Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës, ku sipas këtij të fundit “Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.”
Lidhur me këto deklarata të Bashës, Rama shkruan në twitter se nuk e bën dot Bashën kryeministër pasi këtë e vendos populli.
REAGIMI I RAMËS NË TWITTER
Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja😂Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

