtetuta, pastaj Kodi i Ri Zgjedhor. ‘’Rama nuk voton dhe miraton asgjë në konferencë shtypi. Në Komision, votimi në parim hap ligjin që të vijë në seancë. S’kam pasur rezerva, dhe s’ka rezerva për 5 qershorin. Hap rrugë për një Kod…
Kryedemokrati Basha në daljen e tij për media tha ndër të tjera se frika më e madhe e kryeministrit Rama janë koalicionet parazgjedhore. Ai madje tha se Rama i ka futur ndërmjetës dhe kërkonte që Basha të bëhej kryeministër e Rama president me kushtin e vetëm që të hiqeshin koalicionet parazgjedhore. “Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e…
Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se ky vendim, është një tjetër hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID19. Përmes një komunikmi live në ‘Facebook’, ministrja apeloi për zbatimin e këtij vendimi. “Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të…
Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë! Lajmin e ka dhënë vetë modeli i njohur shqiptar, i cili ka treguar edhe disa detaje mbi ardhjen në jetë të të voglit. Djali i tij është pagëzuar me emrin Zayn Izaak Alia dhe ka lindur në të njëjtën ditë si gjyshja. Partnerja e Alessio-s është shëndoshë e mirë pasi u bë nënë për herë të tretë.
Shenja e horoskopit tregon shumë për tiparet që përcaktojnë përsonalitetin tonë, shumë prej të cilave kanë më shumë apo më pak intensitet tek disa shenja, në krahasim me të tjerat. Gaforrja, Shigjetari, Peshqit dhe Virgjëresha janë cilësuar si shenjat më rezistente të zodiakut, pasi asnjë sfidë nuk mund t’i ndalojë ato, shkruan abcnews.al. Gaforrja Dashuria është një ndër cilësitë e personave që i përkasin kësaj shenje, e cila mund të sjellë për ta shumë zhgënjime, sidomos nga miqtë. Sidoqoftë, ata e kthejnë vuajtjen në një mësim, duke u bërë dhe më kërkues se kujt duhet t’i besojnë ose jo. Shigjetari…
“Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë një arritje për të cilën unë jam krenar dhe Partia Socialiste është lokomotiva e kësaj beteje, përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se “formulat dhe çështjet teknike do të diskutohen, por për ne, e kam shprehur edhe më parë, hapja e listave nuk është një tabu”. “Ambicia jonë, që përkon me nevojën e publikut dhe me interesin e përgjithshëm të vendit ka qenë e shprehur vazhdimisht edhe nga unë personalisht. Depolitizimi i administratës zgjedhore, një rekomandim kyç i përsëritur në dekada nga OSBE/ODIHR-i…