Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tirana sërish në faqet e “New York Times” për memorialin kushtuar Holokaustit

12:26 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
107551094 2787755274816015 8601916776299937242 n 1 696x465 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Memoriali për viktimat e Holokaustit që u përurua ditën e djeshme në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat me famë botërore. Gjiganti “New York Times” i ka kushtuar një artikull Bashkisë së Tiranës dhe ceremonisë që u zhvillua në nder të viktimave të Holokaustit dhe të shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë.

Në shkrim jepen detaje, ku theksohet se memoriali është vendosur në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë sheshit Nënë Tereza, dhe në të është shkruar një mesazh në tre gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe në gjuhën hebreje.

Në ceremoninë e përurimit të memorialit mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler dhe pasardhës të familjeve që shpëtuan hebrenjtë.

”Shqipëria i ka kushtuar një memorial Holokaustit. Memoriali është vendosur në kryeqytet për të nderuar viktimat dhe shqiptarët që kanë mbrojtur hebrenjtë nga nazistët. Memoriali prej mermeri u vendos në hyrje të Parkut të Liqenit të Tiranës, pranë sheshit nënë Tereza.

Mbishkrimi është bërë në tre gjuhë, anglisht, hebreje dhe shqip – dhe në të shkruhet “shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë”. Nazistët vranë 6 milionë njerëz, por Shqipëria ishte i vetmi vend ku nuk u prekën hebrenjtë, sepse askush nuk i la në baltë. Shqiptarët mbrojtën qindra hebrenj që u larguan nga Gjermania dhe Austria, duke i strehuar në shtëpitë e tyre”, shkruan prestigjiozja “New York Times”.

https://www.nytimes.com/aponline/2020/07/09/world/europe/ap-eu-albania-holocaust-memorial.html?smid=tw-share&fbclid=IwAR2gXoV7-IJxp-9JYWpc4TQ8K7q-jFbhFtVUielOa6l6FuRCbiouHFFkBC0

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.