Author: tirana

11 vjet nga vdekja e Michael Jackson vazhdojnë të dalin sekrete për mbretin e pop-it. Një libër i ri, që ka mbledhur të dhëna nga ditari i tij, tregon në fakt se si Jackson kishte planifikuar të bëhej i pavdekshëm. Pak para se të vdiste kishte si objektiv të arrinte edhe Hollywoodin dhe të bëhej kështu ‘artisti-aktori-regjisori miliarder’. Sipas asaj që raportohet në librin e ri, e publikuar ekskluzivisht nga Mirror, disa muaj përpara vdekjes së tij Jackson shpresonte të bëhej sa më shpejt një yll kinemaje. Popstari ishte i fiksuar për të qenë ‘më i miri i të gjitha…

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll. Teksa ka folur në një konferencë, Tedros u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milionë raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit. Më tej ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri. E ndërsa në shumë vende ka shpërthyer një valë e…

Read More

Ledri Vula sot mbush plot 34 vjeç. Me rastin e ditëlindjes së 34-të, reperi tha se ka vetëm një dëshirë dhe ajo është rikthimi në koncerte, për t’i argëtuar fansat e tij. “🎂 deshira jem per ket vit osht mu kthy nkoncert e ma jau pa durt nalt 1010“, ka shkruar Ledri sipër një fotografie, ku pranoi urime të shumta nga ndjekësit. Kujtojmë se “Aman” është kënga e fundit e Ledrit, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Lumi B. https://www.instagram.com/p/CCdROidBWbF/?utm_source=ig_embed

Read More

Në pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore, në zyra po qëndrojnë një ose dy punonjës duke respektuar distancën në kuadër të masave anti-Covid. Por kjo gjë nuk ndodh në gjykatat shqiptare. Më konkretisht, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është e ndarë në dy godina të ndryshme, në një distancë të largët më njëra-tjetrën, kjo ndarje ka ndodhur për shkak të mungesës së hapësirave për 63 gjyqtarë dhe një stafi të përbërë nga 211 persona. Numri i sallave të gjykimit gjithsej në të dy godinat është 28 dhe nuk është i mjaftueshëm për t’i shërbyer 63 gjyqtarëve. Kështu që pjesa…

Read More

Çdo njeri ka pikat e veta të dobëta dhe pikërisht kjo është ajo që na bën human. Mirëpo kur i dimë se cilat janë pikat tona të dobëta, apo të miqve tanë është më e lehtë se si të reagojmë në situata të ndryshme. Për këtë na vjen në ndihmë horoskopi, i cili na njeh me pikat e dobëta për çdo shenjë. Dashi Ju keni problem të mblidhni veten dhe të vazhdoni pëpara pas një lidhjeje apo shoqërie të keqe. Kur dikush ju lëndon, ndiheni sikur e gjithë bota juaj u shemb. Demi Pika juaj e dobët është ndryshimi. Preferoni…

Read More

Memoriali për viktimat e Holokaustit që u përurua ditën e djeshme në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat me famë botërore. Gjiganti “New York Times” i ka kushtuar një artikull Bashkisë së Tiranës dhe ceremonisë që u zhvillua në nder të viktimave të Holokaustit dhe të shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë. Në shkrim jepen detaje, ku theksohet se memoriali është vendosur në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë sheshit Nënë Tereza, dhe në të është shkruar një mesazh në tre gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe në gjuhën hebreje. Në ceremoninë e përurimit të memorialit mori pjesë kryetari i…

Read More

emi në muajin korrik dhe sezoni turistik ka nisur. Teksa jemi mësuar që personazhet e njohur të ekranit shqiptar t’i shohim gjatë kësaj periudhe me pushime në vende të ndryshme të botës, kësaj radhe kushtet janë ndryshe. Për shkak të pandemisë koronavirus dhe masave të rrepta që janë marrë për mos përhapjen e virusit, duket se këtë verë Vip-at shqiptarë do të pushojnë në Shqipëri. E disa prej tyre i kanë nisur që tani pushimet. Dikush në veri e dikush në jug, fotot e pozat perfekte nga pushimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Nga pushimet familjare, me shoqet apo…

Read More

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon në ‘Facebook’ se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është një vatër e re e koronavirusit. Sipas ish-deputetes, drejtoria refuzon ta mbyllë këtë institucion, edhe pse janë konfirmuar 4 raste pozitive. Denoncimi i Vokshit: Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat, vatër e COVID19 – Drejtori refuzon ta mbyllë! Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësot në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19. Urdhëri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektoriati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së…

Read More

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pandeminë. Ambasada informon se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të lartë të COVID-19 bazuar në vlerësimet e institucioneve shëndetësore në Gjermani. Theksohet në njoftimin zyrtar se në Shqipëri nuk garantohet shërbim shëndetësor sipas standardeve gjermane dhe se nëse rast kthimi nga Shqipëria do të duhet karantinim 14 ditor në Gjermani. Po ashtu, në dijenin e ambasadës gjermane Shqipëria ka mundësi të kufizuara testimi dhe nuk ka laboratore që të ofrojnë teste sipas dëshirës. STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE +++ Paralajmërimi për…

Read More

Një foshnje në Kosovë, afro 20 ditë pas lindjes ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Ky lajm është bërë me dije nga autoritetet shëndetësore. Sa i përket kësaj çështje, drejtori i Klinikës Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, është shprehur se foshnja është infektuar në shtëpi. “Foshnja është pranuar me datën 6 korrik në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Ka rezultuar pozitive me koronavirus. Aktualisht është nën kujdes intensiv në Klinikën Neonatologjike, nën mbikëqyrje të plotë, në hapësirën e ndarë vetëm për foshnjat me COVID-19.”- deklaroi Gojnovci. Mediat raportojnë se foshnja ka lindur me datën 22 qershor…

Read More

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër rekord. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 90 persona. Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-i. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. “Situata në Infektiv paraqitet serioze”, tha MSH.

Read More