Author: tirana

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, përpiqet të tregojë vazhdimisht për ndjekësit se jeta e saj nuk është siç duket në rrjete sociale. Lori vuan prej kohësh nga ankthi dhe është përpjekur në çfarëdolloj mënyre t’i bëjë ballë. Madje, më herët ndau në Instagram një foto ku ishte në mes të detit, në një jaht dhe teksa të gjithë mendonim se jeta për të shkon vaj, në fakt ajo po kalonte një krizë ankthi dhe e vetmja që kërkonte ishte qetësia. Sot, Lori ka ndarë një tjetër fragment nga historia e saj me ankthin dhe rrëfen se prej kohësh bën…

Read More

Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik ka reaguar deputeti Myslim Murrizi. Në një postim në Facebook, Murrizi thotë se sado që të përpiqen për të arritur numrin 84 për të votuar marrëveshjen, nuk do t’ia arrijnë kurrë.

Read More

Shumë nga ju me siguri besojnë tek veçoritë e shenjës përkatëse të horoskopit. Ka edhe nga ata që nuk e mendojnë dot vazhdimësinë e një dite pa marrë informacionin e duhur nga astrologët, por edhe nëse nuk bëni pjesë në këto dy kategori, të paktën njëherë keni lexuar për shenjën së cilës i përkisni. A e keni menduar ndonjëherë cilat janë shenjat më negative? Sipas astrologëve gaforrja dhe akrepi janë dy shenjat më pesimiste të zodiakut. Gaforret kanë vetëbesim shumë të ulët dhe ndryshime të shpeshta të humorit. Të gjitha këto krijojnë ndjesinë e pesimizmit. Akrepët, nga ana tjetër, mendojnë…

Read More

Krahas 78 votave në Parlament të Partisë Socialiste, janë disa deputetë të opozitës parlamentare që deklarojnë votën pro marrëveshjes. Krahas Artur Roshit, Fatjona Dhimitrit, Besnik Troplinit dhe Suzanat Topit, votën pro e deklarojnë edhe deputetët Lefter Maliqi apo Gjetan Gjetani. Maliqi tha pak më parë se janë 11 deputetë të opozitës që japin votën pro, duke kërkuar nga kryeministri Rama që ta votojë marrëveshjen pa ndryshime duke kryer një votim të hapur në Parlament.

Read More

Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj do të sjellin shumë shpejt bashkëpunimin e tyre të dytë, që pritet të kthehet në hit vere. Disa ditë më parë këngëtarët konfirmuan zyrtarisht bashkëpunimin, ndërsa zbuluan edhe datën se kur do ta dëgjojmë këngën. Të premten në orën 14:00, të gjithë sytë dhe veshët në YouTube pasi do të publikohet klipi i ri i këngëtarëve. Xhensila ka zbuluar edhe pamjen e saj në klip, përmes një fotoje profili, që në mundëm ta sigurojmë të plotë. Këngëtarja shfaqet e veshur me një xhaketë të kuqe dhe rroba banjo trup. Në sy bien aksesorët, syzet e…

Read More

Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret ‘bombë’ të skenës shqiptare. Ajo konsiderohet si një nga të parat që doli pa komplekse në skenë, duke zgjedhur veshje nga më seksi, pavarësisht tabuve të kohës. Mirëpo, duket se Gjystja ‘nuk njeh’ moshë, pasi ajo vazhdon të jetë po aq e re sa shumë vite më parë. Sot këngëtarja ka ditëlindjen dhe ka mbushur 43 vite. Nga pamjet e publikuara në Instagram, ajo ka organizuar një festë private. “Është ditëlindja ime”, ka shkruar Vulaj, ndërkohë urimet e shumta nuk kanë munguar.

Read More

Për çudi, edhe në opozitë, të ardhurat kryesore në familje i sigurojnë gratë. Ashtu si Rama dhe Meta, edhe në familjen e Kryetarit të PD Lulzim Basha të ardhurat kryesore në familje i ka bashkëshortja e tij Aurela Basha. Për shkak të lënies së mandateve, si Basha dhe Berisha kanë dhënë deklarime vetëm për periudhën nga 1 janari gjer më 25 shkurt 2019, ku bie në sy që Aurela Basha ka përfituar nga paga si Drejtoreshë Programes në EWCP 6 mijë euro, ndërsa Lulzim Basha si deputet vetëm 2 mln lekë , plus karburant dhe telefon , raporton tirananews.al. Ndërsa…

Read More

Dita e djeshme djali i këngëtarit të njohur shqiptar Sidrit Bejleri, Amad festoi 10-vjetorin e lindjes. Këngëtari i bëri një urim mjaft të veçantë dhe emocionues në rrjetet sociale duke i dedikuar fjalët më të bukura. Sidrit Bejleri i premtoi Amad se do ta dojë gjithmonë, duke i uruar jetë sa më të gjatë. Ai gjithashtu i dha disa këshilla duke i kërkuar që të mos harrojë asnjëherë kush është dhe nga vjen, si edhe rrugën e kthimit në shtëpi. “Amad, Në këtë 10 vjetor të dhurimit tek ne… Mos e harro kurrë që t’du shumë! Shpresoj që të kesh…

Read More

Deputeti Lefter Maliqi është i bindur që kryeministri Rama do të humbë zgjedhjet. Për Maliqin, Rama është i gatshëm që të shesë deputetët e tij vetëm për të bllokuar marrëveshjen. “Ku janë këta deputetë të opozitës së re që ngrihen kundër një marrëveshje. Data 30 korrik është data më e mirë që Shqipëria mund të ketë një parlament, një marrëveshje që vendi të kalojë sa më shpejtë në zgjedhje. Të gjitha kriteret në këtë marrëveshje janë në mbrojtje të votës. Ky njeri me aktrimin e tij në këto dy takime, do ta votojë si Çeço. Sepse është marrëveshja e firmosur…

Read More

Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burgun 313, ka nisur betejën ligjore me drejtësinë. Ky i fundit ndodhej në burg, i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve. Në Durrës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e ka vendosur mosfillim hetimi, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar vendimin. Avokati i Mirjeta Hasanit nëpërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hasani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vendosur mbylljen e çështjes. Avokati mbrojtës tha se do të denoncojë pranë autoriteteve prokurorin e çështjes Afrim Shehu…

Read More

Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin edhe “Dëshmitarë të Jehovait”. Ata shprehen se vajza, e ndjera Anisa më herët u kishte shkuar në dyert e tyre duke u kërkuar që të bëheshin pjesë e këtij sekti fetar. “Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte super zonjë. Vinin kështu që binin letra gjëra, Anisa. Na thoshin ndonjë gjë, por ne nuk i pranonim. Shumë e tmerrshme kjo që ka ndidhur”, thotë një banore. Të tmerruar nga kjo ngjarje banorët…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar foto nga takimet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Meta është takuar në Gjirin e Lalzit me dy mysafirët nga Kosova të cilët me sa duket kanë zgjedhur Durrësin për të pushuar. Kreu i Shtetit i cilëson orë të bukura e frymëzuese orët e kaluara me Thaçin e Pacollin. “Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Presidenti Meta.

Read More