Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do të siguroje një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake. Izraeli ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh. Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesit, ndërsa imazhet e para të tij priten pas rreth një jave.
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë. Sipas informacioneve bëhet me dije se një djalë i ri është përplasur nga një urban në afërsi të sheshit “Skënderbej”. Mësohet se i riu ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe është përplasur në kryqëzim nga urbani, që mosohet se ka kaluar me semafor të kuq. Urbani me targa “AA 829 YG” nuk ka resektuar rregullat e qarkullimit, dhe shpejtësia e tij ka qenë e madhe dhe përplasja ishte shumë e fortë, pasi e ka hedhur të riun.
Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar farmacistja Erjona Xhaferraj. Erjona prej vitesh jeton në Kanada dhe së fundmi është nominuar për çmimin “Global Woman Award”. Mirëpo, ajo tregoi se është predikuese e fesë myslimane dhe veshur mbanë gjatë gjithë kohës shami. Pikërisht ky aksesor është bërë shkak që ajo të paragjykohet së tepërmi kur ka pas jetuar në Shqipëri, një paragjykim ky që në Kanada sipas Erjonës nuk ekziston. Farmacistja kujtoi se kur shkonte të aplikonte për vende pune në Shqipëri, që në momentin e parë e kuptonte që nuk do ta fitonte atë vend pune, pasi…
Mjeku Skënder Brataj ka reaguar me tone të ashpra kundër atyre njerëzve që hiqen si ‘gjithollogë’ dhe besojnë se dinë gjithçka dhe hedhin lart e poshtë nëpër komente e deklarata teori konspirative që virusi nuk ekziston dhe se viktimat prej tij janë të sajuara. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar me tone të ashpra kundër atyre që tha se hiqen si “gjithollogë” dhe besojnë se dinë gjithçka duke hedhur lart e poshtë nëpër komente e deklarata apo teori konspirative që virusi nuk ekziston dhe se viktimat prej tij janë të sajuara. Brataj i cilëson ata “fals” dhe “pa…
Zhaneta Josifi, bashkë me të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar, ndërmorën aktin e rëndë të vetëflijimit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa ishin praktikante të një sekti fetar. Në banesën e tyre, ku u dergj e vdekur prej 15 muaj Anisa, janë gjetur objekte me natyrë fetare, e përkatësisht, tekste të shkëputura nga Dhjata e Re. “Jezusi ta di emrin”, shkruhet në një prej sendeve, të publikuara nga “Top Channel”, ndërsa në tjetrin teksti është më i gjatë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time, dhe i beson…
Vogëlushi, Alvin Berisha i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri, tashmë ndodhet në Shqipëri me babain e tij për disa ditë pushime. Babai i tij, Afrim Berisha ka ndarë disa foto në rrjetin social “Instagram” pranë Portit të Durrësit, por edhe nga ditët e pushimeve. Alvin është duke pushuar në plazhin e Qerretit, ku po e kalon kohën me lodrat e tij të preferuara. Vogëlushi tashmë është transformuar dhe ditët e vështira për të kanë marrë fund. Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Ai mbeti i plagosur gjatë një…
Disa muaj hetime nga ana e shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë zbuluan një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës. Për këtë gjykata e Kavajës ka pezulluar nga detyra 5 punonjës të burgjeve , mes tyre edhe ish-drejtorin dhe shefin e policisë, të cilët kanë abuzuar me detyrën duke cënuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozinës. Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.
Origjina e koronavirusit mund të mos jetë nga tregu i kafshëve të egra në Wuhan. Dyshimet i hedhin shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët po mbështesin gjithnjë e më shumë idenë se COVID-19 mund të ketë qenë i pranishëm në planetin tonë prej shumë vitesh, por jo aktiv. Profesori Tom Xheferson, pjesë e këtij ekipi shkencëtarësh, në një intervistë për shtypin britanik thotë se hipoteza bazohet tek zbulimet më të fundit në Itali, Spanjë e Brazil, ku konstatohet prania e virusit që vjeshtën e vitit të kaluar në tubacionet e ujërave të zeza. Ndërsa periudha kur autoritetet kineze zbuluan…
Studiuesi Auron Tare ka publikuar një shkrim, ku sipas tij, jepen fakte që dy ikona të letërsisë shqipe, Martin Camaj dhe Mikel Koliqi kanë qenë agjentë të shërbimeve të huaja. Në studimin e tij, Tare pretendon se “dokumentacioni origjinal i arkivave vërteton katërcipërisht se Koliqi dhe Camaj ishin për një kohë të gjate në shërbim të inteligjencës së huaj. Marrëdhëniet e tyre të komplikuara me shërbimet sekrete italiane, amerikane, gjermane, UDB-s”. Pas këtij shkrimi, akademiku Ardian Ndreca ka reaguar ashpër për sulmet ndaj njerëzve të artit. Ndreca e cilëson shkrimin e Tares si një sulm të njëjtë me ato që…
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur për hapjen e PD duke zbuluar edhe disa biseda personale me kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me këtë proces. I ftuar në rubrikën “Opinion”, Mustafaj shprehet se prirja e kreut të PD, është të hapë garën për deputetë, por jo që të larguarve t’u bëjë dhurata si vende në parlament apo poste në qeveri. Ai shton se cilido i larguar, që pas ikjes nga PD ka shkuar në parti tjetër apo ka krijuar parti të re është i ftuar të garojë në PD, duke fituar besimin e demokratëve dhe jo duke kandiduar…
Dashi: Këtë javë do t’ju ecë mbarë në sferën e ndjenjave. Venusi do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj, kurse për beqarët parashikohen takime të reja, sidomos në fundjavë, sepse dhe Hënën do ta keni aleate. Në aspektin profesional do të keni zvarritje të punëve, për shkak se Jupiteri dhe Mërkuri do të jenë në pozicion të pafavorshëm. Kurse Marsi në shenjë do t’ju dhurojë shumë energji. Demi: Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni të nervozuar. Në krye të javës Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe me raste mund të humbisni durimin. Por, duke filluar…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e maxhorancës dhe zyrtarët lokalë që sipas tij nuk respektojnë rregullat kundër COVID-19. Berisha ka publikuar disa fotot të deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij janë mbledhur sëbashku “gju më gju”, për të festuar. Ndërkohë që sipas Berishës, Bashkia e Korçës ka organizuar me fëmijët një “Covid party”. Ish-kryeministri ka theksuar se qëndrimet të tilla duhet të dënohen, ndërkohë që i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga sjellja e rrezikshme .