Author: tirana

Javën e ardhshme pritet një rënie e rasteve me Covid-19. Kjo u pohua nga Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë. “Ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, besoj se javën e ardhshme do të ketë një rënie të rasteve, pasi kjo kërkon pak kohë për t’u reflektuar te shifrat”, tha Rakacolli. Sipas saj, imuniteti i tufës nuk mund të arrihet dhe këtë po e tregojnë shifrat në Spanjë dhe Suedi, ku numri i të prekurve ka qenë i lartë. “Mendoj se zgjidhja do të jetë vaksina, ose në të kundërt ky virus do të bëjë ciklin e tij, ashtu sikundër edhe viruset e…

Read More

Një shofer autobusi në jug të Francës ka mbetur në koma pasi u sulmua rëndë nga pasagjerët që refuzonin të mbanin maska fytyre. Shoferi 50-vjeçar i qytetit të Bayonne refuzoi të lejonte në mjet disa pasagjerë, të cilët nuk kishin as bileta e as maska fytyre, por u sulmua ashpër prej tyre dhe pësoi goditje të rënda në kokë. Pesë persona janë arrestuar për rastin e rëndë. Burime të sindikatës së autobusëve thanë se shoferi kishte tentuar gjithashtu të ndalonte grupin e të rinjve të fusnin në autobus qenin e tyre. Kryebashkiaku i Bayonne dënoi atë që quante “akt barbar”,…

Read More

Nga Astrit Patozi “Njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numurojnë vendosin gjithçka”. Kjo është një shprehje e vjetër që i mëvishet ta ketë thënë Stalini, e cila shpjegon qartë konceptin për zgjedhjet të njërit prej diktatorëve më gjakatarë të historisë së njerëzimit. Edhe pse kohët, rrethanat dhe personazhet mund të mos kenë asnjë ngjashmëri, pak a shumë të njëjtën gjë duket se mendojnë sot ata, që nënshkruan dakordësimin e Këshillit Politik për ruajtjen e statuskuosë në zgjedhjet tona. Sepse thelbi i marrëveshjes famëkeqe Rama-Basha ishte që çunat problematikë të tre partive recidiviste në vjedhje votash t’i mbanin…

Read More

Dy ditë më parë doli lajmi se në qeverinë “Rama” priten të ndodhin ndryshime që do të përfshijnë 4 ministra, nga të cilët dy prej tyre u aluduan se ishin Gent Cakaj dhe Besa Shahini. Ministrat kosovarë do të riktheheshin në Kosovë ku do t’i bashkoheshin formacionit politik të PDK-së. Një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga zyra e shtypit të ministrit Cakaj e cila pohon se ministri është në detyrë dhe i fokusuar në realizimin e suksesshëm të detyrave të caktuara gjatë këtij mandati “Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe…

Read More

Kanë kaluar pak ditë që kur Dhurata Dora publikoi këngë e re të titulluar “Ferrari”, që po bën namin në You Tube dhe deri tani numëron 5 milionë klikime. Mirëpo, duket se këngëtarja paska në plan edhe realizimin e një super dueti me Sabri Fejzullahun dhe këtë na e zbuloi ky i fundit. Në fakt zërat për një duet mes dyshes kanë vite që qakullojnë, por si duket ka ardhur koha që planet të konkretizohen. I ftuar në “Prive” këngëtari i madh shqiptar ka thënë se gëzon respekt të madh për Dhuratën dhe se nuk e kanë harruar duetin mes…

Read More

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur te zona e Brrylit në kryeqytet. “Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm dëme materiale” njoftoi policia. Shërbimi zjarrfikës i mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në mjet.

Read More

Kukësi nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion, pasi sot ia doli të marrë një fitore më se të merituar 2-1 në sfidën direkte përballë Tiranës kryesuese në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke ngushtuar në 6 pikë diferencën nga kreu. Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe më herët, trajneri Orges Shehi nuk kurseu asnjë prej futbollistëve të tij në ndeshjen e sotme, me përjashtim të Shkurtajt, Teqjas dhe Obanor, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa rikuperoi në kohë sulmuesi Godberg Cooper. Kukësi fiton kështu përballjen e tretë nga 4 gjithsej me Tiranën këtë sezon, duke qenë se vetëm…

Read More

Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë proçesin e kandidaturave për deputet në bazë nuk janë as më shumë e as më pak se një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha. Në listën e të deleguarve në zonat kryesore vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në…

Read More

Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin sot në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës. Ato kanë dalë bashkë me 5 anëtarë të bordit të anijes, për të treguar bashkëpunimin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Xhaçka ka shkruar krahas fotos se postuar në Facebook me amabsadoren Kim, “Krah për krah!” bashkë me dy flamurët e shteteve. Ndërsa ambasada amerikane thotë se SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë si aleate e NATO-s, dhe përkushtimi ndajAleancës mbetet përparësi kryesore për qeveritë e të dyja vendeve. STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE 🇦🇱️ |…

Read More

Deputeti, Alket Hyseni deklaron se Partia Socialiste nuk ndihet e kërcënuar për çështjen e koalicioneve, pasi sipas tij është fituese dhe me koalicione. Hyseni thotë se dëshmi për këtë gjë janë sondazhet që janë bërë. “Nuk është se ka qenë pjesë e marrëveshjes çështja e koalicioneve. Opozita mund të ngre 100 pretekste duke thënë që nuk është dakord, edhe kur ne të miratojmë ligje të ndryshme. Unë mendoj që këto janë frikë nga zgjedhjet e ardhshme. Do ta ftoja opozitën, ashtu që ashtu siç pretendon që kemi mbështetjen e shqiptarëve, të shkojë ta provojë në prill, ose në fillim të…

Read More