Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

COVID-19/ Basha takim me mjekë e specialistë: Situata ka dalë jashtë kontrollit

14:24 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
107733090 3304565356261289 4186756378112219124 o 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Situata përsa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në takimin e zhvilluar sot me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD.

Basha tha se “numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetëra ankesa vijnë nga familjarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit. Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike”.

“Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe Qendrat Shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo. Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve”, theksoi Basha.

“Kemi që në mars që presim përgjigje për këto pyetje: Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre? Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit”. A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira? A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese? Sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar, identifikuar sa më parë dhe izoluar të infektuarit. Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, ndërsa duhet të kishte marrë masa për aktivizimin e një rrjeti të gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike. Në kushtet e përkeqësimit të situatës nga COVID-19, Shqipëria është pa plan dhe pa masa për pajisjen e popullsisë me maska gratis ose me çmime të përballueshme”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.