Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se koncesioni Milot- Fier është një skemë e sofikstikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama duke publikuar edhe shifrat. Shehaj thotë se Milot- Fier është një garë e paracaktuar, dhe nga 115 kilometra që do të jepet koncesioni, 62 janë ekzistuese. Sipas Shehajt të përfshirët në këtë aferë korruptive do të përfitojnë 2 miliardë e 415 milionë euro në 35 vite. Ose ndryshe 69 milionë euro/ vit, 5.75 milionë euro/ muaj, 192 mijë euro/ ditë, 8 mijë euro/ orë, 133 euro/ minutë. Ai e krahason këtë skemë vjedhjeje…
Author: tirana
Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas një studimi të paraqitur sot nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM). “Ky studim tregon, me një nivel të lartë të aftësive shkencore, sfidën e madhe përpara drejt përmbushjes së objektivit të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin e Klimës, për të ruajtur gjatë këtij shekulli një ngritje globale të temperaturës shumë më poshtë se 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe për të vazhduar me përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturave edhe më lart se 1,5 gradë Celsius”, tha…
Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjet thotë se kryeministri Rama është detyruar të pranojë e miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Po sipas tij, tani Rama do të duhet të pranojë edhe rotacionin politik. STATUSI I PLOTË Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do te vinte si Çeço tek qëndrimi yne..,dhe erdhi duke u tërhequr zvarre e duke u lëpirë pavarsisht se per pushtetin e tij personal ka bere pirueta. Tani eshte radha ti kujtojme Ramziut se do te pranoje dhe rotacionin politik, ose nga mosqarkullimi i gjakut do te bjere…
Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik. Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit. Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e…
Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, ku gjithashtu shtoi se vjen nga një familje që ka jetuar në mal. Sipas saj, politikanët hera-herës, luajnë dhe i bëjnë njerëzit të mendojnë se nuk kanë pushtet. PJESË NGA INTERVISTA Sokol Balla: Duhet t’ju pyes për gjëra të tjera, por si ndiheni që Amerika po rishkruan historinë e vet? Për monumentet që po hiqen? Ambasadorja Kim: Nuk e shoh si rishkrim të historisë së saj. Sokol Balla: Është? Ambasadorja Kim: Jo, nuk e shoh ashtu fare. Mendoj që ka një proces të përhershëm debati, një proces…
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev bie pre e një tjetër loje të komedianëve ukrainas Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov, të njohur për publikun me nofkat Vovan dhe Leksus. Këtë herë ata i telefonuan ish-kryeministrit maqedonas me maskën e aktivistes 17-vjeçare për klimën, Greta Thunberg. Mes çështjeve të shumta që diskutohen gjatë telefonatës, Zaev pohon opinionin e “Gretës së rreme” se Macron është një lider i tmerrshëm. “Makroni është i tmerrshëm. Ndryshoi qëndrimin për ndryshimet klimatike. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me lindjen dhe po ndjek interesat ruse. Nuk e di…
Pastori Fitor Muça ka shpjeguar termin e ringjalljes sipas riteve fetare. I ftuar në studion e “Opinion”, pastori tha se ringjallja do të bëhet e mundur me kthimin e Jezu Krishtit dhe se ajo ekziston vërtet por jo në këtë mënyrë. Teksa po tregonte se ringjallja ekziston por kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të vetëflijohen, përdori termin ‘ti’, gjë që e trembi Fevziun. Pjesë nga intervista Pastori Fitor Muça: Duket sikur nuk ekziston ringjallja. Do të ishte fatkeqësi që t’i flisnim shoqërisë dhe t’u thoshim që nuk ekziston ringjallja. Sepse besimtarët mblidhen dhe festojnë ringjalljen e Krishtit.…
Nga Mentor Kikia Një i njohur, në një agjensi ku paguhen drita, gjoba… më njoftoi se kisha një gjobë 12.000 lekë të reja nga policia rrugore. U interesova dhe më thanë se ishte gjoba që kisha marrë tek “Qofte Tymi”, Rruga e Kavajës, në 3 Qershor. “Po e mbaj mend – i thashë personit që po më sqaronte. Ishte mëngjes, trafik, bori… dhe gjëja e fundit që çova ndërmend ishte të vija rripin e sigurimit. Polici më ndaloi, e më tha: -Rripin se kë vënë.-E drejtë “shef”, por ja trafik, s’ka rrezik. Njdesë…-Ka rrezik s’ka rrezik, rregullorja është rregullore. Duhet…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vlerësuar me notën 10 kryedemokratin Lulzim Basha. “Unë s’kam pse ta vlerësoj fare me notë, unë nuk jam zysha e Bashës. Bashën e vlerëson elektorati me votë. Monikën e vlerëson elektorati. Basha përfaqëson PD, unë përfaqësoj LSI-në. Secili nga ne, punon për partinë e tij. Personalisht unë e besoj me 10 zotin Basha.”, tha Kryemadhi. Siç duket, kryetarja e LSI nuk ndan të njëjtin mendim me presidentin Ilir Meta, që e akuzonte kryedemokratin se gënjen edhe për orën.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, sikundër njoftoi dje në mbrëmje, do të inagurojë sot së bashku me Rudi Vatën e veteranë të tjerë të futbollit, klubin e mbështetësve të skuadrës së Celtic-ut në Tiranë. Meta është parë tek ecën në rrugë shoqëruar nga këshilltari i tij Tedi Blushi dhe ish-futbollisti Rudi Vata, së bashku me ish-futbollistë të Partizanit. Ata kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit teksa shihen me bluza dhe shaje të Celtic. Të gjithë janë futur në një lokal në kryeqytet, ku pritet të bëhet edhe një festë e madhe, me rastin e zyrtarizimit të Celtic Supporters club…
Prindërit shpeshherë shqetësohen se kalimi i kohës në telefonat e mençur ka një ndikim negativ në marrëdhëniet me fëmijët e tyre. Një studim i kryer së fundmi hulumtoi nëse përdorimi i telefonit nga ana e prindërve ndikon tek marrëdhënia me fëmijët, koha e kaluar me familjen dhe konfliktet familjare. Sipas studimit, përdorimi i smartphone shoqërohet me prindërim më të mirë dhe jo më të keq. Autorët vunë në dukje se veçanërisht duke marrë parasysh mjediset e ndryshme familjare, telefonat inteligjentë luajnë rol të rëndësishëm në jetën familjare dhe kanë një ndikim pozitiv në prindërim. Studiuesi Modecki u shpreh: Ne gjetëm…
Edhe pse stresi oksidues nuk është një term që ju e dëgjoni shumë shpesh, është një ngjarje më e zakonshme nga sa mendoni…Në fakt, stresi oksidativ nënkupton një problem në nivelin qelizor, në veçanti një mutacion të disa qelizave për shkak të agjentëve të jashtëm. Për këto arsye, është e drejtë të kuptojmë se për çfarë po flasim, cili është shkaku i këtij fenomeni dhe gjithashtu cilat mund të jenë simptomat. Stresi oksidativ sulmon çdo qelizë në trupin e njeriut. Ajo që ka rëndësi, është të kuptojmë se cili është reagimi kimik që sjell ky fenomen. Në fakt, me veprimin…