Author: tirana

Reperi i njohur Gjiko (Asdren Gjikolli) është gjobitur me 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Nga mediat kosovare është mësuar se lajmi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila ka marrë vendimin për Gjikon dhe mikun e tij Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante arme pa leje. Ata duhet të paguajnë në një afat prej 30 ditëve shumën e caktuar, në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg. Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit “Univers” në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë…

Read More

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “një numër i konsiderueshëm i shkollave të dëmtuara nga tërmeti hapin dyert në 26 nëntor me standarde e kushte të reja që u kanë munguar në vite”. Rama tha se “të gjitha shkollat e rrënuara në zonën jashtë Tiranës kanë filluar të rindërtohen”. “Së shpejti fillon rindërtimi edhe brenda bashkisë së Tiranës dhe një numër i konsiderueshëm i shkollave hapin dyert në 26 nëntor me komplet standarde e kushte të reja që u kanë munguar në vite dhe do t’u mungonin edhe më shumë vite të tjera në rast se tërmeti nuk do të…

Read More

Policia e Shtetit vë në dispozicion shumën 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit Talo Çela, i shpallur në për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë të shpallur në kërkim, Policia e Shtetit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe rezultativ bashkëpunimin me qytetarët, kërkon sërish bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të lokalizuar vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar, shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Për këdo që do të japë…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin e dytë me përfaqësues të opozitës parlamentare. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit. Opozita parlamentare ka parashtruar tre kërkesa; hapjen e listave, vendosjen e pragut 5% dhe ndalimin e koalicioneve. Përfaqësuesi socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri paralajmëroi pak ditë më parë se për të votuar draftin e 5 qershorit “Nëse nuk gjejmë votat, mund të bëjmë kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave” tha ai. Ky është takimi i dytë i kryeministri Edi Rama me përfaqësues të opozitës parlamentare.

Read More

Një 65-vjeçar është shpëtuar nga mbytja, pasi rrezikoi jetën teksa lahej në Liqenin Artificial në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi me inicialet Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qëne duke u larë, ka rrezikuar te mbytej. Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Trajneri portugez i futbollit, Jose Murinjo mbrëmë festoi fitoren e 200-të, pasi udhëhoqi Totenhamin në triumfin ndaj Evertonit (1:0) në ndeshjen e javës së 33-të të Premier Ligës dhe kjo për Murinjon ishte një arritje e madhe në ligën elitë të futbollit anglez. Vetëm trajneri tjetër, britaniku Aleks Ferguson kishte arritur 200 fitore në Premier Ligë. Portugezi ka qenë trajner edhe i Chelsea dhe i Manchester United.

Read More

“Situata përsa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në takimin e zhvilluar sot me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD. Basha tha se “numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetëra ankesa vijnë nga familjarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit. Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të…

Read More

“Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë dhe do të vijojmë forcimin e kapaciteteve”.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, tha se do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend. “Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit,…

Read More

Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira. Kosi Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten. Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë. Bananet Ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me kripë rrit tensionin e gjakut. Bananet janë ushqimi ideal për të parandaluar një gjë të…

Read More

Disa nga shenjat horoskopit me sa duket janë ngatërrestarë dhe e kanë mendjen vetëm për telashe.  Më poshtë do t’ju njohim me pesë shenjat mistrece të horoskopit, që nuk lënë vend pa futur hundët. Disa prej tyre arrijnë që në fund t’ia dalin, duke dalë “të larë”. Po ti, a je një prej tyre? Virgjëresha Virgjëresha është një shenjë që nuk e ka problem ta thotë mendimin e saj, por sikur të kishte pak më shumë takt, mirë do ishte. Janë pak arrogantë dhe mënyra se si shprehen mund t’ju bëjë të ndiheni keq. Pershorja Peshorja karakterizohet nga sharmi, por…

Read More

Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës. ” Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare,…

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Sebastjan Malin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Malin i dyshuar si bashkëpunëtor i Viktor Markut. Viktor Marku, Sebastjan Mali, Adjola Lakra dhe Gjekson (Petrit) Pusi janë arrestuar nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.

Read More