Një futbollist 16-vjeçar rus është në gjendje kome pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja ndodhi në Orekhovo-Zuevo, pranë Moskës, teksa Ivan Zaborsky po stërvitej veçmas shokëve pasi luan në rolin e portierit. Ai kishte në qafë një varëse metalike, e cila është goditur nga rrufeja. “Është në gjendje të qëndrueshme, por mjekët e kthyen në koma të induktuar për shkak të shokut të madh të pësuar. Në qafë i ka ngelur shenja e varëses që u godit nga rrufeja. Doktorët thanë se është me shumë fat që shpëtoi”, thotë e dashura e portierit për “Podyem”.
Author: tirana
“Atëherë kemi pasur vetëvrasje për minorenë. Dhe shqetësimi ka qenë atëherë a mund t’i imponohej minorenëve. Duhet moment reflektimi për përmirësimet ligjore, për pjesën e jetës fetare.” Ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla i ftuar në rubrikën “Opinion’’ në News24 ka thënë se ngjarje e vetëflijimit në Kombinat të Tiranës, të Zhaneta Josifit bashkë me dy vajzat është më e rëndë se ngjarjet seri që ndodhën në Shqipëri 15 vite më parë po prej ndikimit nga sektet fetare. Sipas Kullës, ndryshimi është se në 2004- 2005, kishte vetëflijime, por të minorenëve, kurse ndryshimi i ngjarjes në Kombinat është…
Erion Korini pas shumë vitesh mungese i kthehet tregut muzikor . Ai ka sjellë hitin e kësaj vere. Kënga e tij në bashkëpunim me Greis Kozeli titullohet “Verë e largët”. Erioni ka gati 10 vjet që është shkëputur nga muzika dhe ka qëndruar larg vëmendjes së medias. Disa nga hitet e tij kanë qenë “Nuk meriton as të urrehesh, “Kush ka faj”, “Lejla” etj.
Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, bën një rekomandi urgjent me nisjen e transportit pubik pas katër muajsh të mbyllur, për shkak të koronavirusit, Dasho shkruan në ‘Facebook’ se me hapjen e transportit publik personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht këtë shërbimm.
Bora Zemani e ka mbushur profilin e saj në Instagram plot foto me pamjen e re me gërsheta. Po vëmendja shkoi tek kembët e bukuroshes. Një ndjekës e ka akuzuar moderatoren se përdor photoshop, pasi këmba e saj duket tepër e madhe, sikur të jetë numri 47. “Cfarë numri e ke këmbën, 47? Photoshop!”- shkruan ndjekësi, të cilit Bora s’ka vonuar t’i kthejë një përgjigje. Moderatorja sqaron jo vetëm personin në fjalë por edhe këdo që ka të njëjtin dyshim se në fakt këmba duket e tillë për shkak të pozicionit nga është shkrepur. “Kur kamera eshte kend gjere keshtu…
Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë në faqen e tij në Facebook në ka prezantuar një projekt të ri që do të bëhet në qytetin e Vlorës. Postimi i Ramës:
Projekteve të reja të kësaj vere do t’i bashkohet edhe këngëtarja Samanta Karavella, e cila e ka thuajse gati klipin e fundit. Megjithëse nuk ka ende një datë publikimi, Samanta ka zbuluar titullin e këngës së re e cila do të titullohet “N.K.N” dhe nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Mirëpo, dimë me siguri se këngëtarja do të duket super yll në projektin e ri, ku do të shfaqet e veshur me lëkurë gjarpri nga koka tek këmbët. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram me pamjen e videoklipit dhe fansat kanë mbetur me gojë hapur. “N.K.N…
Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, ka mbushur 3-veç. Për partnerin e zemrës Fatma Methasani, organizoi një surpizë të bukur për Alfion, që sigurisht e gëzoi pamasë. Shefi i kuzhinës ka pozuar krahas një posteri ku shkruhej “U deshën 31 vite për t’u dukur kaq mirë“, bashkëngjitur me një varg tollumbacesh. “Familia te ngroh shpirtin dhe te surprizon gjithmone ❤️”- janë fjalët e Alfios krahas fotos së tij ku etiketon Fatmën, duke lënë të kuptohet se ajo ia ka përgatitur këtë surprizë.
Lënia e një vendi pune mund të jetë diçka që veçse jeni përballur me të, e nëse jo mund të përballeni në të ardhmen. Largimi nga puna në çfarëdo rrethane krijon stres. Sidomos, nëse keni ndërtuar një raport të mirë me kolegët dhe udhëheqësit e kompanisë. Pavarësisht mendimeve negative dhe stresit që mund t’ju krijohet, mbani mend që nuk jeni as personi i parë e as i fundit që e keni lënë apo po e lini një vend pune. Mirëpo, para se të vendosni ta lini një vend pune, duhet t’i keni parasysh disa gjëra. Mos u tregoni kolegëve për…
Aplikacioni më i përdorur aktualisht i mesazheve, Whatsapp, shumë shpejt do të ketë gati ndryshimet e reja për 2 miliardë përdorues. Kompania në pronësi të Facebook ka zbuluar së fundi se përdoruesit mund të shtojnë disa risi në këtë aplikacion në telefonat e tyre – Kontakte të reja në Whatsapp përmes QR code. – Mund të përdorni modalitetin ‘dark’ për versionin në desktop. – Whatsapp është fokusuar kryesisht në përmirësimin e shërbimit të videocall-ve. Duke u nisur nga situata e pandemisë së koronavirusit, ku bisedat online në grup po kryheshin më shumë në aplikacionin Zoom, Whatsapp do të ketë ndryshim…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Kjo e martë do të reflektojë ndonjë problem të vogël në dashuri, ku do të reflektoni lidhur me raportin tuaj. Kjo gjë vlen sidomos me ata që kanë të bëjnë me të lindurit e shenjës së gaforres dhe binjakëve. Ndoshta po mendoni se dashuria, merr shumë nga koha juaj. Në punë ka shumë tensione që kërkojnë zgjidhje. Demi Në dashuri do…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 144 pacientë me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. “Në Klinikën Infektive janë 111 raste, 55 prej të cilëve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Në Mjekësinë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitiv”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e…