Author: tirana

Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri, e cilësoi shpërthimin e rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, vazhdim i valës së parë të pandemisë. Ai u shpreh se pritej një rritje e rasteve, pas lehtësimit të masave, por në shifra më të ulëta. Simaku theksoi se mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik janë thelbësore në betejën kundër Covid-19. Ndalur tek numri i testimeve, epidemiologu u shpreh nuk është kjo thembra e Akilit në mes të kësaj pandemie, por respektimi i masave dhe ndërgjegjësimi i popullatës. Featured image…

Read More

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në facebook radhët në zyrat vendore të Arsimit. “Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.” -shkruan Vokshi në posimin e saj. https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10158637000524429&id=559294428 Postimi i plotë: Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë. Dështim total…

Read More

Ndarja e Belen Rodirguez dhe Stefano De Martino-s pak muaj pas ribashkimit të bujshëm është një nga temat më të përfolura në mediat rozë italiane. Këto të fundit flasin për një lidhje dashurie mes Stefano De Martino dhe moderatores Alessia Marcuzzi. KJo ka qenë dhe arsyeja pse balerini i njohur Italian dhe Belen i dhanë sërish fund lidhjes. Lajmi bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe filloi të aludohej aq shumë, saqë De Martino reagoi në Instagram, duke i quajtur të gjitha si “lajme të rreme”. Balerini qartësoi se nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë çështje dhe…

Read More

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, teksa po flitej për këngët të ashtuquajtura moderne, e me përmbajtje banale në tekst, muzikanti Robert Berisha tha se këto këngëtarë paguhen deri në 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback. Ndërkohë më tej shtoi se ky këngëtar do të ketë 2 mijë persona që dëshirojnë ta ndjekin. Sakaq, Roberti sugjeroi që në YouTube, publikimi i këtyre këngëve të ndërpritet, sepse ato ndiqen nga shumë të mitur.

Read More

Nëse e keni ndier veten nën presion gjatë këtyre javëve që kanë kaluar, nuk është çudi: tre planete janë vendosur në prapavijë. Por dje, 6 korrik, Hëna e re do të takohet me Diellin në shenjën e Binjakëve duke dhënë kështu Hënën e re të këtij muaji – dhe kjo është një lehtësim për të gjitha shenjat: “Kjo Hënë e re do t’u japë më shumë hapësirë dhe dritë të gjitha shenjave të Zodiakut, është një frymëmarrje dhe ajër…” – thotë astrologia Narayana Montúfar. Hëna e re, shpeshherë sinjalizon fillime të reja, duke i dhënë jetës suaj një rifreskim. Sinqerisht,…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha ka folur lidhur me vetëflijimin në Kombinat, ku tha se Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar në familje, do të përballet sërish me Prokurorinë. Hoxha tha se Blerta nuk tregon detaje në lidhje me sektin që i ka orientuar drejt kësaj ngjarjeje që u kthye në horror. Më tej, gazetarja shtoi se Blerta tregon se si u angazhuan në Kishën Ungjillore, në “Dëshmitarët e Jehovait”, por stepet dhe shmanget kur bëhet fjalë për të treguar emrin e sektit që i përkushtoheshin. “Vajza do të përballet sërish me Prokrurorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat…

Read More

Brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë. Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër. Hetuesit gjithashtu po analizojnë blloqet dhe librat të cilat policia i gjeti në banesën e tyre mbrëmjen e së enjtes. Po çfarë lexonte Zhaneta Josifi me vajzat? “Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës…

Read More

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar marrjen peng të Kryetarit të Bashkisë së Vorës. Kryebashkiaku në detyrë Hekuran Brahimai është marrë peng, sipas denoncimit të një polici, nga Alfons Gjoka, personazh i njohur i botës së krimit. Brahimaj mori detyrën pasi largimit të Kajmakut. Berisha tha se policia e mban ngjarjen të fshehtë.

Read More

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, tha se koronavirusi është një ndër “sëmundjet më të tmerrshme që kam parë gjatë gjithë viteve të mia të punës”. E ftuar në emisionin “Open”, Najada Çomo u shpreh se nuk ka menduar kurrë se COVID-19 po largohej nga Shqipëria, ndërsa tha se qytetarët duhet ët ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. n “Tre muajt e izolimit kanë qenë muaj intensivë punë dhe unë asnjëherë nuk kam menduar se po ikte COVID nga Shqipëria. Kur je brenda e kupton që nuk mund të jesh kaq optimiste. Unë jam pro hapjes dhe si anëtare e…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se dakordësimi i marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, ndodhi vetëm falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila u tregua e fortë dhe iu imponua si mazhorancës dhe opozitës në disa çështje. “Pati një dakordësi e cila u mundësua, se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ. Vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe ka qenë mjaft e fortë dhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe…

Read More

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli thotë se shtimi i rasteve është rezultat i mosrespektimit të rregullave Anti-COVID. Ajo u shpreh se pishinat nuk janë të lejuara të hapen në këtë kohë pandemie. “Në këtë situatë me rëndësi është ndërgjegjësimi. Përderisa është dhënë në udhëzim i mbështetur në shifra epidemiologjike ky urdhër duhet të zbatohet. Duhet të shtohen akoma edhe më shumë kontrolle edhe pse vazhdojnë të bëhen. Nuk mund ta bazojmë ndalimin e pandemisë dhe pakësimin e rasteve vetëm tek policia. Të gjithë në ne duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Rakacolli. E pyetur nëse pishinat duhet apo jo të hapen,-…

Read More

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka folur edhe mbi aspiratat e tij për politikë. “A do e shikojmë ndonjëherë Stresin në krah të Edi Ramës?”, pyeti Bieta Sulo. Ndërsa Stresi u përgjigj se në mënyrë absolute jo, duke e krahasuar veten me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kur tha që sikurse dhe Albini, ai nuk i shkel idealet e parimet.

Read More