Disa nga deputetët e opozitës së re janë shprehur se ata do të votojnë marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Në një deklaratë për mediat Artur Roshi u shpreh se ai së bashku me disa deputetë do japin votën pro pasi është kusht për hapjen e negociatave. PJESË NGA DEKLARATA Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natytore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe…
Author: tirana
Numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka kërkuar miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ shprehu keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qëndrimin e fortë me fjalët “Forca Shqipëri”, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian. “Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë…
Ashtu si kryeministri Rama, edhe të ardhurat për familjen e presidentit Ilir Meta kanë rezultuar në rritje. Tirananews.al ka mundur të sigurojë të sigurojë dhe deklaratat e pasurisë që kanë bërë pjesëtarët e familjes presidenciale. Ajo që bië në sy është overdrafti që ka marrë Presidenti në bankë gjatë vitit 2019 dhe që e ka likujduar, ndërkohë që si Linda Rama, edhe Monika Kryemadhi duket se është shtylla e shtëpisë sa i takon të ardhurave në familje. Gjatë vitit 2019, Presidenti Meta ka tërhequr nga banka 12 milionë lekë të vjetra, ndërsa ka marrë edhe një overdraft në vlerë 13…
E ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të niset ditën e hënë drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë, mësohet se ditën e sotme ai është takuar me presidentin Meta. Takimi është zhvilluar në Gjirin e Lalzit duke qenë se Thaçi ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar funjavën.
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi duke se po përfiton pak nga fama. Ajo nuk i ka konsideruar fare rregullat e qarkullimit rrugor. Teksa ka qenë në rrugën “Myslym Shyri”, këngëtarja ka ndaluar makinën dhe e ka parkuar në korsinë e biçikletave. Ky denoncim është bërë në redaksinë e GazetaAtdheu, e cila shkruan se këngëtarja ka parkuar në mes të rrugës, duke u treguar totalisht indiferente ndaj rregullave. Në foto shihet mjeti i llojit “Mercedez Benz”, me targa ‘AA844NS’, i cili qëndron skiç në mes të korsisë së biçikletave. Përveçse rregullave që ka shkelur këngëtarja, ka bllokuar totalisht edhe lëvizjen e mjeteve…
Demi Rose është shfaqur në plazh duke marrë rreze dielli ku edhe ka ekspozuar gjoksin e saj seksi. Ajo është e njohur për fotografitë me bikini që poston në rrjetet sociale. Kurse sot ka treguar në InstaStory të Instagramit format e saj superseksi nga plazhi.
Aktorja e njohur Olta Gixhari ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo mbushi 34 vjeç dhe ditën e saj speciale e festoi në Spanjë, ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj. Ajo ndau në Instagram surprizën super romantike që i kishte bërë partneri. Ai i kishte përgatitur aktores një buqetë të bukur me lule, ndërsa krahas saj i kishte lënë një pusullë dashurie. “Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua!”- ishin fjalët e ëmbla të partnerit, të cilat Olta i shoqëroi me shkrimin: “8/7/2020 Te dua shume i shtrenjti im. Ditelindja me speciale e…
Eliane Teresinha Giardini është aktore mjaft e njohur në Brazil, ku ka spikatur me role të shumta, por këtu tek ne, ndoshta do të kujtohet më së shumti si “Nazira“ e zhurmshme dhe tekanjoze e serialit aq të dashur për publikun shqiptar, “ Kloni“. Eliane ka qenë e martuar me aktorin Paulo Betti, me të cilin ka dy vajza: Julianan dhe Marianan. Ajo ka rënë në sy për pamjen e saj, por së fundi na befasoi me faktin që ka arritur ta ruajë kaq mirë, edhe pse po i afrohet të 70-tave!
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Nuk përjashtohet mundësia që ju të vendosni që të ndërprisni lidhjet me persona që i keni ndjerë të largët. Në këtë formë do të ndiheni më qetë. Demi Nuk është e lehtë të mbani nën kontroll emocionet tuaja. Gjatë kësaj periudhe edhe paratë mund të jenë problem. Kështu që bëni mirë që të shmangni shpenzimet e çmendura dhe investimet e nxituara.…
Pas kaq shumë kohësh që publikut i mungonin Sara Hoxha dhe Ledion Liço në praninë e njëri-tjetrit, trashgimtarja e TOP Channel më në fund publikoi një foto të ëmbël të tyren. Sara Hoxha ndau me ndjekësit e saj një foto të rrallë me partnerin, i cili paska ndryshuar sërish look. Duket se Ledioni i është rikthyer pamjes së dikurshme dhe ka zgjatur flokët, siç mund ta shohim në pozën pranë Sarës. Lart e poshtë po përflitet se këtë shtator, drejtimin e “Top Channel ” do ta marrë Ledion Liço, pasi Ben Blushi të lërë vendin e tij. Megjithatë, kjo mbetet…
Ndërpritet seria e vdekjeve prej koronavirusit pas dy javësh me humbje të përditshme njerëzore. 83 persona kanë humbur jetën nga fillimi i muajit mars. Megjithatë mbeten të larta infektimet ditore dhe shtrimet e reja në spital. “Situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë” – tha sot Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Janë kryer…
135 000 të moshuar do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projektligji i qeverisë për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve mbi 75 vjeç, të cilët nuk do të jenë më të detyruar të rinovojnë letërnjoftimin e tyre elektronik, pasi karta e identitetit e tyre në posedim do jetë e vlefshme deri në fundin e jetës. Artemis Dralo, deputete e Partisë Socialiste, nga foltorja e Kuvendit, argumentoi sot rëndësinë e projektligjit për “për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, ku theksoi se është në përputhje me kushtetutën dhe lehtëson jetën e të moshuarve dhe kategorive të tjera përfituese. “Në kohën e duhur dhe…